Foto e dites
Sesila Plasari “Vajza imazh e “Vitit të Ri” në prehër të Enver Hoxhës” !
Eshte fundviti 1977, me sakte mbremja festive e nderrimit te viteve ne Pallatin e Pionereve ne Tirane. Viti i Ri 1978!
Sesila Plasari me udheheqesin e Shqiperise socialiste Enver Hoxha!
Prej vitesh në Pallatin e Pionierëve (sot për të brezin e ri duhet te spjegohet se çfarë ishte ky institucion) ndiqte me sukses rrethet e recituesve e të teatrit, madje si fillim edhe atë të korit.
Pra tek Enver Hoxha e dergoi profesioni i aktorit. U zgjodhe, me audicion, midis të gjithë aktorëve të vegjël, të luante rolin e Vitit të Ri. Ishte në rol. Madje, duhej qe të bënte sikur ishte çun.
Ishte shfaqja që u dha për festën e jashtëzakonshme dhe unike që u bë në Pallatin e Brigadave me nxënësit më të dalluar të gjithë Shqipërisë.
Vete Sesila do te thote:
“Sigurisht, isha e lumtur si kurrë ndonjëherë. A jam penduar ? Përse ?
Unë atëherë Enver Hoxhën e doja me gjithë shpirt, si të gjithë fëmijët e pafajshëm – të cilëve prindërit, si tek pjesa “Spiuni” i Brehtit, ju ruheshin.
Dhe kurrë nuk duhet të pendohet njeriu që ka dashur. Edhe sikur në vend të gabuar të ketë vajtur dashuria !
As Perëndia nuk do ta dënonte një fëmijë që e jepte çiltërisht gjithë dashurinë e tij atje ku i kishin thënë se ishte drita.
Pse duhet ta ndëshkoj unë, atë fëmijë që isha? Unë jam e lumtur që nuk e kam humbur aftësinë për të dashur gjatë zhgënjimeve të jetës.
Mund ta kem humbur përkohësisht, por për ta rigjetur edhe më fort. Ai që di të dojë, di ta gjejë dritën e vërtetë, edhe kur ajo duket se ka humbur.
Në burimin që nuk mund të të zhgënjejë më… Dhe dashuria është shpëtimi i njeriut!
Sesila Plasari
____________________
Kinematografia Shqiptare 2013-2021
Follow us : Blog: https://albaniancinematography.blogspot.com/ Vimeo: Kinematografia Shqiptare (vimeo.com) Facebook: https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCDRYQ5xCyGkfELm3mX8Rhtw