Foto galeri | Aktorë të roleve dytësore (lista A – J)!

0
2778

Lista 1 sipas rendit alfabetik, nga A – J! 

Aktore te roleve dytesore qe ndofta lexuesi nuk i ka njohur me pare, dhe qe mundet te jete sot i interesuar t`i njohe ato nepermjet fotove.

Keshtu ne filmat shqiptare te Kinostudios “Shqiperia e re”, pervec tashme aktoreve te mirenjohur, koloseve ose yjeve te kinemase shqiptare, keto filma i kane ofruar spektatorit tone edhe nje grupim tjeter aktoresh te roleve dytesore te cilet nuk paten fatin te interpretojne ne shume filma ose ne rolin e protagonisteve megjithe aftesite e tyre aktoriale. Pikerisht ketij grupimi plus edhe ato qe vinin nga levizja amatore, per interesin e lexuesit, kjo faqe ka caktuar nje album te gjere fotografik, perkrah edhe nje informacioni te vogel. Natyrisht qe lista e emnrave eshte shume e gjate, pothuajse pafund, dhe ne pamundesi per t`i permendur te gjithe, ky album do te pasurohet hera heres me foto te reja dhe informacionin perkates.

* * *
ADMIR SORRA

Lindi në Vlorë më 15 janar të vitit 1975, është i njohur për rolin e tij në filmin “Përrallë nga e kaluara”.
Në vitin 1988 në një konkurs që është bërë në Tiranë, ku filmi “Përrallë nga e kaluara” mori çmimin “Naim Frashëri”, regjisori i drejtoi të tërhiqte çmimin e filmit, ky ishte një nder për të, për ta bërë atë të pranishëm në skenën e artit shqiptar. Në Festivalin VIII të Filmit ka marrë medaljonin si “Aktori i vogël më i mirë i filmave shqiptarë”. Përkundër arritjes së vlerave të larta artistike ai u largua nga Akademia e Arteve në vitin 1993. Emigroi ne Itali per nje kohe dhe me vone u rikthye ne Vlore.


ADIVIE SHAROFI – ALIBALI 
“Mamica” e filmit shqiptar

Zonja e nderuar Adivie Sharofi, nuk eshte aktore e mirefillte, dhe nuk eshte e diplomuar ne asnje shkolle per aktrim, por megjithate roli i Mamices ne filmin e heroit tone kombetar “Skenderbeu” e ka bere ate te mirenjohur.
Eshte e vetmja nga aktoret që mban jetën gjallë si dëshmitare në realizimin e filmit “Skenderbeu”, film i suksesshem per kohen dhe që madje i reziston asaj edhe sot. Zonja Alibali lindi ne Tirane ne vitin 1934, bijë e familjes se njohur Sharofi nga Dibra e Madhe. Adivija është një nga pionieret e para të artit koreografik shqiptar, që në vitin 1947. Ka qene valltare dhe njekohesisht pjese operes (akoma pa u krijuar Filarmonia).

U dashurua shume shpejt me vallen dhe kengen qe ne moshe te vogel e ndofta e ndikuar edhe nga ambjeti familjar ku u rrite dhe u edukua. E shtyre nga kusherinjte e saj, fiton nje konkurs konkurrimi per tu bere pjese si valltare, balerine ne grupin e vogel te baletit dhe me njehere jep shfaqjen e pare ne korrik te vitit 1948. Me pas me krijimin e Filarmonise shqiptare ne v. `50-te, edhe zonja Adivie behet pjese e saj. Aktiviteti i kesaj filarmonie ishte teper e gjere, turne jo vetem brenda vendit por edhe ne vendet e Europes lindore, Budapest, Varshave, Moske etj. Adivia eshte valltare e spikatur edhe pas ndarjes se Filarmonise nga Opera deri ne v. 1975 mbetet pjese e dy degeve, e valles popullore dhe e operes si balerine.
Eshte koha kur hidhet ideja e realizimit te filmit per heroin e madh te shqiptareve, Gjergj Kastriotin ne nje bashkepunim me trupen e aktoreve sovjetike.

