Fitnete Tiço
Ben pjese ne ate grupim aktoresh qe ndonese luajten ne nje numer te konsiderueshem te filmave shqiptar, pak ose aspak nuk iu permend emri edhe pse kontributi i ketyre aktoreve do te thonim eshte pjese e pandare e kinematografise shqiptare.
Megjithate edhe pse aktore dytesore ajo i mbuloi me sukses dhe profesionalizem pamvaresisht rolit te vogel apo sekondar qe i caktuan regjisoret e Kinostudios, por si gjithmone cdo rol ne teresi eshte pjese e pandare ne panoramen e nje filmi, vecanerisht rolet interpretuara nga ajo te nenave me halle apo grave te pervuajtura.
Lindi ne Tirane ne vitin 1949. Mbaroi Insitutin e Larte te Arteve per aktore.
Aktivitetin e saj artistik e ka kryesisht gjate viteve 80-te ku u aktivizua ne nje numer te konsiderueshem te filmave te Kinostudios “Shqiperia e re” duke filluar qe me filmin “Balonat ne vitin 1979.
FILMA TE TJERE:
1980 – Sketerre `43
1980 – Partizani i vogel Velo (nena e Velos)
1981 – Kur po xhirohej nje film
1983 – Nje vonese e vogel (nena e Besjanes)
1985 – Dasma e shtyre
1985 – Tre njerez me guna (gruaja e Rizait)
1985 – Te mos heshtesh (nena e Silvit)
1986 – Dhe vjen nje dite (gruaja e Zenunit)
1986 – Bardhesi
1986 – Rrethimi i vogel
1987 – Telefoni i nje mengjesi (motra e Neritanit)
____________
Kinematografia Shqiptare 2013-2021
Fotot dhe skeda e filmave u mundesuan nga administratori i kesaj faqe Erald B.
© Material i rezervuar, ndalohet kopjimi. Ju lutemi shume merrni ne konsiderate dhe mos nenvlehtesoni sinjalizimet tona. Me respekt stafi “K.SH”
Follow us : Blog: https://albaniancinematography.blogspot.com/ Vimeo: Kinematografia Shqiptare (vimeo.com) Facebook: https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCDRYQ5xCyGkfELm3mX8Rhtw