Gjergji Lala, ambasadori i kinemasë shqiptare në Itali!

0
2378

Gjergji Lala
Aktor, regjisor.
“Mihal Grameno” i Kinemase sone per rolin e interpretuar ne filmin “Liri a vdekje”, Gjergj Lala aktori dhe regjizori i mirenjohur jo vetem i skenes shqiptare por edhe ne ate nderkombetare. “Ambasadori” yne i artit skenik ne Itali.

Lindi ne Lushnje me 6 dhjetor 1947. Eshte i diplomuar ne ILA – Insitutin e Larte te Arteve ne vitin 1975, i mirenjohur si interpretues ne nje numer te shumte rolesh e personazhesh ne kinema, teater dhe televizion.

Nder rolet e tije me te rendesishme natyrisht mbetet per kinemane shqiptare ai i Mihal Gramenos ne filmin “Liria a vdekje” ne vitin 1979 rol me te cilin merr cmim si aktori me i mire bashke-protagoniste (me T. Flloko) ne vitin 1981 ne Festivalin e IV-te te Filmit Aristik ne Tirane. Ne ekranin e filmit shqiptar deputon ne v. 1976 ne filmin “Toke e pergjakur” ne rolin e Xhemes, djalit te zotit Maksut. Me pas ka nje rol episodik ne filmin “Nusja dhe shtetrrethimi (1978) per te ardhur ne rolin me te goditur per aktorin ate te Mihal Gramenos, sic e theksuam edhe me lart. Ka punuar si aktor dhe si rregjizor ne Teatrin “Bylis” te Fierit nga 1988 deri ne v. 1992 .

Edhe me stafin e Teatrit dhe Komedise se qytetit te Lushnjes ai ka arritur te vendose ne skene nje sere veprash kombetare dhe nderkombetare.

Qe nga viti 1992 jeton në Itali ku është aktivizuar me sukses në filma e telefilma të ndryshëm. Ketu ne arenen nderkombetare ai aktivizohet me sukses si psh ne rolin e ambasadorit sovjetik ne “Il papa buono” (2003) (me rregji te mirenjohurit Ricky Tognazzi, i biri i te madhit Ugo). Me pas ka nje rol tjeter ne “L’Orizzonte degli Eventi” (2005) te rregjizorit Daniele Vicari.

Me tutje ai ka interpretuar edhe ne sezonin e 7-te te serialit Tv “La squadra” (2006), ne te famshmin “Don Matteo 5” (2006), ne filmin “L’uomo della carità – Don Luigi Di Liegro”(2007), (te rregjise se Alessandro Di Robilant) ne “Medicina Generale” (2008) , v. 2016 “Il sapore del sale”.

Ne v. 2011 Presidenti i Republikes i akordon titullin “Naim Frasheri i arte” per interpretimet e nivelit te arte dhe kontributin e dhene ne Kinemane Shqiptare , ne Teater dhe Televizion. Gjergji Lala mbahet si njeri nga aktoret me te mire te gjenerates se arte te skenes shqiptare.

 

Filmat dhe Televizivet:
1976 – Toke e pergjakur (Xhema djali i Maksutit)
1978 – Nusja dhe shtetërrethimi (Gjergji)
1979 – Liri a vdekje (Mihal Grameno)
1981 – Ne prag te lirise (Petrit Kasimati)
1981 – Gjurme ne kaltersi (Sekretari)
1981 – Avni Rystemi (Televiziv)
1982 – Shtepia jone e perbashket (Xhaxhai)
1983 – Nje emer midis njerezve (Halimi)
1984 – Koha nuk pret (Behari)
1985 – Kush vdes ne kembe (nizam)
1989 – Lumi qe nuk shteron (Partizan)
2002 – Gangs of New York (te rregjizorit Martin Skoceze)
2003 – The Good Pope: Pope John XXIII (TV Movie)
2005 – L’orizzonte degli eventi (Bariu)
2006 – Don Matteo (TV Series) Seria “La posta in gioco” (2006)
2006 – La squadra (TV Series) Erjon Gjatolli Seria “Trincee”
2007 – L’uomo della carità (TV Movie) Prift shqiptar
2008 – Medicina generale (Tv Movie)
2012 – Balancing Act (Nje i pastrehe i dehur)
2016 – Il Sapore del Sale (metrazh i shkurter) Babai
2020 – Gli orologi del Diavolo.

“Kinematografia Shqiptare”, publikuar per here te pare qe ne dhjetor 2016 ne faqen Facebook.

_________________________
Referenca: Web informacione online “Film Database” perkthyer nga italishtja. Disa nga fotot e ketij albumi jane marre nga faqja zyrtare e aktorit Gjergji Lala – Linku ketu: https://www.facebook.com/gjergjilalaofficialpage/
E drejta e autoresise © :Gjergji Lala.

Follow us :
Blog: https://albaniancinematography.blogspot.com/
Vimeo: Kinematografia Shqiptare (vimeo.com)
Facebook: https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare
Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti
YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCDRYQ5xCyGkfELm3mX8Rhtw

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here