Foto galeri | Aktorë të roleve dytësore, (lista K-T)!

0
2848

Pjesa e 2-te | Lista e emrave K – T

Aktore te roleve dytesore qe ndofta lexuesi nuk i ka njohur me pare, dhe qe mundet te jete sot i interesuar t`i njohe ato nepermjet fotove.

Linku per pjesen e pare te aktoreve te skeduar nga A-J!
https://www.kinematografia-shqiptare-sporti.com/foto-galeri-aktore-te-roleve-dytesore-lista-a-j/

Keshtu ne filmat shqiptare te Kinostudios “Shqiperia e re”, pervec tashme aktoreve te mirenjohur, koloseve ose yjeve te kinemase shqiptare, keto filma i kane ofruar spektatorit tone edhe nje grupim tjeter aktoresh te roleve dytesore te cilet nuk paten fatin te interpretojne ne shume filma ose ne rolin e protagonisteve megjithe aftesite e tyre aktoriale. Pikerisht ketij grupimi plus edhe ato qe vinin nga levizja amatore, per interesin e lexuesit, kjo faqe ka caktuar nje album te gjere fotografik, perkrah edhe nje informacioni te vogel. Natyrisht qe lista e emnrave eshte shume e gjate, pothuajse pafund, dhe ne pamundesi per t`i permendur te gjithe, ky album do te pasurohet hera heres me foto te reja dhe informacionin perkates.


KRENAR ARIFI

Ishte ne Kohen e Kinostudios “Shqiperia e re” njeri nga aktoret e vegjel te plejades se femijeve qe aktivizoheshin shpesh here ne filma te ndryshem artistike e televizive, roli i te cileve ishte shume i rendesishem.

Ne vitin 1976 luan ne filmin “Lulekuqe mbi mure”, ne rolin e Sulos, ne nje rol qe i preku shume shikuesit edhe per vete fatin tragjik te personazhit. Me pas ka nje rol protagonist madje ne filmin “Nga mesi i erresires” (1978).

6 vjet me vone, me 1984,  aktivizohet ne filmin “Nxenesit e klases sime”. Qe nga ajo kohe e larget aktori nuk zgjodhi rrugen e kinemase.


LEONARD DALIU

E mbani mend rolin e te riut, djali i Hasan Hyses, qe eshte kapur ne nje grup demonstruesish dhe eshte sjellur ne zyren e Qazim Mulletit, tek komedia brilante “Prefekti” ? Batuten qe i drejtohet Qazim Mulleti : “Kapil e bir kapili, po djali i Hasonit je tina mer ?” Ai eshte aktori i roleve dytesore Leonard Daliu.

Perkrah ketij roli , interpretoi edhe ne filmin “Pesha e kohes” ; “Kthimi i ushtrise se vdekur” si dhe ne “Tinguj te harreses”.


LEONARD PORO

Aktor i mirenjohur i Teatrit “Bylis” te Fierit. Interpretoi shume shfaqje teatrale ne skenen e ketij institucioni ku u dallua per aftesite e tij te aktrimit, per plastiken dhe ne vecanti per timbrin e zerit .

Nga artedashesit mbare shqiptare mbahet mend ne rolin e Miço Stronit ne serialin televiziv “Emblema e dikurshme”


LEONIDHA HEBA

Eshte nje aktor i mirenjohur nepermjet interpretimit te tij ne disa filma shqiptar ndonese mungon informacioni perkates.

Duhet te permendet fakti se gjate luftes se dyte boterore arriti te mbijetoje ne njerin nga kampet e fameshme te perqendrimit.

Interpretoi ne filmat:
Shperthimi – 1974;
Fije qe priten – 1976;
Mengjeze te reja – 1981.


