Gina Lollobrigida (1927-2023) | Ylli italian i kinemasë botërore!

0
447

XHINA LOLOBRIXHIDA – Gina Lollobrigida (1927-2023), ose Luigia Lollobrigida, “Ylli” i Kinemase Boterore, aktore “sex symbol” e viteve `50-`60.

Ka lindur ne nje province te Romes, ne Subiaco me 4 Korrik 1927.
Fillon interpretimin ne vitin 1945 ne nje pjese ne komedine italiane “Santarellina” , me pas 1947 ka nje tjeter rol por qe e luan nen nje emer tjeter si Giana Loris ne “Fotoromanzi Italiani”.

Sukseset ajo i ka ne vitet `50-te: “Campane a martello” te regjizorit Luigi Zampa (1949), “Achtung! Banditi!” te Carlo Lizzani-t (1951) e mbi te gjitha “Fanfan Tulipan” te Christian-Jaque ( fotoja poshte) ku fiton “Orso d’argento ne Festivalin e Berlinit per kohen.

Nuk mund te lihen ne harrese sukseset e saja edhe ne “La donna più bella del mondo”: “Venere imperiale”; ” Pane, amore e fantasia” ku fiton “Shiritin e argjendte” si aktorja me e mire protagoniste;

Nga vitet 1970, karriera e saj filmike filloi te ngadalësohej. U shfaq në “King, Queen, Knave” (1972), duke luajtur bashkë me David Niven dhe në disa produksione të tjera në fillim të dekadës. Në vitin 1973, ajo ishte anëtare e jurisë në Festivalin e 8-të Ndërkombëtar të Filmit në Moskë.

Que nga viti 1972 Xhina fillon te merret edhe ne fushen e fotografise dhe skulptures. duke publikuar disa libra, reportazh.

Në mesin e viteve 1980, luajti në serialin televiziv “Falcon Crest” ne rolin e Francesca Giobertit, një rol i shkruar fillimisht për Sophia Loren, e cila e kishte refuzuar.
Për rolin, ajo mori një nominim të tretë për Golden Globe.
Ajo gjithashtu pati një rol dytësor në mini-serialin televiziv të vitit 1985 “Deceptions”, me Stefanie Powers.

Një vit më pas, u shfaq si yll i ftuar në serialin televiziv “The Love Boat”.
Në vitin 1986, ajo u ftua të kryesonte jurinë në Festivalin e 36-të Ndërkombëtar të Filmit në Berlin, ku iu dha “Ariun e Artë” filmit të Reinhard Hauff, Stammheim. Ajo tha se vendimi i mazhorancës ishte “i parafabrikuar” dhe e kundërshtoi atë. Në vitet 1990, bëri disa paraqitje të vogla në filmin francez dhe vazhdoi të marrë pjesë në festivale ndërkombëtare të filmit.

Nga fundi i viteve 1970, Lollobrigida kishte nisur atë që zhvilloi në një karrierë të dytë të suksesshme si gazetare fotografike. Ajo ka fotografuar, ndër të tjera, Paul Newman, Salvador Dalí, Henry Kissinger, David Cassidy, Audrey Hepburn, Ella Fitzgerald dhe kombëtaren gjermane të futbollit. Në 1974 arriti të marrë një intervistë ekskluzive me liderin kuban Fidel Castro. Midis 1972 dhe 1994 ajo botoi gjashtë koleksione të fotografive të saj, duke përfshirë titullin e vitit 1973 “Italia Mia”.

CMIME DHE TITUJ
Lollobrigida iu dha titulli “Légion d’Honneur” nga François Mitterrand.
Më 16 tetor 1999, Lollobrigida u emërua si Ambasadore e Vullnetit të Mirë e Organizatës së OKB-së për Ushqimin dhe Bujqësinë.
Më 1 shkurt 2018, Lollobrigida mori një yll në Hollywood Walk of Fame
Nderroi jete me 16 janar 2023.

Nga: Eni.K.F

U publikua kohe me pare ne Facebook ne faqen me te njejten emer me 30 janar 2015


__________________
Kinematografia Shqiptare ne aktivitet qe ne vitin 2013

Follow us :
Blog: https://albaniancinematography.blogspot.com/
Vimeo: Kinematografia Shqiptare (vimeo.com)
Facebook: https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare
Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti
YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCDRYQ5xCyGkfELm3mX8Rhtw

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here