Pjesa e 2-të (1936-1948)!
Italia fituese e te vetmit titull olimpik.
Annibale Frossi, lojtari me syze, golashenuesi me i mire i turneut.
Ne Olimpiaden e vitit 1932 ne Los Angeles, futbolli nuk eshte i perfshire ne programin e lojerave; kosto e madhe per udhetimin e skuadrave europiane ne kontinentin amerikan.
1936 – Berlin
Adolf Hitler kerkon qe Olimpiada e Berlinit te “trondise boten mbare”, te dallohen me force si nje instrument i perkryer propogande. Dhe ashtu eshte, organizimi dhe impiantet sportive jane monumentale….
Tranieri i skuadres “Azzurra” strategu Vittorio Pozzo ne mes tjerash shkruan:
“…..me madheshtoret , me te shkelqyeshmet te pa krahasueshmet deri ne ate moment te organizuara….”
Ne turneun e futbollit Italia ka zyrtarisht lojtare te shkruar si studente te univeristetit qe jane ne marrjen e doktorates, Foni, Negro, Scarabello, Bertoni dhe …. Frossi. Nuk eshte seleksioni me i mire, nuk jane portrete te planit te pare . Nuk eshte asnje lojtare qe kishte marre pjese me perpara ne turnet olipike me skuadren e pare kombetare. Te ardhurat futbollisteve, tashme megjithate profesioniste, jane te caktuara si pagesa studimi, per te mbajtur ate shpirtin diletant te olimpiades; te e pakta brenda formalitetit, nuk luhet per perfitim por per argetim…..ne Itali profesionizmi nuk eshte deklaruar akoma.


Olimpiada futbollistike e Berlinit eshte e nivelit te larte por jo absolute; mungojene Uruguaji, Cekosllavakia e Belgjika fituesit e edicioneve te kaluara.
Fillimi i skuadres “Azzurra” eshte nen tonin e duhur, 1-0 kunder USA-s ne ndeshjen e pare me nje gol te Frossit ne minuten 58` (ne 50` Rava eshte perjashtuar nga fusha per sjellje jo korrekte) nje ndeshje me eliminim direkt.
Pozzo u flet atyre me nje ton jo te zakonshem dhe ja ne çerekfinale ato arrijne nje rrezultat “rrembyes” 8-0 kunder Japoni-se (4 gola te Biasi, 3 te Frossi, dhe nje te Cappelli) qe kishte mundur Suedine ne 16-she 3-2.
8 Gusht 1936 ne “ Olympiastadion” Italia dhe Norvegjia prezantohen ne fushe per te luajtur gjysmefinalen ne pranine e 90.000 spektatoreve. Norvegjezet prezantojne nje skuader krejt profesioniste, skuadren e pare kombetare, e njejti formacion qe ka “nxjerrur” jashte skuadren vendase Gjernanine (2-0).
Dhe fitoria me shume veshtiresi e “azzurra” arrihet ne kohen suplementare (2-1), me nje gol deciziv te ….tamam njeriut me syze Annibale Frossi ne 96`.

Ndeshja ne fushen e lojes ka qene teper e lodheshme, dhe me nje Itali e shternguar te mbrohej ne minutat e fundit. Nje beteje fizike por pa permbajtje inati : fakti eshte qe nje dite mbas sfides Pozzo i fton ato, skandinavet ne autobuzin e skuadres se tij , Italise, per ti dhene atyre nje “udhtim” i pranuar me deshire nga Norvegjezet.
Akti i fundit .
Finalja. 15 Gusht 1936. Italia dhe Austria: “Azzurri” ne fushe me kete formacion: Venturini, Foni, Rava, Baldo, Piccini, Locatelli, Frosi, Marcchini, Bertoni I, Biaggi, Gabriotti.
Gjithnje duke vazhduar me kujtimet e tranierit Pozzo te shkruara ne ditarin e tij: “E kush e kishte enderruar te luante ne finale te Olimpiades kunder Austrise….por perseri nervozizmi tenton te pushtoje djemte tane! Me arrite deri ketu e mandej me e humbe finalen ?
O kjo nuk mund te jete, tamam ashtu! Ne pese ditet ndermjet gjysmefinales dhe finales per te na ndihmuar ka qene…..Jesse Owens po, po tamam ai “ il negro” qe kishte ose po behej gati te fitonte 100m , 200m, kercimin se gjati, dhe stafeten 4x100m.
Ai qendronte ne fshatin olimpik jo shume larg, dy hapa prej nesh (prej baneses se kuadres Italiane). Vinte per vizite me kitarre dhe me nje fizarmonike, duke kenduar e vallezuar…….”
Por le te kthehemi tek finalja. Skuadrat kane zbritur ne fushe. Austria paraqitet kunder Italise mbasi ka eliminuar ne cerekfinale skuadren e forte Peru`, megjithse ajo kishte dale jashte fushe e humbur 4-2 (ne fakt organizatoret kishin urdheruar per perseritjen e ndeshjes mbasi disa perkrahes sudamerikane kishin bere invasion ne fushe mbas golit te trete te skuadres se tyre, e mandej Peruja e ofenduar per kete qe ajo e quan te pandergjegjshme duke shfrytezuar detyren preferon te terhiqet nga fusha) .
Italia perpara nje publiku kunder ne perkrahje. Vjen minuta e 70` e ndeshjes dhe ja eshte “njeriu me syze” Frossi qe ka kaluar ne avantazh skuadren Italiane 1-0, duke perfituar nga nje grumbull lojtaresh ne zonen e rreptesise. Vetem 10 minuta me vone, dhe ne te njejten kohe drejt perfundimit te lojes, Kainberger ka barazuar rrezultatin 1-1 (80`); Duhen keshtu 120` vuajtjeje edhe ne finale , dhe heroi eshte gjithmone i njejti Annibale Frossi, kur shenon ne minute e 92` duke i dhene skuadres se Italise fitoren 2-1 dhe medaljet e arta. Frossi sapo eshte blere nga Ambrosiana-Inter, golashenuesi me i miri i turneut me 7 gola. Nga Friulli, lojtare “ala “ i djathte luan me nje pale syze te perbera me lente te pathyeshme te pergatitura posacerisht nga Pozzo, te lidhura mbrapa vesheve me nje fije lastike.

