Florinda Mazreku një jetë në Teatrin e Kukullave | Aktore që në bankat e shkollës .

0
967

Florinda Mazreku (Manushi)
Aktore veterane e Teatrit te Kukullave. Mban titullin “Mjeshtre e madhe”

Lindi ne Tirane nga nje familje emancipuar.
Perpara spektatorit te filmit shqiptar ajo shfaqet ne vitin 1974 ne nje rol episodik te nje partizaneje simpatike te “Shtigje lufte”. Dhe kaq!

Por, perkundrazi ajo ka nje jete te tere ne institucionin teatror te kukullave, veterane e ketij teatri mban ne karrieren e saj rreth 300 personazhe te interpretuara, “Kacamisri”, “Miushi”, “Vajza e ujërave”, “Oktapodi”, “Tre derrkucet”, “Qerosi mundi katallanin” e mjaft personazhe të tjera të dashura për nje brez qe u rrit dhe u edukua me aktoret e teatrit per femije . Qe nga koha kur e filloi ne moshe te re, akoma adoleshente, e derisa doli ne pension regjistroi rreth 41 vite karriere dhe aktivitet artistik pa shkeputje.

Teatri i Kukullave per Florinden ka qene si nje pjese e familjes se saj. E megjithate pamvaresisht moshes se pensionit duke u nisur edhe nga eksperienca ajo e ndjente qe duhej te jepte akoma me gjate ne kete institucion, por….
Si ne cdo institucion tjeter artistik eshte bere e modes tani qe aktoret me pervoje pamvaresisht nderimit qe u behet, lihen ne harrese porsa iu vjen koha e pensionit edhe pse tek ata shikohet qe mund te japin akoma brezit te ri te aktrimit .

Në vitin 1971, hapet prane Teatrit Popullor një studio kushtuar anës artistike, dhe gjetjes së talenteve të reja nga klasa punëtore ose nga shkollat. Florinda qe ne moshe te mitur ishte nje femije aktiv. Në shkollën tetëvjeçare, merrej me aktivitete te ndryshme artistike, këndonte, recitonte, bënte balet, madje shkonte shpesh edhe në cirk për të mësuar.

Qe ne moshen 15-vjeçare jep nje konkurs për të hyrë në studion e teatrit qe permendem me lart. Perpara saj pa ditur rëndësinë e aktorëve të mëdhenj, ishin ne nje juri Kadri Roshi, Sandër Prosi, Sheri Mita, Prokop Mima e të tjerë korifenj të teatrit. Do te jete pikerisht i madhi Sandër Prosi qe do e perfshije ne grupin e tij te pergaditjes per aktore

Do e quaj veten me fat, sepse edhe studentët e arteve, rrallë kishin fatin të takonin apo të punonin me aktorë të këtij kalibri, ndërsa keto femije bënin leksione me ta, të njëjta si në shkollën e aktrimit. Të merrje përvojë prej tyre, ishte një pasuri që nuk ta merr dot kush e që të vlen gjithë jetën.

Me grupin e S. Prosit dhe Sh. Mites vendosin ne skene pjesën, “Njeriu që pa vdekjen me sy”, ku Florindes i jepet roli kryesor dhe me partnerë , emrat qe do lene gjurme ne skenen e ekranin tone: Roland Trebicka dhe Sokol Angjelin. Ishte shfaqja e parë e saj. Emocionet e shumta do jene kur regjisori i madh Mihallaq Luarasi do i kërkoi të luaj në një pjesë të tijën, rolin e një prej motrave të Orfeut. Shfaqja e tretë që do i mbetet e pashlyer në kujtesë, ishte “Prefekti”!
Ishte një mrekulli, të interpretoje me aktorët më të mëdhenj!

Pritej nga ajo të vazhdonte studimet e larta për aktrim. Por ata ishim pesë fëmijë, dhe nje familje e varfër. Florindes do i duhej të sakrifikonte dhe të fillonte punen qe 18 vjece duke e caktuar menjehere në Teatrin e Kukullave.