LISENKO MALAJ (1953 – 2018)
Regjisor, aktor

Lindi ne Vlore me 3 dhjetor 1953. U diplomua ne artet dramatike, ne Insitutin e Larte te Arteve ne Tirane. Fillimisht interpretoi ne kinomedine e I. Zhabjakut “Karnavalet” (1980)

Ne vitin 1982, punon si asistent me regjisorin Esat Musliu, Kristaq Dhamo, Dhimiter Anagnosti, Spartak Pecani etj. respektivisht ne disa filma si “Rruga e lirise” 1982, “Gracka”  1983, “Vendimi” – 1984, “Guret e shtepise sime” – 1985, “Te mos heshtesh”  -1985. Filmi i tij i pare si regjisor ishte “Tre dite nga nje jete” – 1986  . Filmi “Misioni pertej detit” – 1988 ishte filmi me i suksesshem i tij. Me 1992 xhiron filmin “Vdekja e burrit” qe do te jete edhe ai i fundit per te. Mbas 1992-shit emigron me familje ne Itali. Per realizimin e filmit dokumentare “Pranvera dy hapa prane” – 1985, u nderua me Cmimin e Trete ne Festivalin e 6-shte te Filmit Dokumentare dhe Vizatimore.

Filma te tjere si regjisore: “Shpresa” – 1988, ku interpreton edhe si aktor, “Shpella e pirateve” – 1990.
Nderron jete me 4 mars 2018 ne Itali mbas nje semundje te rende.


LUIGJINA LEKA

Aktore e viteve te para te kinematografise shqiptare per te cilen nuk ka nje informacion te plote, edhe pse i perkiste brezit te pare te aktoreve qe nisen rrugen e filmit shqiptar.

U lind ne Shkoder. Spektatori e njeh mese miri ne lojen e saj ne disa filma artistike, kryesisht ne role episodike. Shfaqet per here te pare ne vitin 1961 ne filmin  “Debatik” ne rolin e Shpreses. Me pas interpreton rolin e Mares tek “Toka e jone” (1964) perkrah aktores se madhe Marie Logorecit. Fill mbas ketij viti humbet nga skena per rreth 15 vitesh; Rikthehet me 1979 ku e  aktivizojne ne nje rol episodik ne filmin “Pertej mureve te gurta” (ne rolin e nje gruaje) dhe dy vjet me pas ne “Nje nate pa drite” (1981).


LUKË KAÇAJ (1926-2001)

Ne fakt emri i tij eshte i lidhur ne fushen e muzikes duke qene nje tenor brilant, njeri nga me te shkelqyerit ne operestike. U dërgua të studionte në konservatorin “Çajkovski”, ku shkëlqeu në mënyrë të pakrahasueshme në skena të ndryshme të botës. Shumë herët iu desh të mbante barrën e krahasimit me të madhin Shaljapin, ose “Albanskij Shaljapin”. 

Pas çlirimit, në vitet 1947-1950, punon në Korin e Përgjithshëm të Shtetit dhe në Ansamblin e Ushtrisë si solist dhe si korist. Në vitet 1950-1955 kryen studimet e larta për kanto pranë Konservatorit P.I. Tchaikowsky, në Moskë dhe që në atë vit emërohet solist në TOB.

Në TOB realizon mjeshtërisht role të paharruara nga operat shqiptare dhe botërore, duke u bërë një ndër artistët më të njohur e të preferuar në Shqipëri. Në vitin 1966 emërohet pedagog i kantos në Institutin e Lartë të Arteve dhe jep kontributin e tij të çmuar në përgatitjen e brezit të ri të këngëtarëve.

Ne vitin 1969 interpreton edhe ne filmin shqiptar “Perse bie kjo daulle” ne rolin e Gjon Marashit, nje babai konservator i nuses, Katrines “qe kishte thyer zakonin”.

Kjo karrierë ndërpritet në vitin 1973, kur Luk Kaçaj burgoset. Del nga burgu në vitin 1991 dhe vazhdon të aktivizohet në jetën muzikore shqiptare. Lukë Kaçaj nderron jete më 7 shtator 2001 në Laç. Pas vdekjes Presidenti i Republikës, Bamir Topi, i jep


MANUSHAQE QINAMI

Aktore e roleve dytesore e cila u aktivizua ne disa filma te Kinostudios si ne:  “Karnavalet” – 1980; “Gezhoja e vjeter” – 1980; “Dritat e qytezes” – 1983; “Enderr per nje karrige” – 1984; “Eja” – 1987.

