Foto galeri e komedisë “Prefekti” | 50 vjetori i shfaqjes!

0
357

PREMIERAT E TEATRIT POPULLOR
Fakte dhe deshmi per tere brezat.

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

“Prefekti” eshte nje shfaqje e vene disa here ne skene gjate viteve te teatrit shqiptar. Keshtu u vu per here te pare ne skenen e Teatrit te Shtetit me 11 dhjetor 1948.

           Dy fotot si me poshte i perkasin shfaqjes se pare te v. 1948
           

Por ne kemi marre si date versionin e 28 nentorit 1973, pra 50 vjet me pare, si nje shfaqje me arrire, me e perfeksionuar dhe profesionale.

Shkruar me mjeshtri nga Besim Levonja (A.M) qe ne vitet e luftes, kjo veper erdhi dhe u punua disa here derisa nga skeci mori formen e nje telekomedie me tre akte, pra te v. 1973, me rolin kryesor te Qazim Mulletit te interpretuar me profesionalizem dhe mjeshtri nga aktori i madh Robert Ndrenika (A.P).

               

Para Ndrenikes rolin e prefektit e kane luajtur gjithashtu Mihal Popi (A.P); Nikolin Xhoja (A.P) si dhe Xhemil Tagani (dublues i R. Ndrenikes)

Foto nga shfaqja e vitit 1948. Ne rolin e prefektit artisti i madh Mihal Popi
Foto nga shfaqja e vitit 1973. Ne rolin e prefektit aktori Xhemil Tagani
Ne foto eshte regjisori Pirro Mani, dy Qazim Mulletet (R. Ndrenika, Xh. Tagani) si dhe “Man Kukaleshi” interpretuar nga Gjon Karma
Regjisori i komedise Pirro Mani (A.P0 duke instruktuar aktoret R. Ndrenika dhe Gj. Karma

Regia: Pirro Mani (A.M) dhe Tef Pali
Skenografia: Hysen Devolli
Muzika: Kujtim Laro

Interpretet ne versionin e regjistruar ne televizion:
Robert Ndrenika………..Prefekti, Qazim Mulletja
Behije Cela………..Hajria, e shoqja e prefektit
Ndrek Shkjezi………..Kapterri
Gjon Karma………….Man Kukaleshi
Sulejman Pitarka……..Shaqir Aga
Anastas Kristofori……..Sekretari
Esma Agolli………..zonja e doktorit
Lazer Vlashi……..Kafexhiu
Drita Haxhiraj…….Burbuqe
Avni Resuli………..Liu
Saimir Huta……Reshiti
Ilia Shyti……..Memeci
Zana Zekthi……vajza e trakteve

       Foto galeri nga shfaqja e vitit 1973 versioni i regjistruar ne RTSH
     
     
     

Ne role episodike:
Besa Imami / Merkur Bozgo / Fatos Haxhiraj
Leonard Deliu / Gjovalin Gjoka / Petraq Xhillari
Agim Brojka / Vladimir Saliu / Vangjel Toce
Sait Boshnjaku /

VINI RE: Ne kete shfaqje interpretuan edhe aktore te tjere ne te njejtat role si shembulli i Ferial Alibalit ne rolin e Burbuqes (foto poshte majtas), i Lazer Filipit si Shaqir Aga, Luan Qerimi (fshatar) etj.

© Material i rezervuar | Ekskluziviteti ne kete faqe mban daten 26 nentor 2023
___________
Kinematografia Shqiptare ne aktivitet qe ne vitin 2013


Discover more from Kinematografia Shqiptare - Sporti

Subscribe to get the latest posts sent to your email.