Ferdinand Radi (1942 – 2004) | Përkujtimore!

0
4252

Ferdinand Radi (1942-2004)
Aktor i teatrit dhe kinematografise. Dramaturg e sportist.

Lindi ne Durres me 29 gusht 1942, në një familje intelektuale. Ai ishte nipi i Vinçens Prenushit nga nëna, e i Lazër Radit nga babai. Në vitin 1945, me çlirimin e vendit, familja vendoset në Tiranë. Në vitet e shkollës shquhej për humorin e tij të hollë. Ishte i shkathët, i fuqishëm dhe merrej edhe me sport.
Fillimet e veta Radi i ka në sportin e futbollit, ku nga viti 1958 deri në vitin 1962 luajti me ekipin e parë të Dinamos, derisa mbaroi shkollën e mesme, por që në një moment iu desh të zgjidhte midis sportit dhe artit.

Vendosi për këtë të fundit. Dhe për këtë ndikoi njohja me Kujtim Spahivoglin, njohje nga e cila do të kushtëzohej më pas vetë jeta e Ferdinand Radit. Spahivogli u bë shoku dhe miku i tij më i ngushtë, i cili ndikoi drejtpërdrejt në formimin e tij artistik. Në vitin 1965, krahas punës në uzinën “Partizani”, Radi fillon edhe aktivitetin e tij artistik me amatorët e kësaj uzine.

Aktivizohet me Levizjen Amatore Teatrore ne Tirane. Ne vitin 1968 mbaron kursin e rregjizures nen drejtimin e pedagogeve Pandi Stillu dhe Pirro Mani. Ne vitin 1970 ndjek nje kurs pasuniversitar per rregjizure nen drejtimin e Kujtim Spahivoglit. Me dënimin e Kujtim Spahivoglit në 1974-ën, kur Ferdinand Radit iu hap një plagë e madhe në shpirt, mori fund edhe ëndrra e tij për t’u bërë aktor profesionist. Shto këtu edhe vështirësi të tjera politike të familjes, Radi nuk arriti të bëhej i tillë.

Gjithsesi ne vitin 1972 fillon pune si profesioniste me Teatrin e te rinjve prane Insitutit te Larte te Arteve. Luan ketu disa role por spikat ne ate te nje punetori te uzines , Tak Faku ne dramen “Nje shok i klases sone” te Kujtim Spahivoglit. Ne vitin 1973 iu ndalua pjesemarrja ne Teatrin Kombetar, vetem ne vitin 1991 ai pranohet si aktor profesioniste me kete trupe.

Ne skenen e TK-se ka interpretuar kryesisht role te dyta dhe episodike, duke synuar krijimin e karaktereve komike, njerez te vrazhde, shpotites, tuhafe ose ato me vese, si ne shfaqjet: “Vizita e dames plake”; “Kush vjedh nje kembe ka fat ne dashuri”; Magjia e madhe”; “Monserati”;

Rolet e tija me te mira ne teater jane : Zeneli tek “Pas dy vjeteve”; Petriti “Shoket”; Gangsteri “Vizita e zonjes Plake”; Etjopasi tek “Ezopi Dhelpra dhe rrushte ”; Raklifi ne “Rikardi i III-te”; Varremihesi “Bregu i pikellimit”; Kokeqethuri ne “Ishulli i cmendur”. Njekohesisht Ferdinand Radi ka shkruar dhe ka vene ne skene ne Teatrin Kombetar edhe komedite “8 persona plus ne vitin 1995 dhe “Inspektori” 1999.

Ka nje aktivitet te konsiderueshem edhe ne kinematografi me rreth 13 filma ku mund te permendim Boti ne “Ilegalet” (1976); Zano tek “I Treti “ (1978); kapter Mevlani ne “Historiani dhe kameleoni” (1989) film me te cilin fitoj edhe Kupen e Festivalit; kapiteni ne “Sketerre `43” (1980); qehajai ne “Balada e Kurbinit” (1990).

Ferdinand Radi ishte nje aktor me te llena te shkelqyera ne gjinine e komedise, trup madh, e folur e vrazhde, mimike shprehese. Ai u dallua ne interpretim per vertetesi, edhe ne rastet e ekzagjerimit te veprimit apo te karikaturizmit te personazheve. Ishte nje hulumtues i ngjarjeve gazmore nga jeta e artisteve, ne formen e anekdotave me te cilin pati shkruar edhe nje liber te posacem per kete teme ne v. 2003.
U nda nga jeta me 11 shkurt 2004.

 

Role te tjere ne Teater:
Vjeshtë me stuhi (Kurti)
I pesti u zu i gjallë (Gjeloshi)
Pranvera që sëvonoi (Burri i heshtur)
Prefekti (Xhandari)
Pas dy vjetësh (Zeneli)
Kur po lindte qyteti (Njaziu)
Një shok i klasës sonë (Tak Faku)
Banja (Vjellosupekti)
Shumë zhurmë për asgjë (Bogrer)

Role te tjere në filmografi
1969: Njësiti guerril
1971: Kur zbardhi një ditë
1972: Ndergjegja
1974: Shtigje lufte
1975: Rrugicat që kërkonin diell
1977: Shembja e idhujve
1978: I treti
1980: Skëterrë 43
1980: Dëshmorët e monumenteve
1984: Fushë e blertë fushë e kuqe
1984: Asgjë nuk harrohet
1986: Kur ndahesh nga shokët
1987: Përsëri pranverë
1989: Historiani dhe kameleoni
1990: Kush është vrasësi
1990: Balada e Kurbinit
1991: Vdekja e kalit
1994: Pak freskët sonte
1997: Nata

___________________________
Publikuar per here te pare ne faqen “Kinematografia Shqiptare” ne Facebook” qe ne Gusht 2016. “Enciklopedia, Teatri dhe Kinematografia Shqiptare” – Toena 2009 / f. 382. Libri : “60 vjet Teatri Kombetar 1945-2005” – Shtepia Botuese 55 / f. 122 / Si Wikipedia dhe lajme te ndryshme nga gazeta shqiptare online.

Follow us:
Blog: https://albaniancinematography.blogspot.com/
Vimeo: Kinematografia Shqiptare (vimeo.com)
Facebook: https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare
Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti
YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCDRYQ5xCyGkfELm3mX8Rhtw

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here