Do te behen menjehere shenja fabrikimi e tij, dhe ai qe vite me vone do te behet nje tranier i sukseshem, do te thirret “ il dottor sottile” (intelektuali me shikim te mprehte).

Vittorio Pozzo tregon keshtu fitoren e skuadres se tij:
“Minuta e dyte e shteses, Frossi shenon ne porten austriake….28` te tjera te nje beteje te rrepte, lojtaret tane qe luftojne si gjigande, fershellima e fundit e arbitrit gjerman Bauwens . Me ne fund Olimpiada eshte prone e jone. Vrapoje ne fushe, lojtaret fluturojne perreth meje, me perqafojne, ….na therrasin perpara tribunes se nderit . Diku andej dy marinare qe valevitin flamurin trengjyresh….te gjithe perreth, 100.000 spektatoret qe me perpara ishin kunder nesh tani qendrojne ne kembe dhe na pershendesin. Dhe ne me qendrimin “gaditu”ndersa ekzekutohen notat e hymnit. Besoj qe jame vetem une (Pozzo) duke qare, por jo jane te gjithe djemte me lote, te gjithe qajne……

Finale
Berlin: 15 gusht 1936
Itali Austri 2-1 (120`)
70`Frossi (I); 80`Kainberger (A); 92`Frossi (I)
Vendet 3-4 Berlin: 13 gusht 1936
Norvegji – Poloni 3-2
Renditja finale:
1 – Italia:
Venturini, Foni, Rava, Baldo, Piccini, Locatelli, Frossi, Marchini, Bertoni I, Biaggi, Gabriotti, Scarabello, Cappeli, Negro.
2 – Austria:
E. Kainberger, Kargl, Kunz, Krenn, Walmuller, Hofmeister, Werginz, Laudon, Steinmetz, K. Kainberger, Fuchsberger, Mandl, Kitzmuller
3 – Norvegjia:
Henry Johansen, Eriksen, Holmsen, Ulleberg, Juve, Holmberg, Frantzen, Kvammem, Martinsen, Isaksen, Brustad, Monsen, Horn, Hnasen.
1948 – Londer
Mbas perfundimit te luftes se dyte boterore olimpiada rikthehet ne territorin britanik mbas plot 40 vjeteve, kur organizonte edicionin e pare te turneut futbollistik. Nje vit ky qe nuk shenon ndonje ngjarje fort te madhe historike ne sport, por e rendesishme eshte mesazhi i shpreses dhe rifillimi i jetes.
Edhe pse Londra, ishte kryeqyteti gjysme i shkaterruar nga bombardimet, perseri mbeti vendi me kryesor ne organizimin e ketyre lojrave. Atletet e ndryshem u priten ne kapanone ushtarake dhe pikerisht ketyre atleteve iu eshte konservuar nje racion ushqim dhe nje liter qumesht cdo dite si suplemet. Skuadra olimpike e SHBA-se, vendose ne dispozicion per stafin e tyre nje aeroplan te vecante per te sjelle ushqim special dhe me te bollshem, mish, veze, qumesht, cokollata etj.
Ne 18 skuadrat pjesemarrese te turneut te futbollit, Italia, Anglia, Franca dhe Irlanda qe nuk marrin pjese me skuadrat e tyre te medha . Merr pjese per here te pare skuadra e Bashkimit Sovjetik.

Ne kete edicion dominon futbolli skandinav me Suedine protagoniste qe nuk zhgenjen parashikimet e fillimit te turnet. Truri i kesaj skuadre eshte….Nils Liedholm, per te cilin tranjeri i kombetares suedeze Kock do te shprehet: “Nje skuader me 11-te Liedholme do te ishte e pathyeshme”! Pikat e tjera te forta te skuadres jane Gunnar Nordahl, golashenuesi me i mire me 7 gola, si dhe vellezerit e tjere, Knut dhe Bertil Nordahl bashke me Gunnar Green.
Ne finale suedezet mundin 3-1 perfaqesuesen e Jugosllavise e cila u fishkellye vazhdimisht ne ndeshjen gjysmefinale kunder anglezeve si perfaqesuesja e bllokut komunist …….

Finale:
Londer 13 gusht 1948
Suedi – Jugosllavi 3-1
Vendet 3-4
Londer 13 gusht 1948
Danimarka – Britani e Madhe 5-3
Klasifikimi final:
Suedia:
Lindberg, K. Nordahl, Nilsson, Rosengren, B. Nordahl, Carlsson, Andersson, Rosen, Green, G. Nordahl, Liedholm, Leander.
Jugosllavia:
Lovric`, Brozovic`, Stankovic`, Zo. Cajkovski, Jovanovic`, Atanackovic`, Cimmermancic, Mitic, Bobek, Zl. Cajkovski, Vukas, Sostaric`, Mihajlovic`, Wolfl, Tomasevic`
Danimarka:
Nielsen, V, Jansen, Overgaard, Pilmark, Oernvold, I. Jensen , Ploeger, K. A. Hansen, Seebach, Lundberg, Sorensen