Por roli i vetem  dhe me te cilin e dallon aktoren eshte ai i Donikes ne filmin “Koncert ne v. 36”- 1978, roli i jetes nese mund te themi keshtu te cilin e interpretoi me mjaft profesionalizem dhe qe i dha nje shtyse aktores te aktivizohet edhe ne filma te tjere.


MERITA XHANI

Shume aktore te kategorizuar si te roleve dytesore ose episodike kane nje mungese informacioni te theksuar. E njejta gje ndodh edhe me aktoren Merita Xhani qe e njohim nga interpretimi i saj ne filmin serial televiziv “Emblema e dikurshme” 


MET SHEHU

Aktivizimin e tij e gjejme ne filmin “Keshilltaret” ne rolin e Nezirit si dhe ne  “Rrugicat qe kerkonin diell”. 


MINELLA KONDO

U aktivizua ne filmin serial televiziv “Emblema e dikurshme” ne nje rol ne grupin e gjeologeve shqiptare. 


MIRELA ÇOMANI

Ne foto eshte aktorja Mirela Comani shkeputur ne filmin “Bregu i ashper”. 


NDOC LUKA

Brezi i rritur me filmat shqiptar te Kinostudios, e kane pare ate te luaje ne disa filma. Ky eshte aktori i levizjes amatore me origjine nga Shkodra. Profesioni i tij ka qene kryeinfermier ne repartin e ORL-se ne Spitalin n. 12-te ne Tirane. Ndofta paraqitja e tij e vecante, tiparet e fytyres si dhe zeri karakteristik, kane bere regjisoret qe ai te jete pjese ne 2-3 filma te kinostudios, gjithmone ne role negative, role episodike. Roli me te cilin ai indetifikohet eshte ai me pseudonimin “Gaforja” ne “Fije qe priten.

Keshtu ate e shikojme ne interpretim tek filmat: Operacioni “Zjarri”; “Fije qe priten” (Gaforria); “Vendimi” etj. Aktori ka nderruar jete para 60-tave!


PASKAL PRIFTI 

Lindi ne Kolonje. Krahas aktrimit ne Estrade ka qene edhe regjisor i kesaj trupe. U aktivizua gjithashtu ne disa nga filmat e Kinostudios si:
 “Nata e parë e lirisë” – 1984
“Kush vdes në këmbë” – 1984
“Hije që mbeten pas” – 1985
“Dashuria e fundit” – 1994
“Bolero” – 1997.
Artisti  nuk jeton me.


PETRAQ MARJANI 

Aktore i roleve dytesore qe mbahet mend ne interpretimin e disa filmave te Kinostudios nder te cilet: “Rrugicat qe kerkonin diell” dhe “Shoke te nje skuadre”


PETRAQ TAÇI 

Aktori u pa te luaje ne filmat:

“Dollia e dasmës time” – 1978 ne rolin e vellait te nuses dhe me pas ne “Gjurmë në dëborë”  – 1984.


PETRIT TUNA

Nje tjeter aktore i roleve dytesore ose episodike per te cilin ka mungese informacioni. Aktorin e gjejme te interpretoje ne dy filma:

ne serialin televiziv “Emblema e dikurshme” ne rolin e rojtarit te famullise si dhe me pas ne “Gjurme ne debore”


QEMAL MEHMETI (1935 – 2002)

Lindi ne Shkoder me 4 janar 1935 .

Pas mbarimit te Institutit te Larte te Arteve, caktohet ne Kavaje, ne pallatin e kultures si udheheqes artistik duke dhene ne kete Institucion nje kontribut te rendesishem per ecurine dhe rritjen cilesore te jetes kulturore e artistike, ne formimin e grupeve artistike te nderrmarjeve, te aktoreve dhe kengetareve te rinj te qytetit;

U mor gjithashtu ne organizimin, regjine dhe venien ne skene te shume shfaqjeve, koncerteve per femije dhe te rritur. Nga e kaluara e tij artistike duhet shenuar se ishte  aktor edhe ne organiken e Teatrit “Skampa” te Elbasanit.

