Rrok Dajçi
Aktor veteran i roleve dytesore i teatrit dhe kinematografise.
Sic e kemi theksuar edhe me pare, per nje grup aktoresh ka nje mungese te theksuar informacioni. Keshtu eshte edhe per aktorin e kinematografise shqiptare dhe te teatrit shqiptar Rrok Dajci.
Lindi ne Shkoder. Ishte pjese e aktoreve veteran qe dolen nga Teatri “Migjeni”.
E ka filluar aktrimin pikerisht ne skenen e ketij institucioni te rendesishem artistik.
Emrin e tij e gjejme tek shfaqjet “Dy binjaket venecian” te Goldonit ne premieren e janarit 1958, ne “Nora” te Andrea Skanjetit (1960) , tek “Histori Irkutase” te Aleksej Arbuzovit ne vitin 1961 ne rolin e Llapcenkos, apo tek drama “Zekthi” te E. Vojnic` ne vitin 1964 (kjo shfaqje u dha disa here deri ne fillim vitet `70-te).
Me pas aktori tranferohet ne Tirane. Nje ndjekes i vemendeshem e kujton ate te pakten ne filmat “ne cdo stine” (burri i luleve); “Gezhoja e vjeter” ne rolin e drejtorit te ndermarrjes, tek “Plaku dhe hasmi” (njeri nga luftetaret); ”Bregu i ashper” (babai i Nikut) apo edhe ne dramen “Vizita e zonjes plake” me trupen e Teatrit Kombetar .
Ishte gjithashtu pjese e stafit te aktrimit edhe ne telekomedine muzikore “Mirela”.
Filma te tjere:
1982 – Nentori i dyte
1984 – Enderr per nje karrige
1986 – Fjale pa fund
© Material i rezervuar |Ekskluziviteti ne kete faqe mban daten 9 Koorik 2022
____________
Kinematografia Shqiptare ne aktivitet qe ne vitin 2013