Gazmend Leka, piktor dhe regjisor i filmit të animuar!

0
858

Gazmend Leka
Piktor dhe regjisor i filmit te animuar.

Njeri nga emrat e spikatur ne pikture. Lindi me 11 tetor 1953.
Kreu studimet ne Insitutin e Larte te Arteve per pikture ne vitin 1978. Nje vit me vone fillon punë si bashkëpunëtor në dizenjimin dhe realizimin e pjesës së brendshme të muzeut “Gjergj Kastrioti – Skënderbeu” në Krujë, punë të cilën e mbaron në 1982.

Per njefare kohe ishte shef i redaksise se filmit vizatimore prane Kinostudios “Shqiperia e Re” . Paralelisht realizoi filmat e animuar “Vesh me vesh” (bashkeautore ne vizatime) , dhe filmin e pare si regjisore-piktor “Dy gosti” film qe mori edhe Cmim te Pare ne v. 1983 ne Festivalin e 4-te te filmit dokumentare e vizatimore . Filmi qe beri jehone ne qarqe te ndryshme ishte ai “Plumb ballit” – 1985, i cili edhe ky nderohet me Cmim te Pare ne Festivalin e 6-shte te Filmit dokumentare e vizatimore. Ishte shef i redaksise se filmit vizatimore dhe me riorganizimin u emerua drejtor i “AlbaFilm Animacion” ku punoi deri me 1994.

Pas kesaj kalon pedagog ne Akademine e Arteve dhe ne profesion te lire. Eshte nderuar me shume Cmime te ndryshme per karrieren e tij te shkelqyer si piktor qe nga ai i pari ne vitin 1982-Urdhri “Naim Frashëri”, klasi i tretë. Në “Galerinë kombëtare të Arteve” ruhen 37 vepra të tijat në pikturë dhe grafikë.

Mbi 400 vepra të tjera janë shpërndare në koleksione private në Shqipëri, Amerikë, Francë, Zvicër, Itali, Turqi, Rusi, Gjermani, Holandë, Spanjë, Kanada dhe Japoni.
____________
Kinematografia Shqiptare – tetor 2020
Referenca: Enciklopedia e Kinematografise Shqiptare / Toena 2002 / f. 230.

Follow us :
Blog: https://albaniancinematography.blogspot.com/
Vimeo: Kinematografia Shqiptare (vimeo.com)
Facebook: https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare
Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti
YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCDRYQ5xCyGkfELm3mX8Rhtw

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here