Floresha Debinja
Kengetare e muzikes popullore!
Mban titullin “Qytetare Nderi” e Beratit
Lindi ne Berat me 29 nentor 1952. Erdhi nga gjiri i klases punetore te Kombinatit te Tekstileve ne qytetin e saj te lindjes. Ndonese ishte e ndrojtur ajo nuk mund te mbante te fshehte brenda vetes pasionin per muziken dhe te kenduarin, qe kur qendronte mbi makinen e saj te punes.
Pasioni, deshira por edhe talenti i saj bene te mundur pjesemarrjen per here te pare ne skenen e Festivalit te Kenges ne Radiotelevizion ne vitin 1974. Dhe ja tek paraqitet para publikut me kengen: “Syrin pish, zemrën barrot”, te kompozuar nga Kristo Kote.
Ky do te ishte edhe hapi i pare dhe fillimi profesional i saj ne rrugen e gjate dhe te bukur te artit te muzikes, edhe pse kengen e ka patur prane gjithmone qe ne moshe te vogel.
Për formimin e saj si këngëtare merita i takon edhe drejtuesit te orkestrës së Estradës së Beratit, kompozitorit, dhe artistit te merituar, Sotiraq Konçi
Gjithashtu nje kontribut te madh kane dhene edhe drejtuesit e Grupit Karakteristik te Kënges Beratase, i ndjeri Asqeri Kadëna dhe Teki Luari.
Për shumë vite ishte këngëtare e Estrades Profesioniste te Qytetit te Beratit, mori pjese ne shumë festivale te këngës popullore, si këngëtare e festivaleve të këngës në qytetin e Beratit
Edhe sot kenget e kenduara nga kjo zonje beratase si: “Çupë thyej ato gjilpera”, “Trëndafili i bukur shumë”, “Kur këputa borzilokun”, “Kur hyn në Mangalem” “odë e vogël me gëlqere”, “Trëndafili i bukurisë”,e shumë e shumë te tjera, lane gjurme ne kujtesen e artedashesve shqiptare qe nga veriu e deri ne jug, kudo ne cdo radio e me vone televizion ku nuk hynte zeri i saj i embel melodioz .
Zeri i saj do t’u dhuronte emocione të shumta gjithë atyre që i adhuronin këngët e saja, gurën e pashtershme popullore beratase.
Ajo i erdhi si kengetare tamam në kohë qytetit të saj, për të kënduar folklorin e pasur e të pashtershëm te ketij qyteti nga ku dolen, zera te mirenjohur si Virgjinia Mile, Hyrije Saraçi, Dhimitër e Kozma Dushi, Ludmilla Baballëku, Rolanda Riko, Kujtim Babunja, Petrit Berisha, Merita Sino. Floresha ka punuar per nje kohe te gjate biles me keto emra.
Floresha mori pjese gjithashtu me Ansamblet Popullore “Tomorri” dhe “Myzeqeja”, ne koncertet e tyre te suksesshme, jashte atdheut duke u çuar bashkatdhetarëve një pjesë te munguar nga atdheu i tyre, Këngen e bukur Popullore Shqiptare.
Në vitet e vështira te tranzicionit Floresha është e vetmja artiste që nuk u largua nga vendi i saj, Edhe pse është vlerësuar me çertifikata të ndryshme mirënjohjeje, Floresha Debinja nuk mban titull zyrtar nga ndonjë institucion kulturor shtetëror.
Kohet e fundit ka arritur te marre me shume merita titullin “Qytetare Nderi” e qytetit te Beratit.
Ekskluziviteti ne kete faqe mban daten 17 prill 2023
_______________
Referenca: Pandeli Simsia “Bilbili i Kenges Qytetare Beratase” – korrik 2014
Kinematografia Shqiptare ne aktivitet qe ne vitin 2013
Follow us : Blog: https://albaniancinematography.blogspot.com/ Vimeo: Kinematografia Shqiptare (vimeo.com) Facebook: https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCDRYQ5xCyGkfELm3mX8Rhtw