Foto profil i aktorit dhe regjisorit Ndoc Çefa!

0
592

Ndoc Çefa
Aktor dhe regjisor i Teatrit “Migjeni” Shkoder

I lindur ne qytetin e Shkodres, banues i lagjes “Vojo Kushi”, aktori kryesisht i roleve dytesore dhe regjisori Ndoc Cefa ishte per nje periudhe kohore edhe drejtor i Teatrit “Migjeni” pas viteve 90-te.

Ishte ndër artistët e parë shqiptarë që rinovoi marrëdhëniet me kolegët e tij nga Beogradi, gjithashtu ishte edhe partneri i regjisorit francez Dominique Dolmieu.

Perpos aktivitetit ne “Migjeni” u aktivizua ne filmin “I teti ne bronz” ne vitin 1970 ne rolin e skulptorit Andoni si dhe ne televizivin me dy seri “Flaka e maleve” (1982) ne rolin e nje deputeti.

Mbuloi gjithashtu edhe pozicionin e kryetarit te Këshillit të Bashkisë per Shkodren per periudhen kohore 2000-2003 .

Pikerisht ne dhjetorin e viti 2000, drejtori i Teatrit të Shkodrës dhe kryetari i Bashkise detyrohet të ngujohet në shtëpi për t’i shpëtuar një hakmarrjeje që kërcënonte familjen e tij. Per kete ceshtje te gjakmarrjes nje shoqate franceze “Albania” i dergoi nje leter papa Gjon Palit II dhe presidentit Alfred Moisiu, për të shpëtuar të ngujuarit. Në dhjetor të vitit 2000 nipi i Ndoc Cefës vrau në Londër një shqiptar. Rrethanat e kësaj vrasjeje, nuk u sqaruan deri në detaje, sidoqoftë, ajo mjaftoi për të ngujuar brenda mureve të shtëpisë gjithë fisin që mbante mbiemrin Cefa.

Fatkeqesisht per shkak te nje informacioni tejet te manget nuk kemi arritur te gjejme asgje pertej vitit 2003 rreth artistit ne fjale.

© Material i rezervuar | Ekskluziviteti mban daten 16 maj 2022
______________________
Kinematografia Shqiptare ne aktivitet qe ne vitin 2013

Follow us:
Blog: https://albaniancinematography.blogspot.com/
Vimeo: Kinematografia Shqiptare (vimeo.com)
Facebook: https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare
Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti
YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCDRYQ5xCyGkfELm3mX8Rhtw

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here