Ndeshjet e para gjysmefinale te Kupes se Republikes

0
506
Futboll-1972

Udhetojme prapa ne kohe, ne edicionin e v. 1972.

Mbas ndeshjeve te para te gjysmefinaleve, si gjithmone ne raste te tilla, del vetvetiu pyetja se cilat nga 4 skuadrat ka mundesi per te kaluar ne finale, Besa – Dinamo apo Vllaznia – Partizani ?
Problemi ketu eshte i ngaterruar per vete faktin se ne ndeshjet e zhvilluara ne Kavaje dhe ate te Shkodres, rezultati mbeti i barabarte, e qe nuk jep mundesi per te bere ndonje parashikim, keshtu qe verdikti do te ishte pas ndeshjeve te kthimit me 19 mars 1972.
Gjysmefinalja e pare: 19 shkurt 1972
Ne kavaje: Besa – Dinamo 0-0
Besa: Feshti, Mullaliu, Hushi, Kapidani, Dyla, Mili, Kashami (Shyti), Pagria, Merhori, Karriqi, Bishtaja
Dinamo: Ahmedani, Gjinali, Ibershimi, Kodra, Hoxha, Xhaja, Sejdini, Pernaska, Hafizi, Cutra, Ciraku
Gjyqtari: T. Kalaci kryesor i kategorise nderkombetare me anesoret, Halili dhe Gjyrezi.

Ndeshja
Sportedashesit e te dyja skuadrave , natyrisht qe nisin te “peshojne” mundesine e fitores dhe pikerisht kjo ben qe sfida te pritej me nje interesim te madh. Besa apo Dinamo ?
Skuadrat dolen ne fushe me formacionet e tyre te zakonshme.

Dinamo, duke pare qe edhe ndeshjet e mepareshme ne fushen e kavajasve nuk i kane vajtur mire, e filloi lojen me nje fare kujdesi. Keshtu mundohet te mos pesoje ndonje gol qe ne fillim dhe zhvillon nje loje te forte, megjithese gjate kesaj pjese loje, Besa kishte nje epersi territoriale ku si rrjedhim jane edhe 6 kornet e ekzekutuara nga vendasit. Megjithate asgje nuk jep rrezultat, edhe pse deshira e kavajsve per te kaluar ne avantazh qe ne minutat e para ka bere per Besen te humbasin qartesine e aksioneve kur ndodhen para zones se rreptesise se dinamoviteve. Nje tjeter e mete e Beses vihet tek Karriqi , me i miri aty ne qendren e mesit te fushes i cili eshte ne gjendje t`i jape lojes ritmin e qartesine e duhur , por sot eshte nen nivelin e tij te zakoneshem. Edhe lojtari tjeter Mili, prane tij ne mesin e fushes , kryen me teper rolin e shkaterruesit te aksioneve te skuadres tjeter, se sa ate te organizimit e te mbeshtetjes se skuadres se vet. Para kesaj situate, Kashami mbetet krejt i “paralizuar” ne krahun e djathte.

Futboll-1972

Ne kete menyre ne 45 minutat e para vetem krahu i majte funksionon ku luajne Bishtaja e Merhori. Dinamo mbrohet mire dhe lufton per topin e pare duke i dhene mundesine te mos lejoje skuadren vendase Besa te behet e rrekizkshme sidomos aty para zones se rreptesise.
Ndofta u mendua qe ne 45 minutat e dyta do te shikohej nje tjeter loje, por nuk ndodhi keshtu mbasi te dyja skuadrat nuk i dhane tjeter ritem ndeshjes. Besa krijoi disa raste si ai i 33`, 78` e 88`. Dinamo nga ana e saj provoi te zbllokonte rezultatin ne 85`, por edhe keto nuk sollen ndryshim te rezultatit me rrjeta te paprekura 0-0. Duke pare interesimin e madh te kesaj ndeshje nga sportedashesit e shumte, pritej me shume nga te dyja skuadrat , nje loje me te bukur dhe faza terheqese.
Besa nuk ishte ne nivelin e saj te zakonshem dhe pse krijoi epersi. Dinamo u mbrojt mire por sulmi ishte i dobet.