Perpos veprimtarise se tij ne Kavaje e Elbasan u aktivizua edhe ne disa filma te Kinostudios ne role dytesore, episodike nga te cilet mund te kujtojme :

“Toka jone” – 1964;
“Operacioni Zjarri” – 1973;
“Rrugicat qe kerkonin deill” – 1975;
“Keshilltaret” – 1979;
“Itendenti” – 1981;
“Koha nuk pret” – 1984
Nderron jete ne Durres me 29 mars 2002


REZANA ÇELIKU

Spikere, prezantuese dhe aktore

Ajo faktikisht mbaron per ekonomi por jeta e saj merr nje drejtim krej tjeter. Perzgjidhet rastesisht dhe e fillon si spikere e mbremjes ne TVSH, paralelisht me shkollen ne Gjimnaz. Qe ne vit te pare ne Gjimnaz, bie ne sy te kineasteve te kohes te cilet i ofrojne nje konkurs per rolin e Melit ne “Zonja nga qyteti”.

Megjithate ajo edhe pse nuk arrin te fitoje , interpreton nje tjeter rol ndonese episodik ne kete film komedi. Ky ka qene edhe filmi i pare i saj.  Me pas interpreton edhe ne disa filma te tjere artistike e televizive nga ku mund te permendim: “Shembja e idhujve” (Diella) ; “Zonja nga qyteti”, “Ata ishin kater” (partizane) ; “Shoke te nje skuadre” (TV-ne rolin e mesueses); “Nje djale dhe nje vajze” , filmi i fundit ne vitin 1989;

Deshira e saj nuk ishte te behej aktore, ndaj nuk u fut studimeve ne Insitutin e Larte te arteve, mbasi Rezana mendonte se ishte nje profesion i veshtire e qe kerkonte shume impenjim dhe kohe. Keshtu ajo ushtron profesionin e mesueses  (matematike-fizike) neper fshatra dhe rrethina te Tiranes si ne Krrabe, Yshberisht etj  

Perkundrazi nga kinematografia per Rezanen Televizioni dhe prezantimi ishte pjese e deshires se saj. Keshtu ka qene per disa kohe edhe spikere e prezantuese Festivalesh ne RTSH, Kur vjen Pranvera etj. Ka shfaqjen si prezantuese ne Festivalin e 15-te qe kur ishte ne vitin e 3-te te Gjimnazit. Shembulli dhe frymezimi i saj ishte spikerja Zerina Kuke. Rezana gjithashtu duhet kujtuar edhe si prezantuese e Vaietese ne Naten e madhe Festive te nderrimit te Viteve. Pak perpara v. `90-te e largojne nga Televizioni per shkak te nje incidenti (ne dhomen e grimit nje aparture flokesh e harruar ne korrent) edhe pse asnjehere nuk u vertetua.

Aktualisht punon ne Bashkine e Tiranes qe nga v. 2005-2006 ne drejtorine e komunikimit me qytetaret, marredhenjet me publikun.


RROK DAJÇI

Sic e kemi theksuar edhe me pare, per nje grup aktoresh ka nje mungese te theksuar informacioni. Keshtu eshte edhe per aktorin e kinematografise Shqiptare dhe te teatrit shqiptar Rrok Dajci. Gjithsesi nje ndjekes i vemendeshem e kujton ate te pakten ne filmat “Gezhoja e vjeter” ne rolin e drejtorit te ndermarrjes si dhe ne “Plaku dhe hasmi”; “Ne cdo stine” (lulishtari) apo edhe ne dramen “Vizita e zonjes plake” .


SALI DOÇI (1945-1995)

Aktor, regjisor i Teatrit te Estrades se Bajram Currit

 Lindi ne Tropoje me 11 prill 1945. Ne vitin 1967  kryen Instituin e Larte te Arteve per aktor ne dramaturgji. Aftesite e tij aktoriale u dalluan qe ne periudhen e shkolles. Pas diplomimit emerohet si regjisor ne Pallatin e Kultures ne Bajram Curri si inteletuali i pare i diplomuar ne kete dege. Ne kete institucion krjon trupen e nje estrade te suksesshme.

