FIFA – Eliminatoret e Kupës së Botes, Katar 2022 | Europa, raundi i 3-të!

0
591

Raundi i 3-te i ndeshjeve eliminatore per zonen europiane u zhvillua ne datat
30-31 mars 2021.

Bien gjermanet ne fushen e tyre nga Maqedonia (1-2); fitore te thella te Holandes (0-7) dhe Belgjikes (8-0); Spanja 3-1 ndaj Kosoves ; Shqiperia fiton ne San Marino (0-2), Danimarka ne Austri (0-4); Armenia 3-2 ndaj Rumanise dhe …..kryesuese e grupit te gjermaneve me pike te plota, 9!!!

Nder te gjitha rezultatet bie ne sy humbja e papritur e 4 here kampioneve te botes Gjermanise aq me teper ne shtepine e saj nga Maqedonia e veriut.
Dyshja e sulmit maqedonas e formuar nga Pandev dhe Elmaz (Napoli) i shkaktojne gjermaneve (1-2) humbjen e pare ne fushen e tyre qe nga viti 2019, ne kete raund eliminator te paparashikuar per skuadrat me potence ne futbollin boteror.

Franca qe zbriti ne fushen e Bonjes me rreshtimin 4-2-4 nuk e pati megjithate te lehte fitoren 1-0. Francezeve u duhet te djersine perreth nje ore derisa te thyejne fortesen boshnjake.

2-0 perseri per te treten here fitorja e “Azzurri” kunder Lituanise. Skuadra italiane kryeson me pike te plota por paraqitja e tyre sidomos ne kete ndeshje la per te deshiruar ne vecanti nje pjese e pare medioker. Gjithsesi Mancini korri nje tjeter fitore dhe eshte drejt barazimit te rekordit te vendosur nga Lipi persa i perket sukseseve me kombetaren.

Nderkohe ne “Wembley” sfida e nje niveli te larte ne mes Anglise e Polonise mbyllet me fitoren 2-1 te vendasve e ku polaket luajten pa qendersulmuesin e mirenjohur Lewandowski (i demtuar). Kane shenon me 11 metersh ne min. 17`, me pas ne min. 58` Moder “ngrin” vendasit teksa barazon 1-1. Sauthgate provon te nderroje te gjithe repartin ofensiv por golin e fitores e shenon qendermbrojtesi Maguire qe shtyn topin ne rrjete mbas pasimit te nje mbrojtesi tjeter, Stones, e duke lene ne krye te grupit Angline me pike te plota mbas tre fitoresh te arritura ne grupin tone.

Fitore e thelle e Danimarkes ne Austri 4-0. E pra Austria e filloi mjaft mire ndeshjen duke vene ne presion dhe “dore te hekurt” skuadren daneze, por vetem per nje ore ama sepse me pas kur Olsen kalon ne avantazh miqte ne min. 58` cdo gje ndryshon rrjedhe dhe vendasit austriake shemben nga goditjet e Mahle (63`), Hojbjerg (67`), dhe perseri Olsen (73`).

Rezultatet:
E marte 30 mars 2021:

GR A
Azebaixhan – Serbi 1-2  |  Luksenburg – Portogali 1-3

Klasifikimi:
Portugali dhe Serbi 7 pike; Luksenburgu 3 pike; Irlanda dhe Azerbaixhan 0 pike

GR E
Belgjike – Bjerusi 8-0  |  Uells – Rep. Ceke 1-0

Klasifikimi:
Belgjika 7 pike; Rep. Ceke 4; Uellsi dhe Bjellrusi 3; Estonia 0 pike;

GR G
Xhibraltar – Holande 0-7  |  Mali I Zi – Norvegjia 0-1  |  Turqi – Letoni 3-3

Klasifikimi:
Turqi 7 pike; Holanda, Mali i Zi dhe Norvegjia 6 ; Letonia 1; Xhibraltari 0 pike

GR H
Qipro – Sloveni 1-0  |  Kroaci – Malta 3-0  |  Slovaki – Rusi 2-1

Klasifikimi:
Kroaci dhe Rusi 8 pike; Slovakia 5; Qipro 4; Slovenia 3; Malta 1 pike

E merkure 31 mars 2021

GR B
Greqi – Gjeorgji 1-1  |   Spanja – Kosova 3-1

Klasifikimi:
Spanja 7 pike; Suedia 6 ;Greqi 2 ; Gjeorgji 1 dhe Kosova 0 pike

GR C
Lituani – Itali 0-2  |  Irlande V. – Bullgari 0-0

Klasifikimi:
Italia 9 pike; Zvicerr 6; Irlande V dhe Bullgari 1; Lituania 0 pike

GR D
Bosnje – France 0-1  |  Ukraine – Kazakistan 1-1

Klasifikimi:
Franca 7 pike; Ukraina 3; Finlande 2; Bosnje dhe Kazakistan 1 pike;

GR F
Austri – Danimarke 0-4  |  Moldavi – Israel 1-4 |  Skoci – Ishujt Faroe 4-0

Klasifikimi:
Danimarka 9 pike; Skoci 5 ; Israel dhe Austri 4 ; Ishujt F. dhe Moldavi 1 pike

GR I
Andorra – Hungaria 1-4 |  Angli – Poloni 2-1 |  San Marino – Shqiperi 0-2

Klasifikimi:
Angli 9 pike; Hungaria 7; Shqiperia 6; Polonia 4 ; Andorra dhe San Marino 0 pike

GR J
Armeni – Rumani 3-2 | Gjermani Maqedoni V. 1-2 | Litenshtein – Islande 1-4

Klasifikimi:
Armenia 9 pike; Maqedoni dhe Gjermani 6; Rumani dhe Islande 3; Litenshteini 0 pike
_________________
Vizion Sportiv / Ora e Kampioneve – 31 mars 2021
P. Bj

Follow us: 
Facebook : https://www.facebook.com/VizionSportiv
Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti 
Blog:  https://pierosportvision.blogspot.com/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here