Foto nga teatri “Në Gjenevë” | 66 vjet që nga premiera!

0
188

PREMIERAT E TEATRIT POPULLOR
Si sot 66 vjet me pare, me 12 maj 1957, ne skenen e Teatrit Popullor do te shfaqej premiera e teatrit “Ne Gjeneve”, nje drame e autorit S. Vaqarri.

Vini re: Eshte e vertete thenia qe nje foto mundet te tregoje shume me teper. Eshte prove e pakundershtueshme qe vjen prapa ne kohe.
Keshtu pra njera prej dy fotove qe kemi mundesuar nga ky teater, sic duket fare qarte, tregon dy aktoret e mirenjohur te skenes dhe ekranit tone Kadri Roshi dhe Esma Agolli duke interpretuar nje puthje ne mesin e dy te rinjve.

Eshte viti 1957. A nuk duket kontradiktore nje veprim i tille ?
Si ka mundesi qe ne ate kohe ne Shqiperi kishte ardhur ne pushtet qeveria komuniste e Enverit e cila e ndalonte rreptesisht veprime te tilla ne shfaqje teatrale apo kinematografi, te pakten keshtu thuhej ose me sakte u tregohet brezit te ri te sotem, qe puthja ishte tabu, “molle e ndaluar” , shfaqjet klasike te autoreve te huaj ishin te ndaluara me ligj, veshjet dhe kostumet ishin demode, dashuria nuk bente pjese ne artin komunist etj etj, pra zi e me zi, zift i teri, nje sketerre e vertete……
Po kjo foto qe deshmon te kunderten atehere?
Po si mund te kundershtohen atehere shfaqjet teatrale pikerisht nga autoret klasike te huaj si Shekspiri e Molieri qe u vune ne skene nga Teatri Popullor qe ne fillim te heres se ketij institucioni?

Ne si staf drejtues i kesaj faqe nuk duam te behemi avokate mbrojtes te askujt dhe natyrisht qe arti skenik (teatri, filmi, muzika, humori) ishte nen kontroll te politikes se kohes, por behej me vetmohim, sakrifica e pa mohuar traditat, kulturen dhe emancipimin e shoqerise shqiptare.

Ndersa sot me keqardhje konstatohet dhe duhet pranuar madje akoma me keq, me kahjen drejt rruges se denigrimit dhe te degjenerimit se sa ate te modernizimit dhe integrimit te shoqerise sone.
Teresisht jashte cdo kontrolli, mbikqyrje apo kritike.

Arti i pas v. 90-te , institucionet dhe nje pjese e mire e artisteve tane (pjesa e te rinjve qe duan te konfirmohen si artiste) jane nen varesi te klases politike shkaterrimtare dhe partive sunduese qe ia hipin karriges se pushtetit sipas rradhes. Artistet e rinj u duhet te behen ne fillim militante partiake nese duhet te riafirmohen si aktore (pak rendesi ka aftesia interpretative), kengetaret femra ne me te shumten e rasteve u duhet te nenshtrohen operacioneve plastike dhe te zhvishen para publikut per te arrire famen (pamvaresisht se tekstet dhe muzika e kengeve jane te niveleve te Neandertalit)…..dhe shembujt jane te shumte pa dashur te permendim emra.

Regjisor:
Skenografia:
Grimi:

Interpretet:
Kadri Roshi / Esma Agolli / Drita Pelinku /

(Skeda per t`u plotesuar)

© Material i rezervuar
Ekskluziviteti ne kete faqe mban daten: 9 mars 2022

____________
Kinematografia Shqiptare ne aktivitet qe ne vitin 2013

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here