Giuliano Gemma (1938-2013) | Yje të kinemasë botërore

0
484

Një homazh për Giuliano Gemma.
“Lamtumirë Krios….”
********************************
Publiku shqiptar e njohu për herë parë si Krios tek “Arritën titanët”, e admiroi fshehurazi në tv italian tek “Arizona Colt” si dhe më 1991, nga publiku femër, u pëlqye shumë gjatë serialit “Gruaja në kornizë” (La moglie nella cornice).

Paralel me Kinematografinë Shqiptare, për fatin tonë të mirë, kinematë, ishin të mbushura me filma dhe aktorë të momentit më brilant të kinematografisë italiane. Si asaj epike, edhe asaj shoqërore.

Falë kësaj kinemaje, në sytë tanë, parakaluan dhe u bënë të pavdekshëm, aktorë legjenda të kinemasë botërore si Marcelo Mastrojani,Sofia Loren, Gian Maria Volonte, Ornela Muti, Alida Valli, Bekim Fehmiu, Toto por edhe Alen Delon,Irene Papas etj. Për koenicidencë, ne e njohëm Giuliano gema-n, ndonëse me vonesë, në filmin e tij të parë. “Arrivano i Titani” në origjinal. Një film aq i dashur për fëmijtë dhe jo vetëm. Ishte një film që vinte në vazhdën e filmave epikë të përzgjedhur nga censura e asaj kohe nëpërmjet të cilëve, nëpër kinema apo të shtunave e të dielave, harroheshim disi duke u argëtuar me peripecitë e heronjve si Herkuli, Odisea,Macisti apo Krios në rastin e Xhuliano Xhemës. Të mos harrojmë, përveç futbollit që shihnim fshehurazi, ishin kurset tona të mësimit të italishtes!

Në Itali,Xhuliano Xhema u quajt gjatë lamtumirës së dhënë si mbret i Kinemasë Western Italiane, thënë ndryshe “Spagheti Western”.

Duhet përmendur se pasioni tij i madh, ishte skulptura. Ishte një skulptor i shkëlqyer dhe nuk reshti duke krijuar deri në ditën e fundit të jetës!

Për italianët, mbeti përgjithnjë “Il Ringo (personazh western i interpretuar prej tij).
Nisi fillimisht me një rol të vogël pranë Alberto Sordit në filmin “La luna e tu” të Dino Rissi-t. Trampolina e tij ishte një paraqitje episodike në koloseun filmik “Ben Hur” në rolin e një centurioni për të arritur tek roli i tij i parë si Krios tek “Arrivano i titani” i Duccio Tessari…

                

Shkëlqimi i tija ishte kinemaja western italiane siç e përmendëm më parë, e njohur si “Spagheti Western” dhe filmat ku ai interpretonte qëndronin me radhë në vend të parë në box-ofice.

Bëhet fjalë për filma me firmën e regjisorëve si Duccio Tessari, Tonino Valerii, Sergio Corbucci dhe tituj si- Una pistola per Ringo, Il ritorno di Ringo, Adio’s gringo, Un dollaro bucato, I lunghi giorni della vendetta, Per pochi dollari ancora e I giorni dell’ira. Përmndeim edhe bashkëinterpretimin me Bud Spencer “Anche gli angeli mangiano fagioli”-Edhe engjëjt hanë fasule.

Publikuar kohe me pare ne faqen me te njejten emer ne facebook ne tetor 2013.


Giuliano Gemma (1938-2013)
Nje nder aktoret me te shquar italian dhe te kinemase boterore.

Do te duhet nje liber i tere per te pershkruar te plote figuren e aktorit italian Xhuliano Xhema. Megjithate faqja jone do ta kujtoj ate ne pak rreshta.

I lindur ne ROME me 2 Shtator 1938 mbahet njeri nga aktoret me te spikatur te kinemase italiane.
Nje seri e pafundme rolesh ne filma te gjinive te ndryshme por vecanerisht ne filmat “Western”. Kur “Spagheti Western” lindi ne fillim te viteve `60-te, disa nga aktoret italiane me te njohur, si Terence Hill (Mario Girotti), Bud Spencer (Carlo Pedersoli) u rradhiten perkrah emrave gjigande te Holywood-it te Clint Eastwood dhe Lee Van Cleef.

Nder keto ishte pikerisht edhe Giuliano Gemma, djaloshi simpatik “ylli” i te cilit filloje te ndrise ne kete zhaner te filmave boterore. Ketu mund te permendim “A Pistol for Ringo” (1965) “The Return of Ringo” (1965); “For a Few Extra Dollars” (1966) etj.

Mbasi braktis shkollen , Xhema, fiton nje rol te vogel ne “CineCitta” te Romes ne nje pjese te shkurter tek perla e kinemase boterore Ben-Hur (1959) kur luan nje oficer romak.

Zyrtarisht filmi i pare ka qene ne rolin e Vittorio Cottafavi’s ne “Messalina (1960).
Filma te tjere me te suksesshem: The Leopard in (1963); Sins of Babylon (1963); Boccaccio ’70 (1962) One Silver Dollar, (1965); Days of Vengeance and Wanted (1967) etj. Pjesemarrja e fundit e Xhemes eshte ne vitin 2012 ne “To Rome With Love” te rregjise se Woody Allen.

Fatkeqesisht u largua nga jeta dy vjet me pare (Tetor 2013) mbas nje aksidenti automobilistik ne moshen 75 vjecare.

            

________________
Kinematografia Shqiptare ne aktivitet qe ne vitin 2013


Discover more from Kinematografia Shqiptare - Sporti

Subscribe to get the latest posts to your email.

Leave a Reply