Foto nga teatri “Pllaton Kreçet” | 74 vjet nga shfaqja premierë!

0
164

PREMIERAT E TEATRIT POPULLOR!
74 vjet me pare, pikerisht si sot ne kete date, 3 prill 1948, ne skenen e Teatrit Popullor do te jepej shfaqja premiere e drames me tre akte dhe pese tabllo, “Pllaton Krecet” e autorit sovjetik Aleksander Kornejcuk.

Regjisor: Sokrat Mio
Piktor:

Interpretet:
Besim Levonja……Platon Ivanovic Krecet
Besa Imami…….Lida, arkitekte
Naim Frasheri………Stjepa, okulist
Behije Cela dhe Vangjel Pikoli…….Valja, asistente
Gjon Karma…….Terentij Osipvic` Bublik, Terapeut
Prokop Mima…..Arkadij Pavlovic`, pergjegjes
Marie Logoreci………Maria Tarasovna Krecet, nena e Platonit
Andon Pano…..Pavel Semjonovic` Berest, kryetari
Ana Kcira……Maja, e bija
Violeta Manushi………..Hristina Arhipovna, infermjere
Nikolla Panajoti………….Vasja, shofer
Marta Burda………..Olja, shoqe e Valjes
Pjeter Gjoka……..Sekretari i Partkomit

Permbajtja:
Pllaton Krecet eshte kirurgu me i zoti ne spitalin e qytetit dhe vazhdon punen e tij per suksese te reja ne kirurgji.
Arkadi, pergjegjesi i spitalit e nencmon kete pune, Arkadi eshte njeriu i fjaleve te medha dhe te shumta por i puneve te pakta. Nderkohe Arkadi eshte fejuar me Liden, kandidate per ne Partine Komuniste. Lida ka mbaruar universitetin per arqitekture dhe ka bere nje projekt-plan per ndertimin e nje senatoriumi. Projekt plani u aprovua nga mjeket dhe kryeinxhinjeri, gjithashtu edhe nga Komiteti Ekzekutiv.

Vetem kirurgu Pllaton Krecet s`e ka aprovuar dhe ne vrejtjet e tij qe i ka dhene arkadit tregon arsyen. Mirepo Arkadi per te mos i proshur qefin Lides s`ia tregon keto verejtje te cilat do t`i sherbenin shume. Kryetari i Komitetit Berest s`dinte ngje per te gjitha keto dhe e kishte aprovuar planin. Mirepo kur i rane ne dore verejtjet e Pllatonit dhe mbasi studioi ne nje nate stilet e arkitektures pa se Pllatoni kishte shume te drejte. Atehere ndalon punimet dhe merret me korrigjimet e planit.

Lida e influencuar nga Arkadi kujton se Pllatoni ia ka bere me qellim dhe lind keqkuptimi. Arkadi qe enderronte kryeqytetin ne saje te punes se Lides, ben cmos qe te shtohen grindjet ne mes Lides dhe Pllatonit.

Perfiton edhe nga rasti se Lides i vdes edhe babai mbas nje operacioni shume te rende qe i ben Pllatoni.

Mirepo edhe Lida tani fillon t`a njohe me mire karakterin e Arkadit dhe e pa se me te nuk do te kishte jete te lumtur. Arkadi nga ana tjeter kishte bere nje raport kunder Pllatonit duke thene se mortaliteti sa vjen dhe po shtohet. Perkundrazi Pllatoni punonte per te miren e shoqerise nat dhe dite dhe ne ditet e pushimit, por kur i semuri kishte organizem shume te dobet ai s`kishte se c`te bente.

Pra faji nuk qendronte tek zotesia e kirurgut por tek organizmi i te semurit dhe kete gje nuk e kuptonin njerezit e rendomte dhe as Lida, por vetem doktoret dhe Kryetari i Komitetit Ekzekutiv, Berest. Ai i dinte te gjitha dhe kishte besim te plote tek Pllaton Krecet.

© Material i rezervuar | Ekskluziviteti ne kete faqe mban daten : 2 prill 2022
____________
Kinematografia Shqiptare ne aktivitet qe ne vitin 2013

Follow us:
Blog: https://albaniancinematography.blogspot.com/
Vimeo: Kinematografia Shqiptare (vimeo.com)
Facebook: https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare
Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti
YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCDRYQ5xCyGkfELm3mX8Rhtw

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here