(VIDEO BATUTA) | Mark Antoni përpara trupit të Çezarit!

0
842

 

Aktoret e shquar te Teatrit Popullor, Robert Ndrenika dhe Shkelqim Basha ne nje fragment te shkeputur nga drama “Arturo Ui” e Berthold Brehtit

Mark Antoni perpara trupit te Cezarit…eshte nje model i fjalimeve perpara popullit zoti Ui:

” O miq, qytetarë, romanë, më dëgjoni!
Vij ta varros, jo ta levdoj Cezarin
E keqja që ka bërë çdo njeriu i mbetet.
E mira i mbulohet shpesh në varr me koskat.

Ashtu i qoftë dhe Cesarit. Trimi Brut
ju tha tani, Cezari qe tiran.
Në paskesh qen’ ashtu, qe faj i rëndë shumë
dhe rëndë shumë e pagoj Cezari.

Me leje te Brutit e të tjerëve,
se Bruti është burr’ i ndershem,
Të ndershem janë që të gjithë, ai dhe shokët,
Vij që të flas në funeralin e Cezarit.
Ish miku im, më qe i drejtë dhe i besës.

Po Bruti thotë, se qe tiran;
dhe Bruti është burr’ i ndershem
Cezari i solli Romës shumë robër lufte
dhe arkat me shpërblime ia ka mbushur.
Kjo qe tirania e Cezarit? Si ju duket?

Cezari qante kur thërrisnin të vobektët.
Tiranet kane nje zemër më të ashpër.
Po Bruti thotë, se qe tiran,
dhe Bruti është burr’ i ndershem.

E patë që të gjithë se në Luperkalet
Tri her’ i dhashë një kurorë mbretërore
edhe tri her’ e hodhi poshtë; qe ambicje kjo?

Po Bruti prapë thotë, qe ambicios,
dhe është, pa dyshim, një burrë i ndershem.
S’dua të kundërshtoj ato që foli Bruti,
po s’munt t’ju flas përveç ato që di.

Një her’ e deshën që të gjithë, jo pa shkak;
Përse tani s’ju vjen asfare keq për të?
Ndër egërsirat paske ikur, o gjykim,
dhe njerëzit e paskan humbur arsyen!

Duroni pak, se e kam zemrën te Cesari,
Aty, dhe pres sa të më kthehet prapë.
– Uiljam Shekspir –

_____________
kinematografia Shqiptare qe ne vitin 2013
U publikua me pare ne faqen me te njetin emer ne Facebook me 30 shtator 2020


Discover more from Kinematografia Shqiptare - Sporti

Subscribe to get the latest posts to your email.

Leave a Reply