Në vitin 1950 nje ekip me regjisore sovjetike vjen ne Shqiperi dhe nis perzgjedhjen e aktoreve për të interpretuar ne kete projekt te madh per kohen. Ekipi mbasi ndjek nje shfaqje te ansamblit te valleve , zgjedh per te luajtur rolin e Mamicës në filmin Skënderbeu pikerisht Adivien, qe ishte me e reja nga te gjithe stafi i aktoreve te ketij filmi. Dergohet ne Moske se bashku me nje grup aktoresh te tjere shqiptare si N. Frasheri, M. Popi, M. Logoreci, N. Shkjezi, B. Imami etj per xhirimin e filmit qe u realizua nje pjese ne Kaukaz e Krime dhe pjesa tjeter ne Tirane, Kruje, Durres. Filmi ishte i suksesshem edhe ne arenen nderkombetare, arriti te fitoje dy Cmime ne Festivalin Nderkombetar te Filmit ne Kane, dhe u shfaq cdo dite ne kinemate e Moskes per rreth dy jave.
Edhe pse pa pervoje dhe me disa skena te veshtira, roli i Mamices u realizua me shume sukses.

Me pas emri i Adivie Sharofit u la qëllimisht në harresë nga sistemi i kohes. Shqiperia po kalonte gradualisht ne nje mbyllje totale dhe ku sejcili behej armik i sejcilit, grupe armiqesore ne ekonomi, ne art….. Jeta e saj pas viti 1975 eshte nje kalvar vuajtjesh e internuar ne Labove, por njerëzit kudo qe e njohen e nderuan atë duke e thirrur Mamicë. Edhe pse pati nje karriere rreth 30 vjetesh si valltare, ajo mbeti e njohur tek publiku artedashes si Mamica, motra e Gjergjit tone te madh, Zotit “Skenderbe”.


 

ARJANA MUSABELLIU

Aktorja u pa te luante nje rol tek filmi “Pranvere e hidhur” – 1985!


BILBIL KASMI

Aktor i roleve dytesore i cili interpretoi ne disa filma te Kinostudios:
1979 – “Ceta e vogel………komisari partizan
1980 – “Itendenti”……..korrieri
1981 – “Edhe ne luftuam”…….komandanti partizan
1981 – “Kur po xhirohej nje film” ……..
1983 – “Fundi i nje gjakmarrje”…..Feridi
1983 – “Zambaket e bardhe” …….agronomi


BINOK HATIBI


Interpretoi role dytesore ose episodike si tek:
Fije qe priten – 1976;
Gezhoja e vjeter – 1980;
Gracka 1983 etj.


 

BLEDAR XHANI
“Iriqi i filmit” Flutura ne kabinen time.


Për shumëkënd ndoshta emri i tij vjen si i largët, por nëse do permendim personazhin e Iriqit te ekranizimi “Flutura në Kabinën time”, me siguri që do të kujtoheshit menjëherë për djalin e vogël me flokët e ngritura si gjembaç, që çdo ditë bënte rrugën me Saurelin e Tomës. Eshte rritur ne Tirane prane stadiumit “Dinamo” dhe eshte ofruar ne kete film nga aktori dhe regjisori i mirenjohur Artur Gorishti ndonese kunder deshires se tij. Vite me pas B. Xhani merr pjese si figurant në filmin “Përdhunuesit” xhirimet e te cilit bëheshin te “Disco Albania”. Sot ai eshte nje biznesmen i suksesshem aty ku jeton prej shume vitesh ne Afriken e jugut.


 

BRUNILDA HALLUNI

Lindi ne Tirane me 21 shkurt 1965. Mbaroi po ne Tirane shkollen e mesme “Petro Nini Luarasi” duke zgjedhur me pas rrugen e mjeksise si infermiere. Nuk ka mbaruar ndonje shkolle aktrimi, por megjithate ra ne sy te regjisoreve te cilet e perzgjodhen jo vetem per bukurine e saj origjinale, por edhe per sigurine qe shfaqi, sensualitetin dhe stilin e vecante, zgjuarsin qe demostroje pa e shpalosur me egoizem apo ezibicion ne rolet qe interpretoje ne filmin shqiptar. Fare mire ajo mund te ishte bere nje aktore me nje te ardhme te suksesshme, edhe pse suksesi i saj i perket nje profesioni tjeter nga arti i kinematografise.
Emrin e saj e gjejme ne filmat : “Dritat e qytezes” (1983) Vera / “Shirat e vjeshtes” (1984) / “Enderr per nje karrige” (1984) / “Bardhesi” (1986) / “Kemishat me dylle” (1987).
Ne vitet e tranzicionit, mbas `90-tes, si cdo tjeter shqiptar per nje jete me te mire, emigron fillimisht ne Greqi e me pas ne Kanada ku aktualisht jeton ne Quebec e lumtur se bashku me familjen e saj te dashur .


