Gino Cervi (1901-1974) | Yje të kinemasë botërore

0
190

Gino Cervi (1901-1974)
Njeri nga aktoret me te medhenj te kinematografise italiane.

Ka lindur me emrin Luigji Cervi ne Bolonje me 3 maj 1901.
Aktor i nje dhuntie te madhe prezence ne skene, me nje mprehtesi te shenuar interpretimi, duke qene njeri nga interpretuesit me frytedhenes dhe i gjithaneshem ne historine e spektaklit italian, qe nga teatri serioz, ne kinema dhe radio e televizion.
Djali i Antonios, kritik i shquar i teatrit , lind ne lagjen historike te degjuar te Bolonjes Santo Stefano ne rrugen Cartolerie.

Qe femije apasionohet mbas teatrit , madje deri aty me insistim saqe babai i tij e merr me vete per te ndjekur ndonje shfaqje te kohes. Shtatelarte, i lidhur, me dhunti prej nje prezence te hijeshme, me sjellje te nje zoterie te rafinuar, shpejt fillon aktivitetin me teatrin amator per te deputuar zyrtarisht ne vitin 1924 perkrah te njohures Alda Borellit ne “La vergine” te Henri Diamant Berger.

Ne vitin 1925 thirret nga Luigji pirandelo si aktori i pare i ri ne shoqerine e “Teatro d’Arte” te Romes, perkrah aktoreve te pare te skenes Marta Abba, Lamberto Picasso e Ruggero Ruggeri, duke interpretuar me mjaft sukses shfaqje te tilla si : “Sei personaggi in cerca di autore” , shfaqje me te cilat shkon ne turne ne qytetet me ne ze te Europes si Paris, Londer, Bazel, Berlin etj.

Ne vitin 1928 njihet ne teater me aktoren e re Angela Rosa Gordini me te cilen do te martohet, dhe pas pak muajsh martese u linde djali Antoni i quajtur Tonino, nder te tjera, rregjizor i ardheshem dhe producent filmik. Edhe vajza e tyre Valentina me vone do te ndjeke artin e skenes si nje aktore. 

Gino Cervi do te arrije me shpejtesi marramendese sukese te shenuara aq sa brenda 10 vjeteve do te punoje ne shoqerite e filmit me ne ze te Italise, per t`u bere aktori i pare kryesor i shoqerise “Tofano-Maltagliati (1935-1937). Zeri i thelle dhe i mrekullueshem, natyrshmeria e interpretimit e bejne ate njerin nga me te cmuarit ne veprat e Goldonit, Sofokliut, Dostojevskit dhe mbi te gjitha ato klasike te Shekspirit ku do te jete interpretues i “Otellos” dhe do te dopioj edhe personazhin e Hamletit me protagonist Lorenc Olivierin. Ne vitin 1938 sebashku me emra te tjere te artit skenik italian Andreina Pagnani, Paolo Stoppa e Rina Morelli, formojne shoqerine teatrale “Eliseo” te Romes, ne te cilen do te marre postin drejtues ne vitin 1939. Po kete vit interpreton Tirsin ne “Aminta” (Tasso) me regjine e Renato Simoni e Corrado Pavolini.

Ne kinema ne fakt qe ne vitet `30-te emri i Gino Cervit ka qene i njohur dhe i shenuar ne ate italiane.
Deputimi vjen ne vitin 1932 me filmin “Frontiere” te regjizorit Cesare Meano, por per t`a bere ate emer te madh te ekranit do te mendoje rregjizori Alessandro Blasetti duke e vendosur ne rolin e protagonistit ne disa seri te nje filmave me teme historike si “Ettore Fieramosca” (1938), “Un’avventura di Salvator Rosa” (1939) e “La corona di ferro” (1941). Dhe eshte gjithnje Blasetti qe e drejton ne filmin prekes me tone te ashpra dhe me dhimbje qe e shoqerojne “neorealzmin” e atyre viteve te arta te kinemase italiane, “4 passi fra le nuvole” (1942) .

Me pas ne vitet `50-te arrin suksese te tjera duke interpretuar personazhe te literatures te shkrimtarit Guareschi. Por nder me te shquarat e kohes do te behet interpretimi i tij ne serialin e filmave “Don Camillo” perkrah aktorit francez Fernandel me te cilin do te linde nje shoqeri e ngushte vllazerore, sebashku me ate te shkrimtarit i cili i ben deshmitare ne martesen e vajzes se tij Karlotes. Miqesia e dy aktoreve ishte e thelle deri aty sa kur Fernandel nderron jete, pak pa perfunduar filmin e fundit te serialeve “Don Camillo”, Gino Cervi rifiuton te vazhdoje me tutje me kete seri filmike. Ne fakt serite e tjera vazhdojne me dy aktore te ndryshem.

Sukseset e Cervit ne ekran vazhdojne deri ne vitet `60-te madje edhe ne gjinine komike nga ku mund te permendim : “Guardia, guardia scelta, brigadiere e maresciallo (1956), Anni ruggenti (1962) e Gli onorevoli (1963) , por duke mos lene ne harrese nje rol dramatik ne keto vite ate te nje fashisti ne filmin “ Nata e gjate e vitit `43” (La lunga notte del `43) te regjizorit Florestano Vancini.

Me pas ne mesin e viteve `60-te do te punoje ne televizion, ku mund te permendet interpretimi ne nje seri policesk te filmit “Le inchieste del commissario Maigret” nga 1964 – 1972. Serite e ketij televizivi do te kene nje sukses te paimagjinueshem, te cilat do te transmetohen edhe mbas vdekjes se aktorit ne kanalet e RAI-t dhe do te kthehen ne shitje record ne VHS apo DVD.

Ne vitin 1972 jane paraqitjet e fundit te tij ne televizion ne nje show televiziv “Caroselli” duke bere reklamen e nje marke te mirenjohur te nje brendi “Vecchia Romana” me fjalet: “il brandy che crea un’atmosfera”.

Terhiqen nga skena po kete vit dhe du vjet me vone me 3 janar 1974 nderron jete ne shtepine e tij ne Punta Ala per shkak te nje semundje ne mushkeri ne moshen 72 vjec.

Banesa e fundit e tij ndodhet ne varrezat e “Flaminios” ne Rome bashke me gruan, Nini dhe djalin e tij Tonino.

Perktheu adm. P. B
Publikuar me pare ne faqen Facebook ne tetor 2016

_______________________
Kinematografia Shqiptare ne aktivitet qe ne vitin 2013

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here