Florinda Gjergji (1928-2010) | Përkujtimore!

0
1985

Florinda Gjergji (1928-2010)
Njëra nga këngëtaret më të vjetra të qytetit të Shkodrës, por edhe të vendit tonë, e cila në një jetë bashkëshortore 50 vjeçare me shokun e jetës, këngëtarin shkodran po aq të njohur Ndrekë Gjergji, kanë spikatur me interepretimet në duet në sa e sa këngë që janë kthyer në hymn për gjithë qytetin e Shkodrës.

Debutimin e saj të parë në skenë e ka pasur në moshën 18 vjeçare e duke ecur më pas në gjurmët e këngëtares se mirenjohur Marie Kraja, u bë një ndër zërat më të preferuar të artedashësve shkodranë.
Ajo është edhe “Mrika” e parë shqiptare, operen të cilën Prenk Jakova e ngjiti në skenë ne 1958-en. Orë të mbushura me kujtime, vargje këngësh e tituj që sjellin sukseset. Që të gjithë e thërrisnin me emrin ledhatues Dushi.

Qe ne moshen 5 vjeçe imitonte kur Marie Kraja këndonte këngën “Dashnor t’u bana”. Florinda ka lindur në Tiranë, pasi babai i saj punonte atje. Në Shkodër ka ardhur kur ishte 17-vjeçe. Pas 1945-ës, babain ia larguan nga puna dhe familjen e dërguan në Shkodër. U kthyen tek një djale xhaxhai të babait. Jeta ketu per kengetaren e ardheshme ishte keq , me shumë vështirësi. Hidhërimi i madh i largimit nga puna, jetesa me një pension të vogël, e çojnë babain e saj në vdekje. Mbesin 6 fëmijë vetëm me nënën. Ishin të gjithë në shkollë, pa punë dhe në vështirësi ekonomike. Por Florinda ishte me fat . Ajo fillon pune si daktilografiste në Radio Shkodra. Aty gjen një ambient të mrekullueshëm, me kulturë dhe një drejtor shumë të mirë, Lumo Mamaqin nga Korça. Ai i behet i nje ndihme te madhe duke e prezantuar vajzen tek orkestra.

Qe atëherë, Radio Shkodra kishte orkestrat e veta. Përgjegjës ishte Ndoc Shllaku, një violinist i shkëlqyer. Në atë kohë, kënga “Tortullesha”, e kompozuar nga Ramadan Sokoli me tekst të Qemal Draçinit ishte e preferuar. Keshtu ajo këndon “Tortu-lleshën”, por edhe këngën “Ave Maria”, të cilën e kishte mësuar në kishë, para kompozitorëve të mëdhenj. Ky ishte fillimi i një karriere që do të zgjaste më shumë se një gjysmë shekulli.

Florinda Gjergji ka qenë ndër “Mrikat” e para. Ishte viti 1958 dhe kompozitori Preng Jakova e kishte zgjedhur bashkë me një këngëtare tjetër për Mrikën. Me pak frike, sepse ishte vetëm 21 vjeçe dhe nuk e dinte nëse do e përballonte dot. Por per Florinden ka qenë një ëndërr e madhe që m’u bë realitet.

Me pas , nepermjet këngës njihet me Ndreken , bashkeshortin e ardheshem qe do te kendojne sebashku nje jete te tere. Ndreke Gjergji ishte i gjatë, me një zë prej tenori të madh. Pikerisht I madhi Preng Jakova do te jete ai qe do të bashkoje ne kënge zerat e te dyve. Si muzikant i madh , zoti Jakova i kishte studiuar zërat. E dinte diapazonin e tyre, e ne fakt ted y zerat ishin mese perfekt sebashku.
Keshtu lindi dueti Gjergji, kenget e te cileve degjohen edhe sot:
‘Po të jemi bashkë ne të dy”.
Kënga u bë shkak për gjithçka. Të gjithë e dinin se diçka do të ndodhte mes tyre, pasi po afroheshin shumë.

Pastaj lidhja e tyre zyrtarizohet gjate një turneu në Kinë me Ansamblin e Ushtrisë. Florinda ishte 20-vjeçe Ndreke Gjergji per Florinden ishte shok pune, nje kryefamiljar i mrekullueshëm. Cifti Gjergji jeton tani vetem nepermjet kenges. Ne varrin e tyre eshte vendosur nje celes i madh Soli dhe shkruar dedikimi:
“Këtu pushon këngën çifti Gjergji”. Tani nuk ka më çifti Gjergji. Kujtimet e tyre janë shumë, të paharrueshme, janë një mallëngjim, një mishërim“
Vlerat e kësaj këngëtareje janë shoqëruar me tituj të shumtë të akorduar per te, si “Artiste e Merituar”, titulli i akorduar nga Këshilli Bashkiak i Shkodrës “Krenaria e Qytetit” . nNderroj jete me 29 Gusht 2010 ne moshen 82 vjece.

Disa nga kenget: “Midis ballit më ke një pikë”, “Marshalla bukurisë sate”, “Jepma mollën”, “Mor bari”, “Kur të jemi bashkë ne të dy”, n“Bulqizakja”
etj,
______________
Kinematografia Shqiptare ne aktivitet qe ne vitin 2013
Referenca: Interviste me kengetaren Florinda Gjergji ne vitin 2008.
Fotot jane shkeputur nga nje dokumentar i vitit 2000 “50 vjet ne skene” nga TV Rozafa, dhjetor 2015.

Follow us :
Blog: https://albaniancinematography.blogspot.com/
Vimeo: Kinematografia Shqiptare (vimeo.com)
Facebook: https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare
Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti
YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCDRYQ5xCyGkfELm3mX8Rhtw

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here