DARLING MAMAQI


Aktori lindi ne Tirane me 10 nentor 1963. Kreu studimet ne Insitutin e Larte te Arteve ne Tirane per aktore. Interpretoi ne 3-4 filma shqiptare duke filluar me Edin, djalin e shokut Kristofor ne “Nxenesit e klases sime” ne vitin 1984. Nje vit me vone luan ne filmin “Ne prag te jetes” , dhe me 1990 nje rol te nje togeri gjerman ne “Kronike e nje nate”. Ka qene edhe regjisore i filmit “Nje dite nga nje jete” (1993). Eshte djali i shkrimtares Adelina Mamaqi.


 

DHIMITRA MELE

Interpretoi ne dy filma artistike te Kinostudios:
“Kush vdese ne kembe” – 1984
“I paharruari” – 1984


DHURATA KASMI

Aktorja e fillon ne vitin 1983 ne filmin “Dora e ngrohte” dhe madje ne nje rol jo fort dytesor. Kater vjet me vone ne vitin 1987, luan ne filmin “Perseri pranvere” dhe me pas ne “Balada e Kurbinit”….


DHIONIS KOÇI ( 1927 – 2020) 


Kush eshte Dhionis Koci ose  Nizua sic e therrisnin te tjeret me dashamiresi ? Me sakte, per te ndihmuar spektatorin shqiptar eshte “ushtari italian” i postbllokut te nje kazerme ne filmin “Debatik” – 1961, qe shkemben disa fjale me nje italishte te persosur me “Colin”, aktorin e vogel Shpetim Zanin (edhe ky tashme nuk jeton me).
“Buongiorno ragazzi` ! Che hai portato qui da vendere ? O tartaruga , Dio buono. Ma i soldati sono andati tutti in chiesa…” ! Ky pra eshte i vetmi rol ku mund te identifikohet qarte artisti Dionis Koci

Dionis Koci u linde ne Lion nga nje familje shqiptare qeparotese qe kishte emigruar ne France. Ishte nga Intelektualet e njerezit e veçantë e të rrallë . Aktor, humorist në estradën e shtetit,  vjershëtor, këngëtor autor i “Mozaikut Qeparotas” dhe këngës legjendë “Fshatit tim Qeparoi” (1949)
Nderroi jete ne shtator 2020 ne Virxhinia ne SH.B.A.


 

EDMOND BEJLERI 
Aktori interpretoi tre role ne filmat shqiptar “Në kufi të dy legjendave” – 1981; “Një vonesë e vogël” – 1982; “Gjurmë në dëborë” – 1984!


 

EDMOND TOPI

Aktor / Asistent regjisor / Regjisor e producent

Lindi ne Tirane me 1 korrik 1960. Kreu studimet ne Insitutin e Larte te Arteve per aktor. Ka interpretuar nje rol te suksesshem ne filmin “Si gjithe te tjeret” (1981) si Vullneti. Ne vitin 1985 transferohet prane Kinostudios “Shqiperia e Re” duke punuar si asistent regjisor ne filmat “Te mos heshtesh” (1985); “Bardhesi” (1986); “Dy here mat” (1986); “Telefoni i nje mengjesi” (1987); “Njerez ne rryme” (1989); “Balada e kurbinit” (1990).

Ne vitin 1989 realizoi filmin e tij te pare si regjisor “Nositi”, ne vitin 1991 “Diktatura”. Do te vije viti 1999 kur Edmond Topi do te realizoi filmin e pare si regjisor e profducent me titull “Kosova, kuje e kushtrim”! Eshte drejtori i Festivalit te Filmit Nderkombetar “Dea”. Ne vitin 2017 realizon nje film tjeter me titullin “Yjet e se ardhmes” me pjesemarrjen, ndermjet tjereve te shume aktoreve te brezit te arte te Teatrit Popullor e Kinostudios si Tinka Kurti, Margarita Xhepa, Reshat Arbana, Lufta Paja, Karafil Shena etj.