Spikat per punen e tij me pasion ne veprimtarite e ndryshme kulturore te rrethit te Tropojes. Eshte nje numer i konsiderueshem materialesh si skece, komedi, drama me autore te huaj dhe te vendit qe jane vene ne skene dhe mbajne regjine e Sali Docit te cilat u shfaqen me trupen amatore te shtepise se kultures ne ndermarrje te rrethit, ne zonat per rreth. Per t`u permendur gjithashtu jane edhe mjaft spektaklet koncertale po me regjine e tij.

Aktori dhe regjisori Sali Doci u aktivizua ne dy filma shume te mirenjohur te Kinostudios ”Shqiperia e re” si tek “Rruge te bardha” (1974) dhe “Shembja e idhujve” (1977). Nuk pati fatin e bardhe te vazhdonte me tutje karrieren artistike qe kishte marre ngjitje, mbasi semuret dhe me 7 shkurt 1995 nderron jete para kohe ne moshen 50 vjecare.

Mban titullin “Qytetar nderi i Bajram Currit”


SHEFQET BREGU 
Prezantues i lajmeve dhe aktor.

Pervec prezantimit te Revistes Televizive” te kohes ne TVSH ai interpretoi edhe ne disa filma artistike te Kinostudios apo televizive . E kujtojme ne :

1983 – Zambaket e bardhe
1988 – Hetimi vazhdon
1989 – Pas takimit te fundit


 STRAZIMIR ZAJMI

Eshte nje aktor i roleve episodike. Nuk pati fatin te interpretoje ne shume filma pamvaresisht aftesive te tij qe shfaqi qe me rolin e pare shume te suksesshem ate te Jaces ne  kryevepren e  filmave te Kinostudios,  “Lulekuqe mbi mure” qe ne vitin 1976.

Mbas 9 vjeteve pause i rikthehet ekranit ne vitin 1985 me dy filma “Guret e shtepise sime” – ne rolin e Necos, si dhe “Dhe vjen nje dite” – ne rolin e djalit te madh te Baki Branices.

Ne vitin 1988 interpreton nje tjeter rol fare episodik te nje shoferi ne filmin “Flutura ne kabinen time”.


TATJANA LESKA

U linde me 22 gusht 1961 ne Tirane. Ka kryer Insitutin e Larte te Arteve ne degen e aktrimit. Nuk ka patur fatin te luaj ne shume filma , por mbahet mend ne interpretimin e rolit te Anes, protagonistes ne filmin “Ne shtepine tone” – 1979, qe kur ishte ende ne shkollen e mesme  dhe qe u nderua me cmim.

Filma te tjere: “Militanti” – 1984; “Kur hapen dyert e jetes” – 1986; “Nje vit i gjate” – 1987.


TAULANT GODAJ

Aktor i brezit te femijeve. U aktivizua ne tre filma shqiptare:

Tre vetë kapërcejnë malin – 1980
Nëntori i dytë – 1982,
Dhe vjen një ditë – 1986


TONIN KONCI

Njeri nga aktoret veteran te skenes dhe ekranit, ne vecanti i Teatrit te Estrades se Tiranes, ku punoi per nje kohe te gjate .

U aktivizua ne filmat e pare te Kinostudios nga te cilet mbahet mend ne: ”Debatik” – 1961; “Vitet e para” – 1965; “Brazdat 1973”; “Kur hiqen maskat” – 1974


 

Linku i pjeses se pare , lista e aktoreve nga A – J
https://www.kinematografia-shqiptare-sporti.com/foto-galeri-aktore-te-roleve-dytesore-lista-a-j/

__________
Pergaditi Kinematografia Shqiptare – korrik 2021 (pjesa 2-te e listes)
Administratoret e faqes Pjerin B dhe Erald B
Referenca: Informacion i seleksionuar nga literatura per artin skenik si dhe lajme te ndryshme on line.

Follow us :
Blog: https://albaniancinematography.blogspot.com/
Vimeo: Kinematografia Shqiptare (vimeo.com)
Facebook: https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare
Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti
YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCDRYQ5xCyGkfELm3mX8Rhtw

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here