Futbolli në kohë lufte | Sfida e cuditshme në mes partizanëve të rezistences dhe nazistëve!!!

0
248

Ndeshja ne mes partizaneve te rezistences italiane dhe nazisteve gjermane te regjimentit te II-te te Divizionit “Brandeneburg”!!!

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Kjo qe do tregojme si me poshte, eshte nje ngjarje e cuditshme, mbase ka formen e nje legjende por ne realitet mbart ne vete dramacitetin e nje ndeshje futbolli, nje sfide per jete a vdekje ne mes forcave partizane te lokalitetit italian Sarnano dhe ushtareve te Wehrmacht-it!

I dashur lexues, nuk kemi marre persiper te tregojme perralla, as skenarin e ndonje filmi me teme sportive, por perkundrazi nje ngjarje te vertete qe ndodhi ne prillin e vitit 1944.
Nje gare e organizuar dhe e drejtuar heroikisht ne fushe nga nje arbiter profesionist, pikerisht nga Mario Maurelli

Në Sarnano, si fëmijë na pëlqente shpeshhere të bënim ski atje lart në dëborën e Sibillinit. Paolo, gjuetari më i mirë i grupit, një mbrëmje në një tavernë lokale pati treguar njëren nga ato ngjarjet që janë transmetuar prej vitesh në lokalet sportive të tymosur në qytetet e Umbria-Marche Apenines:

“Legjenda e Sarnano-s” !!! 

Një histori futbolli dhe rezistence ndaj regjimit nazi-fashist, që ndodhi në këtë lokalitet të zonës së Maceratës (pak a shumë me 3 mijë banorë) në pranverën e vitit 1944. Por ka nga ata që japin një datë të saktë të asaj “arratisjeje” të shumëfishtë. për fitoren.

Nëse kjo ngjarje, historia e ndeshjes së Sarnano-s , në vend të një artikulli, të kshte qënë një film, do të vazhdonte me një sekuencë shumë të gjatë të xhiruar e cila do të fillonte nga lart, duke fluturuar mbi lokalitetin magjepës, pastaj dalëngadalë kamera do të ndalonte në një fushë futbolli, një stadium në miniaturë, i vendosur midis maleve të Sibillinit dhe parqeve publike të qytetit. Kjo fushe u përurua në vitin 1932 në prani të prefektit dhe hierarkëve të krahinës. Fusha u pagezua me emrin “Della Vittoria”.

Akoma sot e kësaj dite, posteri i ftesës për ceremoninë ruhet në bibliotekën komunale të Sarnanos, ku mund të lexohet “se mungesat ne pjesëmarje të pajustifikuara nuk do të toleroheshin”.

Ishin vitet e zhurmshme të regjimit fashist, i cili në atë periudhë, në të vërtetë, kishte arritur kulmin e konsensusit. Asgjë pra, nuk sugjeronte humnerën në të cilën do të binte vendi.

Në vitin 1944, gjërat kishin ndryshuar në mënyrë dramatike. Në Italinë qendrore dhe veriore ishte duke u zhvilluar një konflikt tragjik midis nazistëve dhe fashistëve nga njëra anë dhe partizanëve nga ana tjetër. Aleatët, të cilët zbarkuan në Siçili pothuajse një vit më parë, po lëviznin ngadalë në gadishullin e bukur dhe ishin ndalur në Montecassino që nga janari.

Eshte 1 prill 1944!!

Pikerisht ne kete stadium te vogel të qytetit prapa kishës së San Filippos, në mëngjesin e së shtunës, gjermanët kishin zbritur tashmë në terren, gadi për sfidën, ndersa pak nga pak partizanet italianë që ishin thirrur, zbresin shpejt nga malet…”, shkruan kështu Rosario Esposito La Rossa, një autor napolitan, në librin e tij “Sekondat e perjetshme”. Ai eshte dhe botues dhe librashitës në Scampia.

Ky është prologu i nje ’90 minuteshi më të ethshem që ka përjetuar ndonjëherë një hero i fanelave të zeza: arbitri Mario Maurelli i “dënuari”, për atë ditë, të jetojë……
Humbja është një aventurë e mrekullueshme.
Në këtë rast humbja ishte një barazim i detyruar.

