Gerd Mueller (1945-2021) | In Memoriam!

0
989

Gerhard Mueller (3 nentor 1945 – 15 gusht 2021
Sulmuesi legjendar i perfaqesueses gjermane nderroi jete ne moshen 75 vjecare ne oret e para te se dieles se 15 gushtit, lajmin e ka dhene pikerisht  klubi i tij i dikurshme “ FC Bayern” .

Gjatë një karriere te shkëlqyer, Mueller shënoi një rekord prej 365 gola për “FC Bayern” në Bundeslige gjatë nje peridhe kohore 1960 – 1970, si dhe 68 herë për RFGJ, Gjermaninë Perëndimore në 62 ndeshje ndërkombëtare qe zhvilloi.
“Sot është një ditë e trishtuar, e zezë për “FC Bayern” dhe tifozët e saj,”
tha presidenti i Bayern Herbert Hainer.
“Gerd Mueller ishte sulmuesi më i madh që kemi pasur ndonjëherë , një person i shkëlqyer, dhe një personalitet në futbollin botëror.
“Pa Gerd Mueller, FC Bayern nuk do të ishte klubi që ne të gjithë e duam sot.
“Emri i tij dhe kujtimi për të do të jetojë përgjithmonë.”

Vitet e fundit, Mueller kishte vuajtur nga semundja e Alzheimerit. Ai lë pas gruan e tij Uschi dhe një vajzë.

Falë golave të tij, Mueller bëri histori si për “FC Bayern” Munich ashtu edhe për Gjermaninë Perëndimore. Ai shënoi 566 gola të pabesueshëm në 607 ndeshje për FC Bayern. Ishte pjesë e ekipeve të Bayern që fituan katër tituj të Bundesligës dhe dominuan ish-Kupën Evropiane-tani Ligën e Kampionëve-duke e ngritur trofeun tre sezone radhazi nga 1974-1976.

Rekordi i Mueller në Bundeslige prej 40 golash të shënuar në një sezon të vetëm ai i 1971 – 1972 qendroi gjate ne kohe derisa sulmuesi aktual i Bayern, Robert Lewandowski shënoi 41 gola , nje me shume, pikerisht në 2020-2021 (ne majin e 2021, shenoi golin e 41-te) .
Me kombëtaren e Gjermanisë Perëndimore, Mueller fitoi kampionatet evropiane të vitit 1972 dhe Kupën e Botës në v.1974, duke shënuar golin e fitores në finalen e luajtuar ne Mynih kundër Holandës se madhe te Krojf.
Pas karrierës së tij, ai qëndroi me klubin për një kohë të gjatë si trajner i ekipeve per te rinj.

PROFIL
Goleshenuesi me i shquar i Botes, per brezin e tij ka qene padyshim gjermani Gerd Müller, i cili e filloj karrieren futbollistike me skuadren e qytetit ku lindi, Nördlingen, perpara se te kaloj me vone tek klubi me famoz “Bayern Munich”, qe kur mbushi 18-vjec ne vitin 1964.

Ketu fillon pika e ngritjes se karrieres, ndersa Müller kryen deputimin e tij me RFGJ-ne ne Tetor 1966 kunder Turqise. Shume shpejt me pas ai do te jete i pandashem nga formacioni baze i “Manshaftit” .
Gerd Muller ka qene lojtari qe kishte nje talent teper te vecante per te shenuar, nje nuhatje si askush tjeter aty perpara portes si nje “zog grabitqar”. Te gjithe golat qe ai shenoi mund te provohen edhe nga fakti qe u realizuan brenda zones se rreptesise ose me penallti dhe pothuajse shumica e tyre erdhen krejt papritmas atehere kur nuk mendohej .

Stili i tij, goditjet me te dyja kembet dhe me koke ne pozicione te ndryshme, me shpine, ne diagonale, duke u kthyer ne rrotullim bene qe Mueller te shenoje nje numer te pabesueshem golash, plot 68 te tille ne 62 prezenca me kombetaren Gjermane e duke vazhduar me tutje jane 365 gola ne 427 ndeshje ne Bundesliga, shifra marramendese te cilat e kane bere ate qe te fitoje golashenuesin me te mire te kampionatit ne 7 sezone.

Ne edicionin e Kupes se Botes se 1970-tes “Der Bomber” ishte ne formen me te shkelqyer te tij kur shenoi 10 gola ne 6 ndeshje perfshire dy here nje tregolesh te shenuar kunder Bullgarise e Peruse gje qe e cmoi ate ne fund te boterorit me “Golden Boot” – Kepucen e arte dhe me vone si lojtari me i mire Europian i vitit.

Ja vetem dy vjet me vone, ne 1972 vjen edhe titulli i kampionit te Europes kur Gjermanet mposhtin bindeshem BRS 3 – 0 .

Por kapitulli me i lavdishem per “Bombarduesin” do te shkruhet ne vitin 1974, kur se bashku me skuadren e RFGJ-se shpallet Kampion Bote . Ai nuk doli si shenuesi me i mire i kampionatit, por megjithate me golin e tij ne finale kunder Hollandes luajti rolin me kryesor ne fitimin e titullit boteror.

Ne po te njejtin vit Gerd “Bombarduesi” fiton me klubin e tij Bayern Munich titullin e pare te treshes me radhe te Kupes se Kampioneve.
Ai mori pjese ne te tre sukseset e Bayernit gjate kesaj kohe.
Me vone Mueller do te transferohet ne Amerike ne fundin e viteve 70-te, per nje sfide te re.

U terhoq nga Futbolli ne vitin 1982. Pasi mbylli karrieren ka patur jo pak probleme me alkolin dhe nga ku eshte ndihmuar shpesh nga shoket e tij ne menyre te vecante nga kapiteni gjerman legjenda Franz Beckenbauer duke i afruar atij nje vend ne stafin e Bayernit !!

_______________
Vizion Sportiv / Ora e Kampioneve
© Material i rezervuar / Photos courtesy of google. Please let us know if there are any issues with uploaded photos on this article. 

Follow us :
Blog: https://albaniancinematography.blogspot.com/
Vimeo: Kinematografia Shqiptare (vimeo.com)
Facebook: https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare
Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti
YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCDRYQ5xCyGkfELm3mX8Rhtw

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here