Foto profil e aktores Luigjina Leka!

0
1256

Luigjina Leka

Aktore e viteve te para te kinematografise shqiptare per te cilen nuk ka nje informacion te plote, edhe pse i perkiste brezit te pare te aktoreve qe nisen rrugen e filmit shqiptar. U lind ne Shkoder. Spektatori e njeh mese miri ne lojen e saj ne disa filma artistike, kryesisht ne role episodike.

      
      
      
      

Shfaqet per here te pare ne vitin 1961 ne filmin “Debatik” ne rolin e Shpreses. Me pas interpreton rolin e Mares tek “Toka e jone” (1964) perkrah aktores se madhe Marie Logorecit. Fill mbas ketij viti humbet nga skena per rreth 15 vitesh; Rikthehet me 1979 ku e aktivizojne ne nje rol episodik ne filmin “Pertej mureve te gurta” (ne rolin e nje gruaje) dhe dy vjet me pas ne “Nje nate pa drite” (1981).

U publikua me pare ne faqen Kinematografia Shqiptare ne Facebook ne shtator 2020.

_______________
Kinematografia Shqiptare ne aktivitet qe ne vitin 2013

VINI RE: jane te lutur te gjithe personat qe kane nje informacion me te gjere, vecanerisht koleget e artistes te ndihmojne ne plotesimin e profilit te artistes, per hire te pergjegjesise qytetare ne mbrojtjen e kultures, artit dhe artisteve te saje! Ju falenderojme paraprakisht!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here