Fatos Rudha, piktor-grimior i filmit të kinostudios!

0
389

Fatos Rudha
Piktor, grimior dhe operator.

Lindi ne Tirane me 17 tetor 1953. Kreu shkollen e mesme ne Liceun Artistik “Jordan Misja” per pikture.
Nga viti 1976-1991 punoi si piktor-grimior ne Kinostudion “Shqiperia e re”.

Realizoi ne menyre te pavarur ose si bashkeautor grimin e rreth 20 filmave artistik nder te cilet mund te permendim: “Zonja nga qyteti” – 1976, “Yje mbi drin” – 1978, “Nje nate pa drite” – 1981, “Shoket” – 1982, “Dora e ngrohte” – 1983, “Gracka” – 1983, “Asgje nuk harrohet” – 1985, “Pranvere e hidhur” – 1985, “Guri i beses” – 1986, “Perralle nga e kaluara” – 1987, “Tre vete kapercejne malin “ – 1988, “Shpella e pirateve” – 1990 dhe te tjere.
Me vone kaloi prane televizionit shqiptar duke realizuar grimin e disa filmave dhe teledramave si : “Prinder te vegjel” – 1992, “Gjuetia e fundit” – 1992, “Pak fresk sonte” etj.

Ne vitet 1994-1995 kaloi si operator i televizionit ku realizoi disa filma dokumentar si “Poeti dhe inkuizicioni”; “Dritat e qytetit”; “Komb , fe, atdhe”; “Nje piktor ne New York”; “Gezime ne diaspore” etj.
Ne vitin 1997 kaloi si operator ne stacionin provat televiziv TV Alba ku vazhdoi te punoi gjate. Eshte operatori i opare shqiptar qe ka xhiruar nje objekt te paidentifikuar ne hapsire (UFO).

Ai eshte marre edhe me pikture duke u aktivizuar ne disa ekspozita te piktures.
__________
Kinematografia Shqiptare 2013-2021
Referenca: Encklopedia e Kinematografise Shqiptare / A. Hoxha / Toena 2002 / f. 346

Follow us :
Blog: https://albaniancinematography.blogspot.com/
Vimeo: Kinematografia Shqiptare (vimeo.com)
Facebook: https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare
Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti
YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCDRYQ5xCyGkfELm3mX8Rhtw

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here