Krenar Arifi
Ishte ne Kohen e Kinostudios “Shqiperia e re” njeri nga aktoret e vegjel te plejades se femijeve qe aktivizoheshin shpesh here ne filma te ndryshem artistike e televizive, roli i te cileve ishte shume i rendesishem.
U aktivizua ne tre filma te Kinostudios njerin nga te cilet edhe ne rolin e protagonistit .
Ne vitin 1976 luan ne filmin “Lulekuqe mbi mure”, ne rolin e Sulos, ne nje rol qe i preku shume shikuesit.
Me pas, sic e theksuam me lart, ka rol protagonisti ne filmin “Nga mesi i erresires” (1978), ate te Petritit, nje debatiku jetim qe ndihmon ne rezistencen e qytetit kunder pushtuesve.
Mbasi hyn ne pune ne zyrat e Ministrise se Puneve te Brendeshme njihet me veprat kriminale dhe antikombetare te agjenteve dhe krereve qeveritare te shitur tek fashizmi.
Keto si dhe uniforma fashiste qe i kane veshur krijojne tek djaloshi ndjenjen e urrejtjes per ta braktisur ate vend pune. Por prane tij ndodhet nje njeri i Levizjes, nje komunist, i cili i hap horizonte per te pare dhe kuptuar ,e thelle se c`eshte pushtuesi fashist dhe si duhet luftuar kunder tij. Keshtu nis nje veprimtari rrevulucionare ne dobi te Levizjes. Petriti (Krenari) mbledh informata, kopjon celsat dhe ne fund hyn ne arkiven sekrete te ministrise.
Edhe ne castin e fundit te rrembimit te arkivit ai s`eshte vetem. Prane te veshur si kapiten fashisht ka nje njeri te levizjes, jashte e presin dhjetra anetare te tjere te njesiteve guerrile te qytetit.
Per te gjithe skeptiket e sotem dhe kundershtaret e filmave te Kinostudios, te cilet i konsiderojne ato si trillime dhe propagande e theksojme me force, se ky eshte njeri nga ato filmat qe bazohet ne nje ngjarje reale, te ndodhur me 12 korrik 1943. Emri i protagonistit qe ndihmoi ne rrembimin e arkives sekrete te Ministrise se Puneve te Brendeshme quhej Tahmaz Bahri Beqari (1924-1976). Ky pra ishte djaloshi qe kishte filluar pune si pastrues dhe qe interpretohet nen emrin e Petritit ne kete film me mjeshteri nga aktori Krenar Arifi.
6 vjet me vone, ne vitin 1984, Krenarin do e gjejme ne nje film tjeter ne “Nxenesit e klases sime”, natyrisht ne moshe me te rritur ne rol episodik te nje studenti.
Qe nga ajo kohe e larget aktori nuk u pa me ne asnje film mbasi jeta e tij kishte marre nje drejtim tjeter me ate te artit te shtate.
© Material i rezervuar | Ekskluziviteti ne kete faqe mban daten 20 nentor 2023
____________
Kinematografia Shqiptare ne aktivitet qe ne vitin 2013