Foto e ditës | Italia, kampione e botës në Volejboll pas… 24 vjetësh!

0
48

FIVB | Edic. 20-te i Kampionatit Boteror te Volejbollit ne Poloni dhe Sloveni – 2022
U zhvillua ne datat 26 gusht – 11 shtator ne tre qytete: Gliwice; Katovice dhe Ljubljana

Skuadra “azzurra” e meshkujve ne volejboll fiton titullin kampion bote pas 24 vitesh.
Ekipi italian permbushi nje sukses heroik ne fitimin e titullit te 4-te per ato, duke mundur ne finale skuadren vendase te Polonise me rezultatin 3-1 (25-22 / 21-25 / 18-21 / 20-25 ishin setet per italianet).

Skuadrat u ndeshen me keto formacione:
Katovice: 11 shtator
Polonia: Semeniuk, Bieniek, Janusz, Sliwka, Kochanowski, Kurek.
Zatorski, Kaczmarek , Lomacz, Fornal, Kwolek, Popiwczak, Klos, Poreba
Tr.: Nikola Grbic`

Italia: Giannelli, Michieletto, Anzani, Romano, Lavia, Galasi.
Balaso, Sbertoli, Russo, Pinali, Recine, Bottolo, Scanferla, Mosca
Tr. : Fefe` De Giorgi.

Italia fiton titullin kunder cdo gjeje dhe kunder gjithkujt! Kunder nje vendi qe eshte dy here kampion bote, dhe kunder nje tifozerie vendase qe e ka mbushur plot e perplot Pallatin e Sportit te Katovices. Ishin pikerisht polaket qe kishin fituar ne Torino edicionin e vitit 2018.
Italia u kthen viziten…..

Fiton nje ndeshje qe kishte nisur keq. Fiton kunder te gjithe parashikimeve dhe opinioneve qe nje skuader me 12 lojtare deputues ne kombetaren “azzurra” nga 14 te listes se lejuar, nuk do te fitoje kurre….

Fitoi kunder te gjithe atyre zerave qe thonin se tituli europian e nje viti me pare ishte “nje gjysme suksesi” dhe i rastesishem.

Italia fitoi kunder pa perfekteshmerise se saj dhe kunder frikes per t`ja dale.
Kesaj radhe lojtaret e drejtuar nga Fefe` De Giorgi nuk paten frike asnje kundershtare dhe asnje ndeshje per te fituar kete titull pas 24 vjetesh.

Lojtari me i mire per italianet natyrisht ishte kapiteni Giannelli i cili fitoi edhe MVP si lojtari me i mire i kampionatit se bashku me shumen prej $30.000 dollaresh .

Kampionet e botes gjithashtu u shperblyen me shumen prej $ 200.000 dollaresh, ndersa nen kampionet e Polonise moren $125.000.

© Material i rezervuar |Ekskluziviteti ne kete faqe mban daten 12 shtator 2022
_______________
Vizion Sportiv / Ora e Kampioneve.

Follow us: 
Facebook: https://www.facebook.com/VizionSportiv
Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti 
Blog:  https://pierosportvision.blogspot.com/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here