Por le të kthehemi me një kujtim të gjallë në ato ditë të errëta dhe kaotike të pushtimit nazist në Sarnano. Ishte kohë turnesh klandestine, te quajtura si “kampionate lufte” (ai i vitit ’44, i fituar nga Brigada e Zjarrfikësve të “La Spezias”).

Mario Maurelli, arbitri i futbollit që nga viti 1937, po përballej me ndeshjen e tij më të vështirë. Ai i njihte mirë kurthet dhe grackat e kësaj lufte të ashpër e herë-herë mizore që po e përpinte tërë vendin. Ecte para dhe mbrapa, i dominuar nga ankthi, nëpër dhomat e shtëpisë së tij. Pas 8 shtatorit nuk pati asnjë hezitim. Ai kishte mbajtur anën e GAP-it (Grupet e Veprimit Partizan) ku vepronte vëllai i tij Mimmo ku ishte strehuar, si shumë të tjerë, në Apenine. “Ish-ushtar i ushtrisë mbretërore, i cili pasi ndihmoi ne rrënojat e bombardimeve të San Lorenzo-s, në Romë, u strehua në Apenine bashkë me partizanë dhe ish-ushtarë të tjerë”, kështu shfaqet Mimmo në librin “Sekonda te perjeteshme”.

Prandaj, kur dy oficerët e Wehrmacht-it shkuan të trokasin në derën e shtëpisë së Maurellit, arbitri mendoi se ja tani ishte prane kapitullimit, gati për të shkuar në trekëmbësh, së bashku me vëllain e tij.
Dhe në vend të kësaj, ai psherëtiu me lehtësim kur e pyeten:
«A je gjyqtari Maurelli? ».

Dy gjermanët kishin mësuar për të kaluarën e tij të shkëlqyer të arbitrimit dhe i kërkuan mbështetjen e tij për të organizuar një ndeshje futbolli mes ekipit të tyre dhe ekipit vendas.

Shiko, shiko se cfarë na qënka – mendoi Mourelli – këta, gjermanët donin të organizonin një ndeshje futbolli. Dhe donin që ai të ishte organizatori i ndeshjes.

Por, si?
Të gjithë të rinjtë e qytetit ishin fshehur në shpellat e Sibillinit, të armatosur dhe të gatshëm për t’u mbrojtur deri në gëzhojën e fundit. Ata ishin pjesë e brigadës Val Fiastre, e drejtuar nga Decio Filipponi, një komandant heroik, i cili të nesërmen e vrasjes së dy ushtarëve gjermanë, iu dorëzua armikut për të shmangur raprezaljet dhe hakmarrjen ndaj popullatës civile. Gjesti bujar nuk i lëvizi nazistët të cilin e varën më 29 mars 1944. Trupi i tij u ekspozua për një javë në sheshin e Piobbico di Sarnano.


Dhe akoma më tutje, për të ringjallur optimizëm në radhët e tyre, oficerët gjermanë kërkuan një ndeshje dhe një fitore “korrigjuese” në fushën e futbollit.

Po, sepse lufta ishte ndezur në Evropë dhe morali i ushtarëve në front, larg shtëpisë dhe familjeve prej vitesh, ishte gjithnjë e më i ulët. Një depresion që nuk ishte më i përshtatshem për një ushtri që tashmë po e ndjente erën e pagabueshme të disfatës. Dhe e vetmja përpjekje për të “normalizuar” situatën mund të ishte futbolli.

Kështu duhet të ketë menduar oficeri i larte gjerman, i cili me njerëzit e tij kishte rrethuar Sarnanon, një lokalitet i vogël i vendosur në kodrat Macerata të pushtuara nga Rajhu.

I pasionuar pas futbollit, oficeri gjerman i kërkoi gjyqtarit Maurelli, i njohur edhe në Gjermani, të krijonte një ekip që mund të sfidonte njëmbëdhjetëshen e regjimentit te II-te te divizionit “Brandenburg” .
Rregulli i vetëm i ketij grumbullimi: të gjithë lojtaret te ishin italianë dhe të gjithë në të njëjtën moshë me kundërshtarët e tyre.

Arbitri Maurelli u urdhërua të rekrutonte, ose më saktë të “mbledhte” një ekip të denjë për një ndeshje unike dhe sigurisht të papërsëritshme. Një sfidë për t’u luajtur deri në vdekje, pothuajse e sigurt.