 

EINAR NELKU

Aktori interpretoi ne filmat: Dhe vjen nje dite – 1986; Eja – 1987; Një vit i gjatë – 1987; Pesha e kohës – 1988.


 

EKATERINA KOTE

Aktore e teatrit “Aleksander Moisiu”, Durres
Pervec interpretimeve te  ndryshme ne skenen e ketij teatri ajo luajti njekohesisht edhe ne disa filma artistike apo televizive: “Emblema e dikurshme” (gruaja e Benjaminit); “Yje mbi drin” – 1979; “Koha nuk pret” – 1984.


 

ERMIRA ZYRAKJA

Ermira Leford (Zyrakja) eshte nje artiste e madhe shqiptare , por ne nje fushe tjeter te artit. Ka lindur me 15 Dhjetor 1964. Qe ne moshe te vogel, 6 vjece fillon studimet per piano dhe diplomohet profesionalisht ne moshen 23 vjece ne Akademine e Arteve ne Tirane. Ermira ka studiuar për më se 16 vjet për piano dhe jeton aktualisht prej me shume se 20 vitesh në Gjenevë, ku aktivitetin e saj profesional e alternon me koncerte, mësimdhënie dhe pjesëmarrjen në shumë aktivitete kulturore të komunitetit shqiptar në Zvicër, ndërsa ajo ka dhënë koncerte në SHBA, Angli, Francë, Irlandë, Greqi, Qipro etj.

Ne vitin 1987 ajo interpreton si aktore ne te vetmin film ne ate te Kinostudios “Shqiperia e Re” te titulluar “Eja” ne rolin e nje studenteje, ne nje ngjarje prekese, e rritur ne shtepine e femijes, ku nje dite ndersa kishte vajtur te kryente praktiken ne nje qyteze bie ne kontakt me te emen e saj te vertete.

Pra Ermira Zyrakja eshte me teper nje pianiste e njohur se sa nje aktore e kinemase.

Ne piano (me 2 pianiste bashkë) ka prodhuar dhe regjistruar CD-ne e pare me muzikë pianistike te titulluar “E JONA MUZIKE”. Pianistja Ermira Zyrakja me tenorin Kastriot Tusha gjatë një prezantimi në Arau të Zvicrës ne moshën 14 vjeçare, më 1978 fiton çmimin e parë në Konkursin Kombëtar të talenteve të reja. Paralelisht me studimet ka dhënë koncerte solo dhe me instrumentiste te ndryshme violinste, vegla fryme e këngëtare operistike.

Pas largimit nga Shqipëria, në kohën e tranzicionit fillon si pedagoge pianoje në Janine në konservatorin greko-holandez “THCAKA- LOF”. Atje fiton ne konkursin holandez për piano dhe fiton burse pasuniversitare për tu perfeksionuar ne konservatorin e ROTERDAMIT. Qe nga viti1992 , jeton ne Gjeneve.


 

EVA PELLUMBI (1953 – 2019)

Për publikun shqiptar është e njohur me rolet ndonese episodike në filmat shqiptarë si “Vajza me kordele të kuqe”, “Ëndërr për karrige” apo edhe “Kapedani”. Aktorja ka punuar për 17 vite në Teatrin e Kukullave ku ka luajtur rolin e “Çufos” nga vepra e Gaqo Bushakës si dhe Pinokun. Aktoria si talent eshte zbulim i Bujar Kapexhiut. Qe ne moshen 17 vjec behet pjese e estrades se Tiranes dhe kishte aftesine te imitonte cdo kengetare te kohes.

Ka punuar gjithashtu edhe dublante e zerit ne filmat vizatimore, por emri i saj nuk u permend pothuajse asnjehere. Po keshtu edhe ne teatrin e kukullave punoi per 17 vjet duke bere zerin e shume personazheve apo interpretuar karaktere qe kane mbetur ne kujtesen e femijeve ne vite e  ku nder te cilet interpretimi i Pinokut ka qene maja e arritjes per Evan.  Pas viteve ’90, aktorja Eva Pëllumbi u largua nga Shqipëria në drejtim të Gjermanisë. Nderroi jete ne moshen 66 vjecare me 25 dhjetor 2019.


