Profil i aktorit Ilirian Ali | Teatri “Petro Marko”, Vlore!

0
773

Ilirian Ali
Aktor i Teatrit “Petro Marko, Vlore si dhe i roleve dytesore kryesisht ne filmin shqiptar te Kinostudios “Shqiperia e re”.

Lindi ne Tragjas te Vlores, me 17 nentor 1951. Kreu Insitutin e Larte te Arteve per aktor 1978, dhe nga ky vit e ne vijim eshte aktor i trupes se teatrit “Petro Marko” – Vlore qe ne v. 1978 .

Priret per ravijezimin e karaktereve dhe figurave me vecanesi psikofizike, duke pelqyer nje loje dinamike dhe me ritem, sikunder kane qene Muco tek drama “Vozaberesi Dako” e Loni Papes (1981), Dani tek “Pranvera s`vonoi” e Bashkim Hoxhes, Hirni te “Jubileu” e Cehovit (1998), Mico tek komedia “Kembecjapi i Athines” e Dimitri Psathait, Skuatrilio te “Cece” e Pirandelos, Antonio tek komedia “Jo te gjithe hajdutet cijne per te vjedhur” e Dario Fo-se (2008).

Me rolin e Bulit tek “Ah, veshkat e mia” e Babis Cikliropulus (2004), ai mberriti ne nje nivel te levduar loje dhe kuptim te drejte te figures, duke zgjidhur mire kundersenset e saj; zhelanin dhe njeriun shpirtmire, tundimin dhe drojen per dashuri, friken dhe besimin. Ne vitin 2008 interpretoi Akcent Ivanovic te monodrama “Ditari i nje cmenduri” e Gogolit, saje te cilit shperfaqi dhunti te mira aktoriale ne perimtimin e natyres ambiguide te personazhit, te trajtuara sa ne rrafshe sarkastike, aq edhe psikologjike e dramatike.

Eshte aktivizuar edhe ne disa filma si :
Vellezer dhe shoke – 1980 / Zambaket e bardhe Tv – 1983
Guret e shtepise sime – 1985 / Gjoleka djali i Abazit – 2006

______________
Kinematografia Shqiptare 2013-2021

Follow us :
Blog: https://albaniancinematography.blogspot.com/
Vimeo: Kinematografia Shqiptare (vimeo.com)
Facebook: https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare
Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti
YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCDRYQ5xCyGkfELm3mX8Rhtw

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here