Fehmi Oshafi (1934 – 2020) | Regjisorët e mëdhenj shqiptarë!

0
2182

Fehmi Oshafi (1934-2020)
Regjisor i filmit shqiptar!

Lindi në Tiranë më 28 Shtator 1934.
Filloi të punojë në kinematografi si asistent i regjisorëve veteranë Hakani dhe Dhamo, në filmat e tyre Toka jonë, (1964) ; Vitet e para, (1965); Oshëtimë në bregdet, (1967); Gjurma, (1970).

Në vitin 1968 realizoi vetë spektaklin Estrada në ekran, i cili u xhirua nga Kinostudio në formën e një filmi artistik. Prej suksesit që pati ky film, iu besua më vonë, në vitin 1972, regjia për kinokomedinë aq të dashur Kapedani, të cilin e realizoi së bashku me regjisorin Muharrem Fejzo.

Ky film shënon lindjen e kinokomedisë në kinematografinë shqiptare e që u pasua më vonë me kinokomedi të tjera po aq të dashura nga regjisori Hoshafi: Ëndërr për një karrige, (1984) dhe Zëvendësi i grave, (1987).

Në periudhën 1976 – 1990 realizon edhe filma të tjerë artistikë dhe dokumentarë, ndër të cilët, filmi Shoku ynë Tili nderohet me çmim në Festivalin Ndërkombëtar për Fëmijë e të Rinj, Giffoni, në Salerno, Itali.

Ndahet nga jeta me 14 janar 2020

FILMOGRAFIA
1967: Estrada në ekran
1972: Kapedani
1976: Thirrja
1980: Dëshmorët e monumenteve
1981: Shoku ynë Tili
1983: Dritat e qytezes
1984: Endërr për një karrigë
1985: Melodi e pandërprerë
1987: Zëvendësi i grave
1987: Në emër të lirisë
1989: Pas takimit të fundit.


___________________________________________
Referenca: “Enciklopedia, Teatri & Kinematografia Shqiptare” Tirane / Toena, 2009 / J. Papagjoni.

Kinematografia Shqiptare ne aktivitet qe ne vitin 2013

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here