Foto e ditës: Kolec Pepa | Në kujtim të intelektualit dhe shkrimtarit të humorit shkodran!

0
254

Me anen e kesaj foto te vecante per nga momenti i fiksimit, kjo faqe kujton me nderim e respekt te ndjerin tashme z. Kolec Pepa, mesues intelektual dhe shkrimtar i humorit. Njeri nga furnizuesit kryesor te Estrades profesioniste te qytetit te Shkodres.

Nje emer i rendesishem i kultures shkodrane dhe ne vecanti i humorit per te cilin nuk flitet. Si shume emra te tjere, artiste e intelektuale vazhdojne te lihen ne harrese.

Shkrimtar humorist, ashtu sic edhe eshte fiksuar ne kete foto, me nje molle ne dore, duket sikur deshmon vetveten ne krahasimin me frutin e ndaluar!
Se bashku me te ndjerin tjeter, te paharruarin Paulin Selimi, kane qene brumi, furnizuesit te lendes se pare me materiale te humorit per estraden shkodrane e cila jo me kot mbante nje vend nderi te vecante mbarekombetar!

Gjithmone plot humor gojor e autor i shume skeçeve per Estraden e Shkodres e ma tej, Koleci ka lane kujtime te mira ne jete si qytetar model, ne shoqni, familje e kudo!
E kujtojme sot me nderim e respekt

© Ekskluziviteti ne faqen Facebook “Kinematografia Shqiptare” mban daten  12 nentor 2020. U publikua me rastin e 62 vjetorit te Estrades se Shkodres.

____________________________
Kinematografia Shqiptare nje faqe publike e artit skenik ne aktivitet qe ne viti n 2013

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here