 

FATBARDHA CANI

Aktore amatore por qe arriti te vendosej ne rolin e vetem te saj ne kinematografi, te nje protagoniste madje, ne filmin e metrazhit te shkurter  “Montatorja” – 1970, e askund tjeter me pas edhe pse shume aktore te ardhur nga levizja amatore arriten ne nje nivel te larte te interpretimit duke u bere profesioniste. Vajza simpatike me origjine nga Cameria, ishte punetore ne atë kohë ne Kombinatin e tekstileve “Stalin”. Regjisorit Muharrem Fejzo i duhej te gjente nje vajze qe te luante rolin e Hanes, simbas skenarit te nje vajze te cilter qe enderron te behet montatore e dashurohet nga nje djale ne kantierin e punes. Do te jete piktori i njohur u filmit Shyqyri Sako ai qe do e zbuloje Fatbardhen dhe prezantoje ate stafit te caktuar per filmin “Montatorja” . Ky ka qene afrimi i zonjes Cani me kinematografine shqiptare. Edhe pse vendi yne kishte nje numer te konsiderueshem aktoresh te diplomuar , te dale nga ILA, jo te gjithe kishin fatin te kene role kryesore, pamvaresisht aftesive te tyre aktoriale, ndersa Fatbardha (sic mban edhe emrin), pas filmit “Montatorja” nuk u pa me por qe mbeti ne historine e filmit shqiptar si rasti i vecante ndofta me i ralle te nje aktore amatore, ne rolin e protagonistes!

Me vone punoi ne TVSH si spikere dhe prezantoi gjithashtu emisionin muzikor te se henes, simpas kerkesave te shikuesve.


 

FERIDON BERBERI ( 1935 – 2020) 


E mbani mend skenen ne autobus ku fshatari i ulur perball “Teto Ollges”, duke ngrene i drejtohet asaj : “Keni qene ndonjehere ne anet tona” ? Ai eshte aktori amator ne organiken e Estrades se Pogradecit, Feridon Berberi .

Lindi ne Pogradec me 12 korrik 1935.  Pervec veprimtarise me trupen e estrades se qytetit ku lindi, u aktivizua edhe ne dy filma shqiptar, ne “Mengjeze lufte” – 1971 si dhe “Zonja nga qyteti” – 1976.

Aktori nderroi jete me 17 shkurt 2020 


FLORA MERTIRI

Aktorja nuk pati fatin te interpretoi ne shume filma artistike. Mbahet mend nga spektatori yne ne filmin e shkelqyer “Kapedani” ne vitin 1972, ne rolin e kryetarkes. Ka nderruar jete. 


FLORINDA MANUSHI

Edhe aktorja Florinda Manushi ishte pjese e asaj plejade te aktoreve te roleve dytesore. Mbahet mend ne filmin “Shtigje lufte” si e dashura e Kananit, sic eshte edhe fiksuar ne foton me siper.


FREDERIK ZHILLA

Interpretoi ne filmat: Ëndërr për një karrige  – 1984; Duaje emrin tënd  – 1984; Kur hapen dyert e jetës – 1986; Dhe vjen një ditë – 1986; Zëvendësi i grave – 1987; Ngjyrat e moshës – 1990.


 

GENC METOHU

Aktori luajti me mjeshtri nje rol ate te Martin Camit ne filmin e bukur te Kinostudios “Shqiperia e re”  –  “Shembja e idhujve”. 


GJOVALIN GJOKA

U diplomua si aktor ne Insitutin e Larte te Arteve. Eshte djali i aktorit te madh Pjeter Gjoka. Ndonese jo me shkelqimin e te atit, si aktor i roleve dytesore karrieren artistike e ka me shume ne teater si psh te “Arturo Ui”ne rolin e djalit te Dogsboruse (ne fakt ne rolin e vertete perkrah babait te tij P. Gjokes), “Cuca e maleve” etj. Eshte aktivizuar edhe ne filmat e Kinostudios ku mund te permendim ate ne “Shembja e idhujve”.


 

HASAN FICO
Postieri Malo i “Zonjes nga qyteti”

Ishte nje aktor amator, trupvogel dhe me nje artikulim te veshtire te fjales, por qe ka interpretuar, ndonese ne role episodike ne disa nga filmat shqiptar te Kinostudios. Te gjithe ata qe e kane njohur e pershkruajne si nje njeri i dashur, miqesor dhe i gatshem per te bashkepunuar e dhene kontributin e tij ne kinemane shqiptare.

