PREMIERAT E TEATRIT POPULLOR
“Familja e peshkatarit” njera nga shfaqjet me te arrira te teatrit tone u vendos ne skenen e Teatrit Popullor me 19 shkurt 1956, nje vit pas botimit te vepres se shkruar nga “Artisti i Popullit” Sulejman Pitarka (1955).
Regjia: Pandi Stillu
Skenografia: Hysni Devolli
Nder interpretuesit e pare te shfaqjes premiere ishin:
Naim Frasheri, Margarita Xhepa, Drita Pelinku, Kadri Roshi, Ferial Alibali etj.
Pas kesaj date kjo shfaqje duke patur nje sukses te madh vazhdoi te vihej e te interpretohej ne skenen e teatrit popullor ne vite me aktore te ndryshem:
Ilia Shyti, Lazer Filipi, Drita Haxhiraj, Ndreke Luca, Reshat Arbana, Roland Trebicka, Sait Boshnjaku, Elida Janushi, Vladimir Muzha dhe shume te tjere me pas, iu shtuan interpretimit te kesaj vepre .
Duhet thene qe po kjo drame u vendos gjithashtu ne skenat e ndryshme te teatrove lokale ne qytetet shqiptare, Shkodra, Korca, Durresi, Vlora, Elbasani etj.
Nje version i kesaj drame u incizua edhe ne emisionin “Teatri ne radio” me regjisor Artistin e Popullit Pjeter Gjoka.
Foto nga shfaqje te ndryshme te drames ne vite![]()
![]()
![]()
© Material i rezervuar
Ekskluziviteti ne kete faqe me 19 shkurt 2022
_____________
Kinematografia Shqiptare ne aktivitet qe ne vitin 2013