Ndeshja duhej të luhej dhe ofieri nazist, pjese e te cileve nuk e kishin per hic gje te kërcënonin me vdekje, perkundrazi kesaj radhe i premtoi për nder të tij si ushtar se lojtarët italianë, partizanët dhe te “jashteligjeshmit”, nuk do tu prekej asnje fije floku, perkundrazi do t'u shmangeshin cdo dëbimi. Për më tepër, në fund të garës, atyre do t'u ofroheshin pije freskuese, natyrisht me shpenzime të Rajhut. Teper e bukur per tu besuar.

Natyrisht organizimi i kesaj ndeshje ishte një mision i vështirë.
Maurelli po luftonte me një mijë dyshime: po sikur të ishte një kurth? Mendoi me tmerr!
Po sikur të mos gjeja njëmbëdhjetë lojtarë të disponueshëm?

Atij i duhej të grumbullonte në këtë formacion edhe te vëllane, Mimon, pavarësisht se ai kërkohej si i “jashtëligjshëm” nga nazi-fashistët. Përndryshe të tjerët do ta akuzonin se donte të mbronte atë.
Për Maurelin, që ishte një person i respektuar nga të gjithë, të bënte një marrëveshje me nazistët, qoftë edhe për një loje futbolli, nënkuptonte mosrespektimin e atyre që luftonin dhe vdisnin çdo ditë për të dëbuar pushtuesit.

Mbasi lajmi u përhap në qytet, vendasve nuk u pëlqeu aspak dhe Maurelli-t iu kërkua të hiqte dorë. Për më tepër, ekipi italian i Sarnanos do të kishte të përfshirë edhe disa partizanë që ishin vendosur në kodrat perreth, si dhe dezertorë nga ushtria mbretërore. Kjo do të thoshte, me pak fjalë, t`i servirje si meze` te gjithe tek nazistet.

Mario, në fund, e bindi veten se ishte më mirë të provonte të zhvillonte këtë sfide. Nga ana tjetër, oficeri gjerman që i kishte trokitur në derë i tha qartë dhe me zë të lartë se nuk ishte i interesuar të përfitonte nga ndeshja për të kapur një grumbullim të madh partizanësh.

Kështu Mourelli u ul në tavolinë dhe u përpoq të hartonte një listë fillestare. Ishte e nevojshme të kontaktohej me ‘të arratisurit’ dhe kështu u zhvillua një takim i gjatë nga distanca përmes një lloji fjalësh të koduara.
Mbas së gjithash, nuk ishte një çështje e lehtë.
Në këtë rast, rezistencën më të madhe e bënë nënat, sidomos ato që bijët e tyre i kishin fshehur në mal: “Mos pranoni, është kurth! Do t’ju vrasin të gjithëve”, iu lutën nënat atyre.

Maurelli arriti t`i gjurmonte dhe t`i bindte djemte qe krijuan keshtu nje njëmbëdhjetëshe të rregullt, siç kërkuan gjermanët ku (“si garanci”), do të ishte edhe vëllai i tij Mimmo.

Në fundin e një negociate shumë të trazuar, u arrit lista me emra.
Santucci, portier, akrobat i famshëm; vëllezërit Moretti, Amintore Lucarelli, mbrojtësi i krahut dhe djali që posedonte një dyqan, më pas Gregucci, Di Nola, Mimmo Maurelli dhe Grattini.
Sa i përket gjermanëve, megjithatë, një listë me emra nuk është gjetur asnjëherë, madje as e pjesshme, e ushtarëve të Wermachtit që luajtën në këtë ndeshje. E vetmja gjë e sigurt është se formacioni gjerman përbëhej nga ushtarë të vendosur në garnizonin e Sarnanos. Bëhej fjalë kryesisht për “Alpenjäger”. Nga disa burime rezultoi se ata ishin ushtarë që i përkisnin Regjimentit II të Divizionit të Brandenburgut, njësi speciale të përdorura në aksionet kundër guerilasve. Këta ushtarë, megjithatë, nuk ishin gjermanë, por tirolë të jugut. Në fakt, ata flisnin mirë italisht. Sidoqoftë, në fund u gjet një emër nga grupi: një farë Walter Kobler.

