Fluturimi i Zango Hugues: 18.07m, rekord botëror indoor ne trehapësh!

0
440

Atletike, ambiente te mbyllura (indoor)
16 janar 2021

Zango Hugues 27-vjeçar nga Burkina Faso, ia kalon trajnerit te tij Teddy Tamgho (17.92 në 2011) dhe bëhet mbajtësi i te parit rekord boteror nga afrika në garen e kercimit ne trehapesh!

Sezoni ndërkombëtar i atletikes ne ambiente të mbyllura 2021 gjallerohet menjehere ne kete fillim viti.

Në Aubiere, Francë, 27-vjeçari Fabrice Zango Hugues, nga Burkina Faso, e çon rekordin botëror në kercimin trehapesh në 18.07m të shkëlqyeshme. Fituesi i medaljes së bronzit ne fuqi per kete gare, ia kalon trajnerit te tij, francezit Teddy Tamgho, i cili më 6 Mars 2011, në Kampionatin Evropian në Paris-Bercy, preku ditancen prej 17.92m.

Behet fjale keshtu per rastin e parë në historine e trehapeshit (indoor) përtej 18 metrave.

Hugues behet atleti i shtate ne klasifikimin e pergjithshem ne historine e kesaj gare pas britanikut Jonathan Edwards (18.29), amerikanëve Christian Taylor (18.21), Will Claye (18.14) dhe Kenny Harrison (18.09), kubanit Pedro Pablo Piachardo (18.08) dhe vetë Tamgho (18.04), kampion bote në ambiente të mbyllura në Doha 2010 dhe në natyrë në Moskë 2013.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here