Anila Kardhashi
Njera nga femijet aktore qe aktivizoheshin ne filmat e Kinostudios “Shqiperia e re”
Lindi me 2 qershor 1966 ne Tirane.
Nje brez me i rritur e mban mend vajzen me floke te kuqe ne filmin “Tinguj te luftes” ne rolin e Lules. Ajo eshte aktorja e vogel Anila Kardhashi e grupit te femijve qe interpretonin ne filmat e Kinostudios “Shqiperia e re”.
U aktivizua ne tre filma “Mimoza llastica” – 1973 ne rolin e Eves, njera nga shoqet e Mimozes / “Shtigje lufte” – 1974, ne rolin e nje vajze te vogel e mbetur jetime, ne skenen kur takohet me Kananin dhe grupin e partizaneve, dhe “Tinguj lufte” – 1976 ne rolin e Lules sherbyeses se vogel.
Foto galeri e aktores se vogel te filmit shqiptar![]()
![]()
![]()
Me pas rruga e saj e jetes mori nje drejtim krejt tjeter me artin, nuk u be aktore por aktualisht ajo eshte njera nga mjeket me te degjuara dhe doktoreshe e stafit administrues ne Spitalin Onkologjik te Barit ne Itali. E diplomuar per mjeksi në Fakultetin e Mjekësise ne Universitetin e Tiranës ne vitin 1989. Eshte vleresuar me Medaljn e Artë për marrjen e të gjitha provimeve me pikë të plota.
Me pas diplomohet në Mjekësi dhe Kirurgji nga Fakulteti i Mjekësisë dhe Kirurgjisë ne Universitetin e Barit ne vitin 1995 me vleresim te pikeve 110 nga 110 te vlefshme.
Ka mare doktoraturen në Mjekësinë e arritur më 07 tetor 1994 në Parma dhe lëshuar më 16 tetor 1998 nga Ministria e Universiteteve dhe Kërkimit Shkencor e Teknologjik.
Nje vit me pas me 28 tetor 1999 specializohet në Gjinekologji dhe Obstetrikë në Klinikën I të Gjinekologjisë dhe Obstetrikës së Fakultetit të Mjekësisë dhe Kirurgjisë në Universitetin e Barit ….pra nje karriere te pasur dhe cfare karriere por ne nje fushe tjeter me ate te artit kur qe e vogel interpretonte.
Anila zoteron gjithashtu tre gjuhe te huaja: anglisht, frengjisht, dhe italisht. Aktualisht jeton ne Bari te Italise.
(C) Material i rezervuar . Ekskluziviteti ne kete faqe me 10 janar 2022
_____________
Kinematografia Shqiptare qe ne vitin 2013
Referenca: Nje dokument ne PDF ne gjuhen italiane “Curriculum vitae” per zonjen Kardhashi .
Follow us : Blog: https://albaniancinematography.blogspot.com/ Vimeo: Kinematografia Shqiptare (vimeo.com) Facebook: https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCDRYQ5xCyGkfELm3mX8Rhtw