Foto profil i veteranit të aktrimit, Nestor Pogaçe (1915 -1983)

0
2535

Nestor Pogaçe (1915-1983)
Aktor veteran i brezit themeltar te Teatrit dhe te Estrades se Fierit!

Njeri nga aktoret “pioner” te teatrit fierak.
Lindi ne Fier me 9 maj 1915.
E nisi veprimtarinë qe me teatrin dramatik te shtëpisë së kulturës dhe nga levizja amatore se bashku me 21 aktore te tjere nen drejtimin e regjisorit Llazar Verria do te hidhnin bazat e teatrit dramatik te qytetit te Fierit.

Po me pare qe ne vitin 1957 Nestor Pogace do te jete pjese e brezit themeltar te Estradës, e cila ishte trupa e dytë e varietesë se krijuar në Shqipëri, pas asaj të varietesë së Tiranës. Estrada ishte një lloj i artit dramatik i cili përmbante të ndërthurura pjesët e shkurtra komike si: skeçin, kupletin, parodinë, këngën, etj.

 
 

Veprimtarinë e tij ky teatër e nisi me një staf aktorësh dhe këngëtarësh si: Nestor Pogaçe, Terezina Gjerazi, Natalia Mëhilli, Vasilika Kaleshi, Fuat Boçi, Leonidha Prifti, Kujtim Jorgaqi, Pjerina Shoshi, Skënder Lloshi, Mehmet Muka, Isuf Maloku, Llazar Doko, Kozma Shallapi, Sokrat Robo, Sofika Dimo, Shpresa Memo, Timo Lule, Stavri Gjerazi, Luçi Bele. Regjizor ishte Llazar Verria.

 
 

Nestor Pogace u aktivizua edhe ne disa nga filmat shqiptar te prodhimit te Kinostudios, ndonese ne role dytesore ose episodike.

Portreti i tij prej nje babaxhani ra ne sy ne filmat:
Ngadhenjim mbi vdekjen – 1967
Brazdat – 1973
Pylli i lirise – 1976
Zemra qe nuk plaken – 1977
Deshmoret e monumenteve – 1980
Nderroj jete me 5 maj 1983

© Material i rezervuar | Ekskluziviteti ne kete faqe mban daten 17 dhjetor 2021
__________________

Kinematografia Shqiptare ne aktivitet qe ne vitin 2013

Follow us:
Blog: https://albaniancinematography.blogspot.com/
Vimeo: Kinematografia Shqiptare (vimeo.com)
Facebook: https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare
Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti
YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCDRYQ5xCyGkfELm3mX8Rhtw

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here