Gjysmefinalja e dyte.
Ne Shkoder: Stadiumi “Vojo Kushi” .
Vllaznia – Partizani 1 – 1
Vllaznia: Ndoja, Pasha, Duraj, Lekaj, Rragami, Canga, Kocobashi, Rakiqi, Bizi (Plumbini), Hoxha, C. Ndoja.
Partizani: Muhedini, Seferi, Berisha, Ziu, Cani, Shehu, Xhafa, (Shaqiri), Pano, Balluku, Thaka, Coba.
Gjyqtare: Faik Bajrami (kryesor i kategorise nderkombetare), me Shaken e Minen (anesor)

Ndeshja:
Vllaznia dhe Partizani, kesaj radhe ne kuadrin e gjysmefinales se Kupes se Republikes, nuk arriten te krijojne nje avantazh qofte edhe minimal ndaj njera-tjetres, qe do t`i ndihmonte sadopak ne ndeshjen e kthimit . Natyrisht njera nga ato do te jete finaliste, por cila ? Ekipi shkodran me epersine e plote ne pjesen e pare dhe me perpjekjet e medha edhe pas pushimit , sidomos ne njezet minutat e fundit , duhej ta fitonte ndeshjen.
Me rastet e krijuara ne minutat 27`-te, 41`-te, 68`-te e 71`-te, te humbura nga Kocobashi, Rakiqi, perseri Kocobashi dhe Hoxha nuk e ndryshoi dot rrezultatin . Partizani sulmoi me shume ne balle te gjere , me topa te drejte dhe ne nje terren te tille ku duhej te aktivizoheshin me teper krahet, duke qene se luajti shume pak me to. Mesi i fushes ishte nen kontrollin e R. Rragamit e te S. Bizit ku kontriboi edhe Canga i cili realizoi mese miri detyren e tij duke mbuluar Panon e rrezikshem. Partizani, qe nga ndertimi i formacionit u vu re se kishte hyre ne fushe per te siguruar barazimin dhe me variantin e zgjedhur ia arriti qellimit. Per me teper kaloi i pari ne avantazh dhe madje udhehoqi 1-0 deri dy minuta para mbarimit te takimit . Skuadra perdori me shume kundersulmin me Ballukun e Panon.
Gjithsesi ne 45 minutat e para sulmi i partizanasve ishte i zbehte, saqe portieri shkodran Ndoja nuk pati fare pune me topin. Ne vazhdim te 45 minutave te dyta e gjalleroi me shume lojen dhe pas shenimit dhe pas shenimit te golit, zbriti me dendur . Xhafa, ne sulm erdhi duke e rritur gjithnje e me teper nivelin e lojes se tij, ndersa reparti me kompakt ishte ai i mbrojtjes. Golat u shenuan ne pjesen e dyte. Ne minuten e 6-shte, Uran Xhafa mori nje top te gjate nga Balluku dhe megjithe perpjekjet e mbrojtesit Basha per te ndaluar marshimin e tij drejt portes, shenoi me zgjuarsi duke evituar daljen e portierit Ndoja. Edhe goli i barazimit, i realizuar nga shkodranet, erdhi pas nje topi te krosuar nga Plumbini (qe zevendesoi Bizin) , Hoxha mbasi e zoteroi kete top e gjuajti dhe shenoi.
Rezultate te tjera:
Per vendet 5-8:
17 Nentori – Labinoti 1-1 | Skenderbeu-Tomorri 0-0.
Per vendet 9-12:
Traktori-Shkendija 3-0 | Lokomotiva – Studenti (nuk u zhvillua)
Per vendet: 13-16
Luftetari – Beslidhja 0-2 | Apolonia – Flamurtari 1-1
__________
Informacioni i perdorur “Sporti Popullor” 22 shkurt 1972, koleksioni personal i administratoreve te
Vizion Sportiv / Ora e Kampioneve. Nentor 2020!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here