“Fushë e blertë, fushë e kuqe” | Tema sportive në kinematografinë tonë!

0
1226

“Fushë e blertë, fushë e kuqe” në faqet e gazetës “Sporti Popullor” (1985)!

Jeta jone e pasur me interesa te gjera, merr plotesi edhe me sportin……

Tashme ne disa sporte mund te krenohemi me te drejte per arritje te niveleve bashkekohore nderkombetare por vecanerisht me nje masivizim te dukshem …..

Keto dukuri pa dyshim nuk mund te terheqin vemendjen e letersise dhe arteve, nuk ka sesi te lihen menjane…..
Nje shembull qe meriton te pershendetet eshte filmi i ri i Kinostudios “Shqiperia e Re” me ekran te gjere “Fushe e kuqe , fushe e blerte” ….si film i pare mbase i plote me kete tematike subjektin e merr ne vitet e luftes, ku kane rrenjet te gjithe arritjet tona.

Ishte kerkesa e kohes ne ato vite qe ato pak veprimtari sportive te ktheheshin ne manifestime te fuqishme antifashiste dhe fushat e blerta ku ato zhvilloheshin te ktheheshin dalengadale ne fusha te kuqe….

Autoret e skenarit Gezim Erebara dhe Skifter Kellici duke u mbeshtetur ne nje material te pasur faktik na kane dhene nje veper artistike me nje fabul te thjeshte , me nje konflikt antagonist qe zhvillohet gradualisht

Hierarket fashiste perpiqen te shfrytezojne per interesat e tyre demagogjike ndeshjet e futbollit me skuadrat tona “Shpresa” dhe “Rrufeja” pa i bere mire llogarite.

Komunistet , duke i pasuruar ndjenjat patriotike atdhedashese te popullit sportedashes me urrejtjen klasore kunder pushtuesit , duke luftuar kunder “apolitizmit” te Filipit e ndonje tjeter qe ne ato kushte dhe si gjithmone , eshte rekrutim ne sherbim te armikut, e kthejne ndeshjen e futbollit ne nje arme lufte.

Duke shembur gardhet me tela me gjemba – simbol i okupatorit – shperthen si uragan urrejtja popullore .
Por kjo lufte nuk eshte shesh me lule. Ajo eshte lufte qe me gjakun e deshmoreve te saj sportiste e kthen fushen e blerte ne fushe te kuqe .

Ketu ky film merr nje tingullim heroik!

Mbi kete material dramaturgjik, grupi i filmit nen drejtimin e regjisorit Gezim Erebara , ka synuar te na jape nje film dinamik me frymemarrje te gjere. Vlen te vecohet realizmi mjaft i goditur i finales se filmit me nje mizanskene te gjalle, me ritem, ne perputhje me situaten, duke krijuar emocione jetesore ne saje te kembimit te planit te madh , te afert, portretit e detajit shprehes, me kende te ndryshme shikimi nga kamera e Gavrosh Haxhihysenit dhe Mihal Rames.

Edhe muzika e kompozitorit Aleksander Lalo e pasuron emocionalisht zhvillimin dramaturgjik te ngjarjeve dhe momentet kyce.

Grupi i aktoreve eshte zgjedhur drejt . Edhe pse zene pak vend, dallojne Demir Hyskja (A.P); Shpetim Shemili; Bep Shiroka (A.M); Enver Dauti (A.M); Aleksander Pogace; Ferdinand Radi; Pandi Siku; Besim Kasa; Minella Borova; Anton Cezari; Ilir Bezhani; Rabije Hyka; Agim Brojka; Agron Bimi; Sofika Bashari etj.

Po per aktoret futbolliste?
“Fillimisht isha i shqetesuar. Filmi kerkonte aktore qe do te luanin futboll. Por kjo veshtiresi u kalua lehte. Shume nga aktoret tane luajne futboll dhe nuk luajne keq. Ashtu si shume nga futbollistet e rinj nuk stepen para kamerave ne film” – thote regjisori Gezim Erebara .

Dhe vertete!

Krahas lojes se spikatur e aktoreske te Xhevdet Ferrit, Alfred Bualotit, Vasian Lamit, Benon Loparit, Grigor Stavrit , Shkelqim Dajes veme re aftesi teknike ne perdorim te topit , gjuajtje te bukura, e zhdervjelltesi me top perballe kundershtarit. Keto jane tipare te rinise sone me zhvillim harmonik te gjithanshem.

Nga: Zehrudin Dokle
“Sporti Popullor” – Tema sportive ne kinematografine tone
19 shkurt 1985 / f. 3

© Material i rezervuar
Eksluziviteti ne kete faqe mban daten 1 shkurt 2022

____________
Kinematografia Shqiptare ne aktivitet qe ne vitin 2013

Follow us:
Blog: https://albaniancinematography.blogspot.com/
Vimeo: Kinematografia Shqiptare (vimeo.com)
Facebook: https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare
Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti
YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCDRYQ5xCyGkfELm3mX8Rhtw

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here