Dhe dita e sfidës erdhi.
E diel, 1 prill 1944. Dy skuadrat u takuan pasdite në fushën sportive “Della Vittoria”, e cila qëndronte nën hijen e kambanores së Santa Maria Assunta, një kishë e shekullit të trembëdhjetë.


Fusha e lojës është, natyrisht, e zoteruar tashmë nga ushtarë gjermanë.

Po kush ishte në tribunat e stadiumit të vogël?

Dëshmitë bien dakord: kishte një audiencë mjaft të madhe. Përbëhet kryesisht nga gra: nëna, motra ose kushërira të të rinjve Sarnanezë në fushë.
Prania masive e mbështetjes femërore shpjegohet lehtësisht. Burrat ishin në male ose u shpërndanë nëpër fronte të ndryshme të luftës në Europë.

Ekipi partizan shfaqet me dyshime dhe i frikësuar.
Murelli u be gjyqtari i parë ne histori i cili u tha të mos dorëzoheshin para tundimit për të mundur ekipin gjerman. “Nëse duam të shpëtojmë lëkurën tonë, ju nuk duhet të fitoni sot”, ishte urdhri i rreptë i tij.
“Në fakt, nëse vërtet dëshironi që unë t’ju tregoj gjithçka për këtë, sot do të ishte më mirë të humbisni nëse dëshironi të ruani lëkurën tuaj”.
Frika për të fituar, në kuptimin më autentik të fjalës, kaloi tek të pasmet e futbollistëve sarnanezë. Por, si në sport ashtu edhe në luftë, veprimet e planifikuara nuk dalin gjithmonë mirë.

Mesazhi mesa duket nuk u percoll aq sa duhet tek djemte.

Ndërsa lojtarët e rezistencës lëviznin ne fushë, imazhet mizore të raprezaljeve gjermane, shtëpitë e djegura, trupi i komandantit Decio Filipponi i varur ne trekëmbësh, në Piazza di Piobbico, rrjedhin nëpër mendjet e lojtarëve të Sarnano.

Në atë moment, me siguri, zemërimi që kishte kohë që ishte i fjetur vitet e fundit prodhoi diçka që mund ta përkufizojmë patjetër si një dëshirë për hakmarrje.

Ne duhet të paktën t’u japim këtyre nazisteve një mësim futbolli.
Mendimi që kaloi në mendjen e njëmbëdhjetëshes te Saernanos është vetëm një: një hakmarrje e vogël për komandantin Decio dhe për të gjitha viktimat e Sarnano-s.

Pas dhjetë minutash lojë, mbrojtësi i krahut Lucarelli niset në një inkursion në krah. Ata e kuptojnë njëri-tjetrin mirë, dhe pasi arriti flamurin e këndit, ky dërgon një kros të bukur në qendër tek zona e kundërshtarit, ku Grattini godet me kokë, i cili u hodh lart si askush tjeter aty nje suste. Goditja ishte në mënyrë të pashmangshme.

Maurelli heziton të fishkëllojë dhe të tregojë në qendër të fushës. Ndoshta në atë moment do të kishte dashur ta gëlltiste atë bilbil. Shikon i vrejtur nga Grattini……

-Si dreqin t`ja bëj? Përse , djemtë po luajnë me jetët kështu?
A e kuptuan vallë atë cfarë u thashë ?
Të jap një faull…..? Mbase nje pozicion jashte loje ? Jo, nuk “ndreqet” kurrsesi!

Gol!

1-0, per formacionin e rezistencës partizane!
Në fushën sportive te Sarnanos bie qetësia. Mbase askush nga përkrahesit vëndas nuk “guxon” ose nuk mundet t`i gëzohet golit…….

Gjermanët tani nxitojnë përpara, si të çmendur, por nuk janë në gjëndje të finalizojnë. Si futbollistë janë të ngathët dhe në disa raste groteskë.
Mbyllet kështu pjesa e parë dhe të dyja palet kundërshtare shkojmë për të pushuar.

Egoja patriotike reziston me krenari edhe në pjesën e dytë.

