Gezim Kruja (1939-2020)
Aktor humori, pjestar i trupes se shkelqyer te estrades se Shkodres.
Artist i merituar dhe Mjeshteri i madh eshte gjithashtu njeri nga personazhet simbol te humorit shqiptar!
Lindi ne Shkoder me 4 dhjetor 1939. E ka nisur karrieren e tij artistike si askush tjeter qe ne moshen 13 vjecare, ne vitin 1952. Ka nje jete te tere si pjese e skenes dhe ekranit shqiptar. Kishte mbi 54 vjet ne skene, nje jete te gjate e te pafund artistike. Aktori Gezim Kruja nuk ka kryer ndonje shkolle te caktuar per aktrim, eshte nje prurje nga levizja amatore dhe kjo perkundrazi nuk ka qene ndonje pengese per te arritur ne majat e humorit shqiptar, ashtu sic e njohu spektatori qe e ndoqi dhe e duartrokiti per talentin e tij qe shfaqi.
E fillon zyrtarisht me trupat amatore te ushtrise se dikurshme ne vitin 1958, me estraden amatore kur ishte ushtar. Ne vitin 1960 do te aktivizohet me Estraden Profesioniste te Shkodres, qytetit te tij te lindjes . Ne vitin 1977 merr titullin “Artist i merituar”.
Gëzim Kruja ka mbaruar në vitin 1979 Institutin e Lartë Pedagogjik, dega e Gjuhës dhe Letërsisë po ne Shkoder. Ne karrieren e tij regjistrohen mbi 2200 shfaqje. Dallohet edhe ne shkrime. 18 komedi, 10 recitate, 2 skenare filmash, 3 libra me monologë , mbi 250 skece , dialogje, pantomima gazmore jane krijimtaria e tij dhe pa permendur me mijera role te tjera ne skece dhe komedi, te panumerta jane ato dhe do te duhet nje kohe e madhe per ti permendur. Mbi një mijë role në skeçe të ndryshme dhe ka 52 vite që ushtron profesionin e humoristit.
Gezim Kruja ka vene ne skene mbi 70 premiera. Ai nuk ka lene gje pa bere e pa provuar duke u marre me shume gjini te artit, qe nga Cirku, Kllouni, xhongleri, imituesi etj.
Ka realizuar 10 recitale ne gjithe kete karriere te gjate, 7 prej tyre ne Shkoder dhe 3 ne Tirane. Eshte nje personazh i dashur edhe jashte vendit. Te gjithe shqiptaret qe jetojne jashte shteti e kane pritur ate me dashamiresi, ne Amerike, Canada, Gjermani e kudo. Në vitin 1999 ka marrë titullin “Krenaria e Qytetit”. Në vitin 2005 merr titullin “Naim Frashëri i Artë” dhe në vitin 2010 titullin “Mjeshtër i Madh”.
Nderron jete me 5 prill 2020, mbas nje semundje te rende.
Publikuar me pare qe ne vitin 2014 dhe rishikuar ne vitet vijues.
___________________
Kinematografia Shqiptare ne aktivitet qe ne vitin 2013
Follow us : Blog: https://albaniancinematography.blogspot.com/ Vimeo: Kinematografia Shqiptare (vimeo.com) Facebook: https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCDRYQ5xCyGkfELm3mX8Rhtw