Thoma Rrapi (1927 – 2006)
Aktor dhe regjisor, veteran i teatrit dhe kinematografise sone. Njeri nder “yjet” e humbur te aktrimit shqiptar.
Lindi ne Mrostar te Fierit me 20 prill 1927.
Karrieren artistike e fillon nga skena e Teatrit Popullor, bashkekohesi me emrat e medhenj te ketij tempulli artistik shqiptar, Loro Kovaçi, Marie Logoreci, Marika Kallmata, Margarita Xhepa, Viktor Gjoka, Kadri Roshi etj.
Edhe pse role dytesore ose episodike ai diti me mjeshtri te ndertoje portrete, karaktere te ndryshme si ne teater ashtu edhe ne disa filma te Kinostudios.
Ishte nje aktor me dhunti te veçantë interpretative, shprehësia, pamja, zëri, shkathtësia, aftësia për të imituar me lëvizjet, me gjestet, heshtja emocionale, të jetuarit e personazhit, ndjenja e brendshme në funksion të personazhit, emocioni që përcjell ishin veti qe e karakterizonin aktorin beratas.
Këto cilësi aktoriale ai do t’i shfaqte në disa filma, në role dytësore dhe episodike, si: “Skënderbeu”(1953), “Tomka dhe shokët e tij”(1977), “Dëshmorët e Monumenteve” (1980), “Kohë të largëta”(1983) etj.
Thoma Rrapi do të vinte në Berat në vitin 1957 dhe për një kohë të gjatë do të skaliste në memorien artistike të këtij qyteti portretin e një njeriu të veçantë të artit skenik.
Ai ishte regjisori i parë i Pallatit të Kulturës “Margarita Tutulani”, ku lloje e zhanre të ndryshme dramatike do të provonin dorën e një mjeshtri të madh. Kontributi i tij do të ndihej që nga Shtëpia e Pionierit (QKF sot), kinoklubin “Tekstilisti”, te regjisurat e ndërmarrjeve të ndryshme, e deri te çdo aktivitet tjetër artistik, duke e gjallëruar tërësisht jetën kulturore të qytetit të Beratit.
Artisti nderroi jete ne Greqi me 29 prill 2006 , vetem tre dite pas ditelindjes.
Ne vitin 2018 eshte vleresuar merite te plote me titullin “Qytetar nderi i Beratit”!
_____________________
Kinematografia Shqiptare ne aktivitet qe ne vitin 2013
Referenca: Seleksionim i lajmeve te nxjerra on line. Fotot pa logo u nxoren nga nje video kushtuar artistit Th. Rrapi ne YouTube nga kanali i te birit z. Aleksander Rrapi dhe mbajne autoresine e tij.
Follow us: Blog: https://albaniancinematography.blogspot.com/ Vimeo: Kinematografia Shqiptare (vimeo.com) Facebook: https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCDRYQ5xCyGkfELm3mX8Rhtw