Foto galeri e aktores dhe prezantueses Rezana Çeliku!

0
3335

Rezana Çeliku
Spikere, prezantuese dhe aktore

Lindi ne Tirane me 25 shtator 1958. Faktikisht mbaron per ekonomi por jeta e saj merr nje drejtim krej tjeter.
Perzgjidhet rastesisht dhe e fillon si spikere e mbremjes ne TVSH, paralelisht me shkollen ne Gjimnaz. Qe ne vit te pare ne Gjimnaz, bie ne sy te kineasteve te kohes te cilet i ofrojne nje konkurs per rolin e Melit ne “Zonja nga qyteti”.

Megjithate ajo edhe pse nuk arrin te fitoje, interpreton nje tjeter rol ndonese episodic ne kete film komedi. Ky ka qene edhe filmi i pare i saj.
Me pas interpreton edhe ne disa filma te tjere artistike e televizive nga ku mund te permendim: “Shembja e idhujve” (Diella) ; “Zonja nga qyteti”, “Ata ishin kater” (partizane) ; “Shoke te nje skuadre” (TV-ne rolin e mesueses); “Nje djale dhe nje vajze” , filmi i fundit ne vitin 1989;

Deshira e saj nuk ishte te behej aktore, ndaj nuk u fut studimeve ne Insitutin e Larte te arteve, mbasi Rezana mendonte se ishte nje profesion i veshtire e qe kerkonte shume impenjim dhe kohe. Keshtu ajo ushtron profesionin e mesueses (matematike-fizike) neper fshatra dhe rrethina te Tiranes si ne Krrabe, Yshberisht etj.

Perkundrazi nga kinematografia per Rezanen Televizioni dhe prezantimi ishte pjese e deshires se saj. Keshtu ka qene per disa kohe edhe spikere e prezantuese Festivalesh ne RTSH, Kur vjen Pranvera etj. Ka shfaqjen si prezantuese ne Festivalin e 15-te qe kur ishte ne vitin e 3-te te Gjimnazit.

Shembulli dhe frymezimi i saj ishte spikerja Zerina Kuke. Rezana gjithashtu duhet kujtuar edhe si prezantuese e Vaietese ne Naten e madhe Festive te nderrimit te Viteve. Pak perpara v. `90-te e largojne nga Televizioni per shkak te nje incidenti (ne dhomen e grimit nje aparture flokesh e harruar ne korrent) edhe pse asnjehere nuk u vertetua.

Aktualisht punon ne Bashkine e Tiranes qe nga v. 2005-2006 ne drejtorine e komunikimit me qytetaret, marredhenjet me publikun.
_________________
Kinematografia Shqiptare – publikuar me pare ne Facebook, maj 2020

Follow us:
Blog: https://albaniancinematography.blogspot.com/
Vimeo: Kinematografia Shqiptare (vimeo.com)
Facebook: https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare
Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti
YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCDRYQ5xCyGkfELm3mX8Rhtw

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here