Foto profil i gazetares së RTSH-së Arjana Qatipi!

0
4731

Arjana Qatipi
Gazetare e Radiotelevizionit Shqiptar. Mori pjese si aktore ne dy filma artistike te Kinostudios “Shqiperia e re”.

Lindi ne Tirane me 25 Shkurt 1957. Ne periudhen kohore 1974-1975 perfundon studimet e larta per gazetari, por per arsye politike dergohet si mesuese ne fshatrat e Mirdites. Per 13 vjet do te ushtroje profesionin e mesueses.

Pasi kthehet ne Tirane punon ne nje reviste per bujqesine duke fituar eksperiencen e gazetares. Do te jete aty nga viti 1990 kur pas nje kembengulje te madhe te vete Arjanes i jepet mundesia per te punuar ne Radio Tirana dhe duke u plotesuar keshtu ne nje fare menyre enderra e saj e hershme. Emisioni i pare i drejtuar nga ajo (se bashku me Agim Pipa) do ishte “Zemer” dedikuar pikërisht emigrantëve klandestinë, lidhjeve me familjet e tyre.

Qe nga ketu kalon me njehere ne Televizion duke u marre me emisione speciale tema tabu te patrajtuara me pare, si me të prekurit nga SIDA, me të përndjekurit, me varfërinë, dikush i dhunuar, i dënuar padrejtësisht, me njerëzit me aftësi të kufizuara dhe shumë probleme të tjera. Prej tyre shumë tabu, si ato të edukatës seksuale, njohuritë e para sesi të mbrohemi për një seks të sigurt etj. Natyrisht per kohen nuk ishte e lehte te flisje rreth ketyre gjerave ku njerezit paragjykonin shume.

Qe nga ajo kohe Arjana vazhdon te punoje akoma edhe sot si gazetare ne RTSH ose “kullen e fildishte” sic do e quaj edhe ajo vete, pa e tradhetuar asnjehere qe nga koha kur e filloi punen ne kete institucion.

Si aktore ajo interpretoi edhe ne dy filma te Kinostudios, “Ngjyrat e moshes” – 1990 dhe “Pas fasades” – 1992.’

 
 
 
 
              

__________________
Kinematografia Shqiptare ne aktivitet qe ne vitin 2013
Referenca: Nje seleksionim i lajmeve te ndryshme dhe infor macionit on line.

Follow us :
Blog: https://albaniancinematography.blogspot.com/
Vimeo: Kinematografia Shqiptare (vimeo.com)
Facebook: https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare
Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti
YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCDRYQ5xCyGkfELm3mX8Rhtw

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here