Foto galeri e aktores Bakie Baboçi | “Kokëkashta”

0
1807

Bakie Baboçi
Aktore e Teatrit te Kukullave me nje karriere te gjate ne kete institucion. U aktivizua ne disa filma artistik te Kinostudios

Lindi ne Tirane. Vjen nga levizja amatore ne radhet e klases punetore, madje si soliste. Karriera e saj artistike ka nje shtrirje te gjate kohore prej 35 vite punë në Teatrin e Kukullave dhe gati 150 role ndër vite po në këtë skenë duke patur një karrierë te gjatë si aktore.

Duhet permendur fakti se ajo më herët e nisi si soprano, ne artistiken “Migjeni”, ansambli ne te cilin do jete soliste per nente vjet, ndonese një përvojë të cilën pak veta e njohin.

Asokohe kërkonin aktore nga klasa punëtore, dhe mbasi fiton nje konkurs fillon pune si aktore pranë Teatrit të Kukullave. Në fillimet e karrierës kishte edhe një kontribut partiak, kur qe ne moshen 17 vjeçe, anëtarësohet pranë Partisë së Punës së Shqipërisë, e më pas u bë sekretare për partinë në lagjen ku banonte.

Pavarësisht këtij angazhimi, ajo e ndiente që, si në çdo fushë tjetër, edhe arti atëherë kishte censurë. Ndihej kjo edhe në personazhet që interpretoheshin, ku futej fryma e heroit, si personazh kryesor apo ndikimi i partisë.

“Kokëkashta” ka qënë një ndër rolet më të spikatura të teatrit të kukullave vite më parë, dhe te gjithë e kujtojnë gjithashtu aktoren kur interpretonte edhe role te tjera si “Pinokun”, “Kacamisri”, “Tipi” etj..

Breza te tere femijesh u rriten me personazhet e interpretuara prej saj edhe pse ndofta nuk e dinin se pikerisht mbas “maskes” qendronte aktorja profesioniste Bakie Baboci.

Interpretoi edhe ne filmat: “Enderr per nje karrige” / “Shoku yne Tili / “Koha nuk pret” / “Familja ime” / “Si gjithe te tjeret”.

Mbetet njera nga aktoret me kontribut te vyer ne Teatrin e Kukullave.

   

© Material i rezervuar
Ekskluziviteti ne kete faqe: 18 janar 2022
__________
Kinematografia Shqiptare qe ne vitin 2013

Follow us:
Blog: https://albaniancinematography.blogspot.com/
Vimeo: Kinematografia Shqiptare (vimeo.com)
Facebook: https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare
Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti
YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCDRYQ5xCyGkfELm3mX8Rhtw

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here