Gjike Kurtiqi
Dramaturg, shkrimtar, fabulist!
Lindi ne Vithkuq te Korces, me 3 qershor 1943. Mbaroi politeknikumin “7 Nentori” me 1959 dhe me pas Fakultetin e Shkencave Politike Juridike ne Universitetin e Tiranes qe ne vitin 1970. Pervec si gazetar , me 1977-1983 ishte drejtor i Teatrit te Kukullave ne Tirane, 1983 – 1992 drejtor i Arteve ne Ministrine e Kultures.
Njihet si njeri nga shkrimtaret me emer ne letersine per femije, kryesisht si fabulist me 12 libra te botuara , nder ta mund te permendim: “Thengjilli i mbuluar’; “Enderra e dhelpres”; “Guri qe theu cakane”; “Korbi pallua”; ”Hija e mengjesit”; “Dhe gomari behet mbret”; “Stani me zot” etj.
Eshte gjithashtu dramaturgu me krijimtari te bolleshme ne teatrin e kukullave ne skenen e te cilit u vune 10 pjese te tij. Spikaten: “Djali qe humbi oren”- 1984; ”Kur thumbojne bletet” – 1985; “Tre qete dhe ujku” – 1986; “Lepurushi veshkaushi” – 1987; “Shtepia prej debore” – 1988; “Lepurushet e gezuar” – 1990 etj.

Eshte autore edhe i disa komedive ne mesin e tyre “Mexhlisi i Salep Sulltanit” dhene ne Teatrin “A. Z. Cajupi” te Korces ne vitin 1981 , me te cilin fitoi cmimin e pare te teatrove te Ushtrise. “Miq te paftuar” u vu ne skenen e Teatrit Popullor ne vitin 1978, ku shfrytezoi parabolen e Shvejkut nga romani i njohur i Hashekut “Ushtari i mire Shvejk”, por tashme duke satirizuar prepotencen ushtarake te Bashkimit Sovjetik mbi vendet vasale te tij.
Ne kinematografi shkroi skenarin e filmit te bukur “Enderr per nje karrige” – 1984, si dhe disa skenare per filma te animuar, ku me i arrituri u cmua “Kungulli dhe gardhi”.
Eshtë një nga individualitetet më të spikatur të letrave tona kombëtare, në udhëtimin e tij në dy kohë, gjatë dhe pas epokës komuniste, që ka lënë gjurmët e veta në shkrimin estetik shqiptar. Me emrin e Gjikë Kurtiqit lidhet një pjesë e rëndësishme e trashëgimisë së letrave të humorit, satirës e veçanërisht të fabulës, ku ai u angazhua dhe vazhdon të kontribuojë në një një periudhë për mbi pesëdhjetëvjeçare, me prurje cilësore dhe kualitete estetike të larta. Në fakt ai nuk është vetëm mjeshtër i satirës dhe humorit me shije të hollë e perceptime krejt të veçanta të realiteteve që bën objekt të shqyrtimit të tij estetik, por dhe një shkrimtar i thellë dhe vizionar, me një mënyrë unikë se si ai e paraqet botën në artin e fjalës.
Ekskluzivisht ne kete faqe me 2 qershor 2022
____________
Kinematografia Shqiptare ne aktivitet qe ne vitin 2013
Referenca: Enciklopedia Teatri dhe Kinematografia Shqiptare – Toena 2009 / J. Papagjoni / f. 255