Arbitri Maurelli duhet të ketë parë vazhdimisht orën e tij me ankth dhe të ketë takuar me vështrimin e zemëruar të vëllait të tij së bashku me të gjithë ekipin, të cilët e panë atë sfidë si një revansh të denjë.
“Një gol për komandantin Decio, një fitore për të gjitha viktimat e asaj lufte vëllavrasëse absurde të nxitur nga banaliteti i së keqes totalitare”, duket sikur shprehnin ne qetesi ata.

Maurelli u kujtoi edhe njehere lojtarëve kundër kujt po luanin dhe të linin krenarinë patriotike.

Me t’u kthyer në fushë, Lucarelli, protagonist i avantazhit, i dha fund ankthit të Maurelit.
Pesë minuta nga fundi, kronikat fragmentare të kësaj “Legjende” flasin për një rreshqitje te qellimshme, vullnetare.

Mendja e arsyes, e kombinuar, ndoshta, me një frymë më të madhe mbijetese në krahasim me pjesën tjetër të formacionit partizan, ndriçoi ish-ushtarin Libero Lucarelli, i cili pranoi thirrjen e dëshpëruar – të pëshpëritur midis një faulli dhe një tjetër – nga arbitri Maurelli.
Ai bën sikur rrëshqet dhe lejon sulmuesin gjerman të fluturojë drejt portës së mbrojtur nga Santucci i cili në praktikë, siç do të thoshim sot, shmanget dhe… më në fund gjermanët barazojnë.

Gol! 1-1!
Barazim, me njëmbëdhjetë jetë të shpëtuara, të cilët menjehere pas mbarimit te gares vrapuan shpejt duke u larguar përsëri në male.

“Fluturim drejt fitores”. Ose me sakte “Victory” (ne italisht “Fuga per la vittoria”).
Keshtu eshte titulli i nje filmi qe i ngjason kesaj ngjarje por ne te vertete i dedikohet nje tjeter ndodhie, asaj qe mbahet mend si “Ndeshja per jete a vdekje”, ngjarje tjeter reale te ndodhur ne Kiev, Ukrahine, tamam ne kohen e Luftes se II Boterore dhe per te cilen do flasim ne tregimin tone te ardheshem.

E keni pare pra filmin ne fjale te realizuar ne vitin 1981 me protagoniste lojtare te vertete te v. `70-te si Pele`, Bobi Mur, Osvaldo Artiles, Kazimierz Deina, Pol Van Himst, Hollvar Thoresen dhe me aktoret e mirenjohur Silvester Stallone , Majkell Kein etj. e me regjine e Xhon Hjuston ?

E mbani mend skenën, kur skuadra aleate e kampit ikën nga fusha fill pas golit të Pelès me rafishate që vulos barazimin?
Epo, në Sarnano, atë të dielë pasdite të vitit 1944, ndodhi diçka e ngjashme.

Me kalimin e kohës, një partizan e goditi topin lart; një sinjal me te cilin dukej të kenë rënë dakord djemte e rezistences qe po luanin ne fushe. Kështu i gjithë formacioni partizan, ndoqi trajektoren e topit dhe vrapoi drejt pikës së rënies, si pas një kometë dhe sprinti i çoi në të njëjtën kodër nga kishin zbritur. Dhe atje u zhdukën pa lënë gjurmë.
Megjithate ishte njëra nga premtimet e pakta të respektuara nga nazistet të angazhuar në anën e kundërt në Luftën e Dytë Botërore, e cila shkaktoi 55 milionë të vdekur në Evropë.
Mario Maurelli fshinte djersët e ftohtë nga balli për rrezikun qe tashme kishte kaluar dhe ishte i vetmi ne ate ngjarje që mori pjesë në “pjesën e tretë”, ne freskimin e hidhur që i ofruan gjermanët të cilet në zemër mendonin se kishin arritur një gjysmë fitoreje.

Por fituesi i vërtetë i asaj dite , ishte vetëm ai, zoti Maurelli, i cili, pas përfundimit të luftës, mundi t’i rikthehej drejtimit të ndeshjeve të vërteta.

Ne karrieren e tij si arbiter profesionist ai permban: 98 ndeshje të kampionatit të Serisë A, nga sezoni i futbollit 1945-’46 deri në ’57-’58.
Ndër të tjera ishte një arbitër ndërkombëtar, autoritar dhe i nderuar, i cili buzëqeshte kur i duhej te kujtone ngjarje dhe episode qe i kishte perjetuar ne fushen e lojes si gjyqtar .

