FERIAL ALIBALI (MEÇULE) 1933 – 2011 | YJE TË “HUMBUR” TË SKENËS SHQIPTARE!

0
1526

Ferial Alibali – Meçule (1933 – 2011), aktore e Teatrit “Aleksander Moisiu” – Durres dhe atij Popullor (Kombetar).

VINI RE: Aktorja lindi ne Lushnje ne vitin 1933 dhe, simbas librit te kritikut prof. Josif Papagjoni tek “Enciklopedia, Teatri dhe Kinematografia Shqiptare, data eshte 10 janar qe po e marrim si te sakte. Ne librin tjeter “60 vjet Teatri Kombetar” te z. Flori Slatina, citohet ne f. 64 si 10 qershor (?). Nderkohe ne librin e kritikut tjeter z. Abaz Hoxha ne “Enciklopedia e Kinematografise Shqiptare” as qe nuk permendet fare. Pra kjo eshte situata aktuale kautike dhe informacioni rreth disa aktoreve.

Ferial Alibali eshte njera nga ato aktore te cilat “kane humbur” dhe jane harruar arkivave te Institucioneve  perkatese. Arsyen e dine drejtuesit e djeshem dhe te sotem. Nje mungese informacioni vihet re tek keto aktore qe u censuruan ne sistemin komunist per “njollen ne biografi” dhe per cudi vazhdojne te mbeten te tille edhe ne kete sistem qeverises te llojit osman qe eshte aplikuar ne Shqiperi mbas 90-tes, dhe qe i eshte shitur shqiptareve si demokraci, me te drejtat e lirise, fjales…….!

Ne vitin 1952 Ferial Alibali kryen liceun artistik, “Jordan Misja” ne Tirane ne degen e aktrimit me profesor Lazer Filipin, Kadri Roshin e Zina Andrin. Menjehere mbas mbarimit te studimeve fillon punen si aktore ne Teatrin “A. Z. Cajupi” te Korces.

Ne shfaqjen “Familja e peshkatarit” me kolegun Roland Trebicka

Ne vitin 1953, do te kaloje me trupen e Teatrit te Durresit, “A. Moisiu”. Me kete trupe ajo do te interpretoje edhe rolin e nje protagonisteje , ne shfaqjen “Vajza nga fshati” te Fatmir Gjates, e cila bie ne sy dhe pritet shkleqyeshem nga spektatori i kohes. Nje rol tjeter i suksesshem i Ferialit ishte edhe ai ne opereten “Era e lire” te Dunajevskit ne vitin 1954, ku shperfaqi pervec cilesive te sprovuara si aktore edhe ato veti si kercimtare dhe kengetare. Nje vit me vone , 1955 emerohet aktore e Teatrit Popullor, ku e vazhdoj aktivitetin e saj deri ne vitin 1976. Kete vit do te largohet nga puna per motive politike, duke e derguar rrobaqepse ne rrepartin e veshmbathjes , mbas burgosjes te bashkeshortit me një aktakuzë që kishte vetëm një rresht. “‘Agjitacioni kundër pushtetit popullor’ i kushtoi atij 10 vjet burgim në Spaç,

Ne skenen e Teatrit Popullor, aktorja Alibali do te interpretoje rreth 100 role, ku nder ato mund te vecohet: Mira ne “Familja e peshkatarit” te S. Pitarkes, realizuar ne tre versione skenike; Masha tek “Oret e Kremilinit” te Korneicukut; Mirandolina ne “Zoja e bujtines” se Goldonit; Sonja tek “Xhaxha Vanja” te Cehovit; gruaja tek “I cuditshme” te Nazim Hikmetit ose tek   “Morali i zonjës Dulska”, ku dueti Alibali-Mima nuk mund të harrohet kurrë nga askush që e ka parë.

Nje nga figurat mbreselenese te saja me theks dramatik e tragjik, ishte plaka Nice te dramatizimi i romanit te Kadarese “Gjenerali i ushtrise se vdekur” , ku vizatoi me mjeshtri dhe ndjenje te forte, gruan dhe nenen e dhimbshme, kobmadhe e te shastisur nga vdekja e se bijes, e te mbushur me urrejtje ndaj vrasesve te saj.

Interpretimi i Ferial Alibalit, ne rolet e shumta te saj , shquhet per temperamentin, gjallerine dhe zhdervjelltesine plastike, per lirshmerine dhe organicitetin , duke krijuar ne skene nje atmosfere te gjalle e shpesh edhe gazmore. Ka arritur te interpretoje edhe role djemsh si ai i Mustes ne dramen “Halili dhe Hajria” (1954) . Ne ekranin e filmit artedashesi e mban mend ne “Ne malet me blerim mbuluar” (1971).  Pasi doli në pension Ferial Alibali nuk desh të kthehej më në skenën.

Nderroj jete me 14 maj 2011 ne moshen 78 vjecare.

Ferial Alibali është dekoruar nga Presidenti i Republikës me disa urdhra dhe medalje. Ka interpretuar edhe ne shfaqjet si : Makar Dubrava; Intrige e dashuri; Pas dy vjetesh; Doktor Aleksi; Cuca e maleve; Shtepia ne bulevard; Ngjarje ne fabrike.

Postuar per here te pare ne v. 2017 ne faqen “Kinematografia Shqiptare” (Facebook) / rishikuar ne vitet vijues.

___________

Kinematografia Shqiptare ne aktivitet qe ne vitin 2013
Referenca: “Enciklopedia – Teatri dhe Kinematografia Shqiptare” – J.Papagjoni (f. 22) / gazeta, portale te ndryshme online. Fotot, kontribut i administratoreve dhe “photo courtesy of google”
Follow us :
Blog: https://albaniancinematography.blogspot.com/
Vimeo: Kinematografia Shqiptare (vimeo.com)
Facebook: https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare
Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti
YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCDRYQ5xCyGkfELm3mX8Rhtw
 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here