Foto e ditës: Italia eliminon Serbinë në Basketboll, 94-86!

0
375

Te rralla ne sport | Histori kampionesh

Italia e basketbollit te meshkujve “luan mendsh” dhe eliminon nga kampionati europian favoritet numer 1, Serbine! 94-86!!!

Eshte raundi i 16-teshes per Kampionatin Europian te Basketbollit qe po zhvillohet ne kater shtate: Rep. Ceke; Gjeorgji, Gjermani dhe Itali

Berlin: 11 shtator
Serbi – Itali 86-94
Pas kater pjeseve me keto rezultate: 28-20 / 23-25 / 17-21 / 18-28

Italia: Spissu, Tonut, Fontecchio, Polonara, Melli.
Mannion, Ricci, Datome, Pajola, Biligha, Tessitori, Baldasso
Tr.: Pozzecco

Serbia: Marinkovic`, Micic, Kalinic, Lucic, Jokic.
Jaramaz, Milutinov, Jagodic-Kuridza, Davidovac`, Guduric`, Ristic`
Tr.: Pesic`

Nje ndeshje qe u “rreshqiti” nga duart skuadres serbe. Disa gjuajtje trepikeshe nga Spissu kryesisht por edhe nga Fontecchio, Melli e Datome bene qe skuadra italiane te arrije dhe t`i kaloje madje me 10 pike diference (per nje moment te ndeshjes) ekipin serb dhe te realizoje nje fitore qe do te shokoje boten e sportit te basketbollit.

“We shocked the World”! Do te ishin keto fjalet e tranierit italian Pozzecco ne fund te ketij takimi mjaft dramatik dhe interesant per nga rrjedhja e ngjarjeve.
Kur tranieri Italian perjashtohet nga drejtimi i skuadres , Italia ndodhet momentalisht me 4 pike pas kundershtarit serb. Qe nga ky moment “azzurret” shperthejne dhe askush nuk do te mendoje se do te jene ata qe do fitojne sfiden.

Askush nuk do te veje bast as edhe nje qindarka per italianet, por……
Do te jete Spissu, regjisti i Venecias, inisiatori qe do te realizoje nje seri trepikesh. Nga 57-63 rezultati arrin ne 66-63. Dhe perseri eshte ai, Spissu, kur rezultati ne tabelen elektronike tregon 73-72 me fillimin e pjeses se dyte. Nga ky fragment kohor e deri ne fund do te jete Italia qe dominon. Ne fund Marco Spissu me 22 piket e shenuara ka bere ndeshjen e jetes. Tranieri Pozzecco eshte ne lot per kete fitore te madhe dhe i ben elozhe lojtareve te tij.

Ne fakt emocionet jane te papershkruara per kete sukses mese te merituar ndaj nje kundershtari qe u mposht pikerisht nga “arma” e tyre me e forte dhe vendimtare, gjuajtjet per tre pike. Kesaj radhe ishin italianet me efikase me gjuajtjet ne distance.
Italia eshte ne cerekfinale kunder Frances.

© Material i rezervuar | Ekskluziviteti ne kete faqe mban daten 12 shtator 2022
________________
Vizion Sportiv Ora e Kampioneve
Referenca: “E Diela Sportive” ne Radio RaiUno

Follow us: 
Facebook: https://www.facebook.com/VizionSportiv
Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti 
Blog: https://pierosportvision.blogspot.com/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here