Në Palermo në një derbi të zjarrtë Palermo – Katania, mbrojtësi katanez Marzano “ishte vetëpërjashtuar” pasi Maurelli e kishte paralajmëruar dhe madje duke i thene: “tani nderhyrjen tjeter te rende do te te nxjerr direkt jashte me te kuqe. Ne te vertete ai vazhdonte me nderhyrje te renda dhe unë nuk e pashë atë te fundit, mbasi ndodhesha ne nje pozicion te mbuluar, por Marzano me sportivitet u largua vetë në dhomat e zhveshjes”.

Në kohen kur revolucioni kishte mar zjarr në Hungari në ’56, gjyqtari Maurelli në Napoli doli nga fusha i shoqeruar nga policia ngaqe atmosfera ne stadiumin vendas ishte teper elektrizuese dhe aspak miqesore për shkak të akordimit të penalltisë (në kohën shtese pertej 90-te minuteshit te rregullt) ndaj Bolonjës, për barazimin final dhe “tallës” 3-3 !

Por pushtimi i fushës nga tifozet dhe gjithçka që pasoi duke perfshire edhe episodet e tjera ishin gjëra “te vogla” (ose me mire me thene moren efektin e gjerave te vogla ne krahasim me ngjarjen e Sarnano-s) për atë njeri që e kishte drejtuar me kokën lart dhe me nje guxim të jashtëzakonshëm ate sfide per jete a vdekje.

Një histori e jeteve te shpetuara, të cilën, (pak a shume si ajo thenie “e mira qe bëhet nuk thuhet”) Maurelli nuk e ka treguar kurrë, madje as studentit të tij më të mirë, ish-arbitrit ndërkombëtar Carlo Longhi kur ky i fundit pati thene per profesorin e tij: «një mjeshtër i fushës dhe i jetës, një pikë referimi për të gjithë drejtuesit e ndeshjeve të brezit tim”.
Me vone disa nga nxënësit e tij shkuan për një vizitë në Sarnano, në atë fushë sportive që tani mban emrin e tij, “Mario Maurelli”, një arbitër dhe zotëri i vertete që u nda nga jeta në moshën 86-vjeçare më 5 shtator 2000 pikerisht ne Sarnano.

Për ndeshjen e famshme janë shkruar proza dhe tregime. Umberto Nigri realizoi një dokumentar të titulluar “Legjenda e Sarnanos”. Në vitin 2021, regjisori Stefano Monti xhiroi një film të shkurtër, “Terzo Tempo” (Pjesa e trete), i frymëzuar lirisht nga ndeshja e futbollit e luajtur në Sarnano në vitin 1944. Filmi i shkurtër tregon historinë e Mikeles, një gjyqtar i ri futbolli i ngarkuar me organizimin e ndeshjes.

Rreth kësaj historie të pabesueshme, lexojmë një reflektim që do të donim ta raportonim në përfundim të rrëfimit tonë:

Disa nga ata futbollistë që në vitin 1944, në Sarnano, u larguan me vrap në fund të ndeshjes dhe u zhdukën në kodrat perreth, vazhdojnë të vrapojnë edhe sot diku aty rrotull……
Se ku shkojnë, ama kete askush nuk e di. Na pëlqen të mendojmë se vrapojnë drejt lirisë, si protagonisti i një libri të bukur të italianit Antonio Tabuki, që thotë se letërsia nuk duhet të jetë një strehë e vecuar nga realiteti, por një mjet për të kuptuar botën dhe për ta modifikuar atë, nëse është e nevojshme. Menyra e të shkruarit në vetvete duhet të jetë pasqyra e reales, për të kryer funksionin e vërtetë.

Nga Pjerin Bj.
Ekskluziviteti ne kete faqe mban daten 14 mars 2024
___________________
Vizion Sportiv / Ora e Kampioneve ne aktivitet qe ne vitin 2013

Referenca: 1944 – La partita (RadioRai) / Dokumentari “Legjenda e Sarnanos” (Nigri, Umberto/ “Il terzo tempo” (Monti, Stefano) 


Discover more from Kinematografia Shqiptare - Sporti

Subscribe to get the latest posts sent to your email.