Nje rol episodik gjithsesi do te jete i pari ne kete teater, pa mbushur dy jave nga dita e pare. Regjisorja e shquar e teatrit Lavdie Toro qe kishte mbaruar shkollën dhe specializimin në Rumani, enkas për kukulla, do te jete mesuesja e saj. Njëkohësisht vazhdone shkollën e mesme natën në degën elektrike…

Interpretimet e saja kane qene shume origjinale duke ditur me mjeshtri te percjelle emocionet nepermjet kukulles tek spektatori i vogel.

Në rolet qe interpretonte ka qenë perfeksioniste, duke punuar shume me detajet
Edhe vendet në skenë i caktonte përpara. E fiksuar pas kukullës, e trajtonte si një fëmijë, kujdesej edhe me flokët e kukullave, me detajet e duarve.

       

Për zonjen Mazreku ishte pjesa më e bukur, kur fëmijët ose prindërit turreshin t`a takonin pas shfaqjes ! Ishte shpërblimi më i madh për ate! Ishte koha ku deri në atë pikë shkonte pasioni apo dashuria për punën, sa që ka pasur raste të shumtë që, edhe me temperaturë të lartë, ka ndenjur në skenë.

Aktorja Mazreku kishte shume tipare te vecanta si mimiken, përshtatshmërine e zërit me çdo personazh, plastiken, por natyrisht nuk i mungonte disiplina në punë e mbi të gjitha pasioni i madh që kishte për kukullën, si dhe vlerësimi për shijet e publikut. Mund te mbahet mend se ishte aktorja e vetme e teatrit te kukullave qe dinte te perdorte marioneten nje kukullë shumë te vështirë per ta menaxhuar, por ajo diti ta perdorte ate ne pjeset teatrale “Tre derrkucët”, apo “Qerosi mundi katallanin”.

Perpos aktivitetit te gjere ne Teatrin e Kukullave, Florinda Mazreku (Manushi) u aktivizua edhe ne nje film te Kinostudios “Shqiperia e Re” ne vitin 1974 tek “Shtigje te luftes” si Manushe ne rolin e fejuares se Kananit.

       

“I adhuroj fëmijët, ndihem për bukuri mes tyre se sa mes të rriturve! Ata nuk e njohin ende djallëzinë, t’i thonë gjërat në sy, ata ëndërrojnë personazhet e tua. Në skenën e Teatrit të Kukullave, një aktor mund të luajë edhe tre personazhe brenda një pjese; pra, je në dispozicion të regjisorit. E jo të gjitha personazhet luhen me të njëjtin tonalitet zëri.Kam qenë aktorja e parë që kam përfshirë publikun me skenën dhe shfaqjen, duke ftuar fëmijët të jenë pjesë e shfaqjes e të ngjiten në skenë. Kujtoj sot, me humor që, kur luaja rolin e miushit, hyja duke teshtirë, u drejtohesha fëmijëve se, përse nuk më thoshin: Shëndet! Pra, i ftoja të bëheshin pjesë e lojës. Detaje si këto, që kërkojnë improvizim, i kam përdorur shpesh, madje edhe në shfaqje të mëdha, në mjedise jashtë në qytete ose në koncerte ku ishim të ftuar. Kjo krijonte afrimitet me publikun, e bën atmosferën më të ngrohtë. Asnjëherë nuk kam konsideruar të ardhurat si parësore, si shumë të tjerë, jo se ato nuk duhen e nuk vlejnë, por nuk janë qëllim në vetvete. Kam pasur e kam si qëllim kryesor, që fëmijët të marrin mesazhin e duhur” do te ishin fjalet e saja ne mbyllje te nje karriere te gjate.

Florinda Mazreku – Manushi ne nje nga emisionet televizive

____________________
Kinematografia Shqiptare ne aktivitet qe ne vitin 2013
Informacioni ne ndertimin e ketij teksti u mor nga nje interviste e vete aktores dhene per “Albanian Free Press” qe ne vitin 2018.Fotot pa logo jane marre nga “Albanian Free Press”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here