Ndonese amator pati fatin te luaje  ne nje numer te konsiderueshem filmash shqiptare, perkrah yjeve te kinemase sone.

E ka filluar me nje rol ne kinokomedine “Odisea e tifozeve” qe ne vitin 1972. Ne kujtesen e artedashesve te filmit shqiptar ka mbetur roli i postierit Malo ne “Zonja nga qyteti” rol qe i dha atij edhe identifikimin per ate pjese te spektatorit qe nuk e njohu me emer.

Filma te tjere: “Komisari i drites” – 1966 / “I teti ne bronx” – 1970 / “Odisea e tifozeve” – 1972 / “Shtigje lufte” – 1974 / “Duke kerkuar 5 oreshin” – 1974 / “Zonja nga qyteti” – 1976 / “Cirku ne fshat” – 1977 /”Tomka dhe shoket e tij” – 1977 /  “Koncert ne vitin 36” – 1978 / “Vajzat me kordele te kuqe” – 1978 / “Nje shoqe nga fshati” – 1980 / “Fraktura” – 1983 / “Nxenesit e klases sime“ – 1984 / “Enderr per nje karrige” – 1984 / “Dy here mat” – 1986


 

HASAN KONCI
“Spiuni i filmi “Prita”

Aktor amator i aktivizuar ne disa filma shqiptare, ne disa role episodike. Ne vitin 1963 aktivizohet ne filmin “Detyre e posacme”, me pas ne “Prita” (1968), “Kur zbardhi nje dite” (1971) ne rolin e nje pronari te kamioneve, “Toke e pergjakur” (1976) si dhe ne “Zemra qe nuk plaken” (1977). Bie ne sy ne rolin e nje eksponenti te Ballit Kombetar ne filmin “Prita” dhe batutat e tij ne kete film jane te fiksuara akoma tek spektatori si :

“He trima” ndersa pershendet me grusht nga ata te ballit, dhe pak me tutje ndersa kerkon t`ja mbath betejes u drejtohet dy nga trimat e tije ne prapavije: “Po ju, duhet te jini ne balle te luftes”.


HARILLA VJERO

Pjese e grupimit te aktoreve dytesor te cilet u aktivizuan ne nje numer te konsiderueshem te filmave te Kinostudios. Aktori interpretoi ne disa filma si me poshte:

Nxënësit e klasës time -1984
Tre njerëz me guna – 1985
Hetimi Vazhdon  – 1988
Djali elastik – 1989,
Njerëz në rryme – 1989
Vdekja e kalit – 1992
Amanet  – 2014


ILIR DASHI

Aktori interpretoi ne filmat: Njesiti guerril – 1969; Ilegalet – 1976; Dollia e dasmes sime – 1978; Ceta e vogel – 1979.


ILIR HUNÇI

Aktori lindi ne Korce. U aktivizua ne disa filma shqiptar nga ku mund te permendim: “I paharruari” – 1984; “Dasem e cuditshme” – 1986;
“Perseri pranvere” – 1987 


 

ILIR SHKURTI

Lindi ne Pogradec me 30 dhjetor 1957.

Ka qene aktor ne organiken e trupes se Estrades se qytetit te Pogradecit. Ndersa ne kinematografi u aktivizua ne disa filma te Kinostudios me role te vogla por qe arriti t`i mboloje me sukses.

Nder filmat ku ka interpretuar jane: “Kush vdes në këmbë”, “Binarët”, “Rrethimi i vogël”, “Shkëlqim i përkohshëm”, “Ngjyrat e moshës”.


JALLDIZ DELIU

Aktore amatore me profesionin e arsimtares. Lindi ne Tirane. Luan ne te vetmin film ne rolin e nje zonje tek “Fijet qe priten” perkrah artistit te madh Serafin Fanko. Ka nderruar jete!


Lista vazhdon me pjesen e dyte nga K-T , linku si me poshte:

https://www.kinematografia-shqiptare-sporti.com/?p=21531&preview=true

Per pjesen e trete nga TH – ZH linku ketu:

 

 

____________
Kinematografia Shqiptare – maj 2021

Follow us :
Blog: https://albaniancinematography.blogspot.com/
Vimeo: Kinematografia Shqiptare (vimeo.com)
Facebook: https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare
Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti
YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCDRYQ5xCyGkfELm3mX8Rhtw

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here