Leonard Daliu
Aktor dhe skenarist i Teatrit te Kukullave.
E mbani mend rolin e te riut, djali i Hasan Hyses, qe eshte kapur ne nje grup demonstruesish dhe eshte sjellur ne zyren e Qazim Mulletit, tek komedia brilante
“Prefekti” ? Batuten qe i drejtohet Qazim Mulleti : “Kapil e bir kapili, po djali i Hasonit je tina mer ?” Ai eshte aktori i roleve dytesore Leonard Daliu.
Lindi me 19 maj 1957 ne Tirane.
Kontaktin e pare me skenen e ka ne vitin 1965, me grupin teatral te shkolles fillore, ku ne pjesen “Bardhyli” interpreton rolin protagonist. Ne vitin 1967 interpreton rolin kryesor ne filmin e pare televiziv shqiptar “Femija qe perqesh” me skenare te F.Topi dhe regji te Kujtim Mece, prodhim i RTSH-se.
Nga viti 1967 deri ne 1990 aktivizohet pa nderpreje ne programet per femije te Televizionit Shqiptar , ne fillim si aktor dhe me vone edhe si skenarist.
Ne vitin 1990 shkruan skenarin e operetes se pare per femije “Edlira” realizuar nga TVSH me regji nga I.Drini. Po kete vit fillon po ne RTSH per here te pare dublimin e filmave me kukulla ne gjuhen shqipe.
Nga viti 1980 deri 1990 eshte instruktor teatri, prane Qendres se femijeve te Lagjes 9 Tirane, ku grupi teatral, i drejtuar prej tij, fiton disa here Flamurin e festivalit, midis dhjete Qendrave te femijeve te Tiranes.
Regjine e pare ne skene e ka filluar me grupin teatral te shkolles L.Gurakuqi, ne vitin 1974, ne moshen 17 vjec, me shfaqjen “Denimi”, e cila fitoi Cmimin e Pare ne Olimpiaden Tetrale te Tiranes, ku morren pjese 52 shkollat e ketij qyteti.
Ne vitin 1977 – 1980, eshte aktor profesionis me Estraden e Ushtarit, prane Qendres Kulturore se Ushtrise Kombetare. Ne vitin 1987 eshte aktor profesionis ne Teatri Kombetar te Kukullave .
Me kalimin e viteve me trupen profesioniste te ketij teatri, vendos ne skene me dhjetra pjese. Per Teatrin e Kukullave shkruan gjithashtu edhe disa skenare: “Mbreti do te behem une”, “Mis pylli”, “Cipkot” e te tjere.
Aktivizimi i tij ne kinematografi eshte i rralle dhe ne role kryesisht episodike ose dytesore:
Lugina e pushkatareve – 1968
Guximtaret – 1970
Edhe ne luftuam – 1981
Gjurme ne debore – 1984
Pesha e kohes – 1988
Kthimi i ushtrise se vdekur – 1989
Tinguj te harreses – 1996
Pa lene ne harrese edhe nje rol episodik ne komedine “Prefekti” si djali i zotni Hasanit.
Publikohet per here te pare ne kete faqe me daten 15 qershor 2022
Referenca (baze): Autobiografi e vete aktorit
_____________
Kinematografia Shqiptare ne aktivitet qe ne vitin 2013
Follow us: Blog: https://albaniancinematography.blogspot.com/ Vimeo: Kinematografia Shqiptare (vimeo.com) Facebook: https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCDRYQ5xCyGkfELm3mX8Rhtw