Foto galeri nga teatri “Artani” | 61 vjet që nga shfaqja premierë!

0
284

PREMIERAT E TEATRIT POPULLOR!
Si sot ne kete date, 61 vjet me pare, me 26 qershor 1962, ne skenen e Teatrit Popullor u dha premiera e shfaqjes “Artani” te autorit S. Vaqarri

Regjia: Pjeter Gjoka.
Skenografia: Hysen Devolli.
Muzika: Prenk Jakova
Koreografia: Skender Selimi

Interpretet:
Artani…….. Pjeter Gjoka (A.P) dhe Lazer Vlashi,
Mbreteresha Teuta…….Besa Imami (A.P)
Dhimiter Fari….. Loro Kovaçi (A.P) ,
I shoqi i Teutës (mbretëreshe)……Tef Pali,
Grupi i vajzave………studentet te shkollës per aktore “A. Mojsiu” pranë TP.

Duke qene se kjo ishte nje shfaqje me permasa te medha dhe duheshin shume role, ne interpretimin e saj ishin edhe aktoret: Avni Resuli, Qenan Toro, Liza Vorfi (A.M), Lazer Filipi (A.P) Seit Boshnjaku, Xhevat Sekreti, Neki Shkaba dhe te tjere.

Duhet permendur edhe persa i përket kostumeve. Duke qenë shoke femijerie dhe miq te ngushtë gjatë gjithe jetes me mjeshtrin e etnografisë Shqipetare z.Rrok Zojzin, aktori i madh, Pjeter Gjoka se bashku me skenografin e shfaqjes shkembyen shume mendime te vyera persa i përket kostumografise per shfaqjen, pasi tematike e saj i perkiste periudhes  ne kohen hershme te Ilirise.

Reparti i rrobaqepsise u drejtua nga Paskal Papaqako, Voina Kadiq, (dhe dy te tjere). Here pas here vinte dhe vete z. Rrok Zojzi qe i jepte keshillat e duhura. Kostumet e shfaqjes dolen shume bukur. Disa kostume te asaj shfaqje paten rezistuar deri ne 2017, por me shkatërrimin e teatrit u zhduken edhe ato.
(skeda u plotesua sipas deshmise se aktorit te TP-se z. Gjovalin Gjoka, djalit te artistit te paharruar Pjeter Gjoka)

© Material i rezervuar | Ekskluziviteti ne kete faqe mban daten 22 qershor 2023
__________
Kinematografia Shqiptare ne aktivitet qe ne vitin 2013

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here