Foto profil i aktorit Qemal Mehmeti (1935-2002)!

0
4593

Qemal Mehmeti (1935-2002)
Aktor i roleve dytesore ne kinematografine shqiptare. Njekohesisht ishte udheheqes artistik i Pallatit te Kultures ne Kavaje dhe aktor ne Teatrin “Skampa”, Elbasan!

Lindi ne Shkoder me 4 janar 1935 .
Pas mbarimit te Institutit te Larte te Arteve, caktohet ne Kavaje, ne pallatin e kultures si udheheqes artistik duke dhene ne kete institucion nje kontribut te rendesishem per ecurine dhe rritjen cilesore te jetes kulturore e artistike, ne formimin e grupeve artistike te nderrmarjeve, te aktoreve dhe kengetareve te rinj te qytetit;

U mor gjithashtu ne organizimin, regjine dhe venien ne skene te shume shfaqjeve, koncerteve per femije dhe te rritur. Nga e kaluara e tij artistike duhet shenuar se ishte aktor edhe ne organiken e Teatrit “Skampa” te Elbasanit.

Perpos veprimtarise se tij ne Kavaje e Elbasan u aktivizua ne disa filma te Kinostudios ne role dytesore dhe episodike nga te cilet mund te kujtojme :

“Toka jone” – 1964 (Vata);
“Operacioni Zjarri” – 1973 (Pashko Hila);
“Rrugicat qe kerkonin deill” – 1975 (zoti Ilo) ;
“Koncert ne vitin 36” – 1978 
“Keshilltaret” – 1979 (Nexhipi) ;
“Itendenti” – 1981 (Veipi) ;
“Fundi i nje gjakmarrje” – 1983
“Koha nuk pret” – 1984

Nderron jete ne Durres me 29 mars 2002

Material i rezervuar | Ekskluziviteti ne kete faqe mban daten 31 korrik 2021
_____________
Kinematografia Shqiptare nje faqe publike ne aktivitet qe ne vitin 2013

Follow us :
Blog: https://albaniancinematography.blogspot.com/
Vimeo: Kinematografia Shqiptare (vimeo.com)
Facebook: https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare
Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti
YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCDRYQ5xCyGkfELm3mX8Rhtw

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here