Foto galeri nga teatri “Mbreti Lir” | 58 vjetori i shfaqjes premierë!

0
290

PREMIERAT E TEATRIT POPULLOR
Si sot 58 vjet me pare, pikerisht me 30 korrik 1965, ne skenen e Teatrit Popullor do te jepej shfaqja premiere e drames me 5 akte “Mbreti Lir” te William Shekspeare.
1962 – 2023.

“Mbreti Lir” eshte nje nga veprat me te mira te shkrimtarit te famshem Uilliam Shekspir. Ai e shkroi kete drame rreth viteve 1600. Shqiperuar nga Skender Luarasi. 

SHEBIM: Ne nje informacion te derguar nga ish aktori i Teatrit Popullor z. Gjovalin Gjoka, djali i te madhit dhe Artistit te Popullit Pjeter Gjoka thuhet keshtu:

Premiera e kesaj shfaqje ne fakt u be ne skenen e Teatrit “Aleksander Moisiu” ne Durres
per arsye se e gjithe trupa shkoj ne ate qytet sepse ne ate periudhë nuk kishte shfaqje dhe se do te kryheshin per dy muaj, (korrik e gusht deri nga data15 shtator) punime ne ambientet e skenes se Teatrit Popullor.

Premiera e rregullte eshte dhene rreth datës 25 apo tre dite me vone te shtatorit 1965. Shfaqja pati nje sukses shume te madh deri ne qershor 1966, sepse u semur aktori dhe Artisti i Popullit Loro Kovaçi , i cili luante rolin e Gllosterit.dhe ne fillim te korrikut ai nderroj jete dhe shfaqja nuk u luajt me.

Dhe jo sic thotë drejtoresha e teatrit Metropol te Tiranës, zonja Jonida Beqo, qe shfaqja u dha njehere dhe rregjimi i asaj kohë e bllokoi dhe e hoqi. Eshte mire ajo zonje te studioje me mire historikun e teatrit Shqiptar sepse sic mora vesh ka kryer edhe Universitetin e Arteve dega dramatike. Eshte shprehur keshtu ne emisionin e R. Magjistarit. Dhe se shfaqja “Mbreti Lir” e vene ne teatrin Metropol ishte hera e pare qe kjo shfaqje shihte driten e skenes ne teatrin Shqiptar!

Reagimi i artistit z. Gjovalin Gjoka eshte i drejte. Nuk eshte hera e pare qe drejtuesit e sotem te institucioneve te Teatrit Shqiptar (qofte edhe ne rrethe) mundohen me deklarata te ndryshme ne panele te ndryshme te televizioneve shqiptare, por edhe ne rrjete sociale nepermjet profileve te tyre private, te menjanojne, te shtremberojne, madje edhe nese munden t`a censurojne kontributin e atij brezi qe krijoi historine e teatrit tone.
Kemi degjuar disa here shprehje te paqena ne kundershtim me realitetin sic ka ndodhur, qe shfaqjet klasike te Shekspirit, Molierit dhe te tjereve ishin te ndaluara me ligj dhe na pasken pare “dritat e premieres” vetem fill mbas 90-tes, kur faktet me foto tregojne se shfaqjet e klasikeve jane dhene qe ne krye te heres me themelimin e Teatrit Shqiptar.
Nuk eshte aspak mire qe artistet e sotem se bashku me drejtuesit e institucioneve teatrore, deshmojne shtremberime dhe genjeshtra. Tek e fundit tashme artedashesi shqiptar e di arsyen se perse e behet kjo keqadashje, per te nxjerre ne dukje “punen e sukseshme” te tyre, dhe per te censuruar historine duke i dhene madje ngjyrime politike teatrit shqiptar, per te mohuar gjithcka, sakrificat, punen dhe veprat qe artistet themeltar i vune ne skene para spektatorit, deshmitarit te vertete.
(Opinioni i faqes)

Le te kthehemi tek skeda e shfaqjes ne fjale:

Regjisori: Pandi Stllu
Skenografia: Hysen Devolli

Interpretet:
Pjeter Gjoka……Mbreti Lir
Margarita Xhepa……Regana
Drita Pelinku….
Roza Xhuxha (Anagnosti)……
Loro Kovaci……
Qenan Toro…..
Prokop Mima …….
Lazër Vlashi………
Luan Qerimi………
Naim Frashëri……..
Mario Ashiku………
Ilia Shyti………
Bexhet Nelku………
Viktor Gjoka……..
Tef Pali……..
Avni Resuli……..
Vladimir Prifti…….
Seit Boshnjaku……..
Remzi Fisniku ……..
Edi Luarasi………

Aktoret gjate interpretimit: Drita Pelinku, Pjeter Gjoka, Margarita Xhepa.
Aktorja Roza Anagnosti
Artisti i Popullit Pjeter Gjoka
Aktoret ne interpretim: pjeter Gjoka dhe Margarita Xhepa
Aktoret Drita Pelinku dhe Margarita Xhepa
Stafi i shfaqjes: Luan Qerimi, Margarita Xhepa, ?, (ulur ) Pandi Stillu, Drita Pelinku, (poshte) Roza Anagnosti, Lazer Vlashi
Aktoret gjate nje skene te shfaqjes: Naim Frasheri, Pjeter Gjoka, (lart) Luan Qerimi, Lazer Vlashi dhe shtrire Roza Anagnosti.

© Material i rezervuar| Ekskluziviteti ne kete faqe mban daten 21 korrik 2023

Vini re: Fotot pa logo u moren nga arkiva e Teatrit Popullor (sot TK)
______________
Kinematografia Shqiptare ne aktivitet qe ne vitin 2013

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here