Mira Minga – Jupi (1955-2019)
Aktore profesioniste e Teatrit Kombetar per Femije (Teatri i Kukullave)
Lindi ne Tirane ne vitin 1955.
Aktore e mirenjohur ne vecanti per teatrin e kukullave. Te panumerta ishin rolet e interpretuara prej saj ne skenen e teatrit per femije si Cufo, Kllouni, Vjeshta, Rosak Topolaku, Shtriga e Borebardhes.
Interpretoi edhe ne filmin e Kinostudios “Perralle nga e kaluara” ku me mjeshtëri realizoi figurën e Kotes, fshatares, ngatërrestare e thashethemexhie.
U nda nga jeta me 18 dhjetor 2019 ne Amerike vendi ku kishte emigruar dhe jetonte qe nga viti 2000.
Ekskluziviteti ne kete faqe mban daten 7 korrik 2023
___________________
Kinematografia Shqiptare ne aktivitet qe ne vitin 2013
Fotot u nxoren nga kerkimi “Google”