Skuadra e “Partizanit” kurorezohet Kampion i Shqiperise per sezonin futbollistik 2022-2023.
Eshte titulli i 17-te i “Demave” qe e fitojne pikerisht me 29 maj 2023 ne fushen e tyre “Arena e Demave” kunder “Teutes” se Durresit me rezultatin 1 – 0.
Gezimi i skuadres dhe tifozeve te saj eshte akoma me i madh, mbasi zbresin nga froni i kampionit “Tiranen” duke ia rrembyer titullin rivaleve historike ne javen e fundit . Duhet permendur fakti qe Partizani erdhi dhe e barazoi Tiranen me pike ne javen e parafundit, duke e gjalleruar sezonin dhe rikthyer pasionin dhe interesin qe ndofta i mungonte kampionatit shqiptar qe ne vitet `80-te.
Te dyja skuadrat e perfunduan kampionatin me pike te barabarta 67, por Partizani u shpall kampion ne baze te rregullit si fitues i ndeshjeve direkte ndaj Tiranes, te cilen e mundi dy here (1-0 / 2-0), dhe humbi vetem nje (0-1), nderkohe qe ndeshja e katert mbaroi ne barazim 1-1!
____________________________
Vizion Sportiv / Ora e Kampioneve
29 Maj 2023